Kujtimet e Kadri Bej Cakranit, ose historia sipas një humbësi

Leda Hysa

 

Nga Auron Tare

Kadri Bej Cakrani është sot një figurë e panjohur. Shumë pak vetë e dinë se ai ishte i biri i Firmëtarit të Pavarësisë, Hajredin Bej Cakranit dhe numri 1 në Listën e Kriminelëve të Luftës që Qeveria e Hoxhës kërkoi pranë autoriteteve aleate në vitin 1945.

I harruar nga historia post komuniste, Kadri Bej Cakrani shumë shpejt do të rishfaqet për publikun e gjerë shqiptar me kujtimet e tij të shkruara në fundin e jetës  nga Amerika ku kishte gjetur strehim.

Kujtimet e Kadriut, një figurë tejet interesante dhe kondradiktore do të hedhin dritë mbi ngjarje shumë të rëndësishme për historinë e Shqipërisë parë nga këndvështrimi i një pinjolli të një familjeje shumë të pasur dhe me influence në Jugun e Shqipërisë. Por më interesante në këto kujtime është këndvështrimi që ai sjell mbi ngjarjet e Luftës, ku, Kadri Bej Cakrani ishte komandanti i përgjithshëm i Ballit Kombëtar. Si i tillë një kundërshtar i rreptë i formacioneve partizane, por dhe si armiku numër një i Mehmet Shehut, komandantit me të famshëm partizan.

Kujtimet e Komandantit të Ballit do të jenë një kontribut i rëndësishëm historik për të kuptuar Shqipërinë e Luftës edhe nga këndvështrimi i humbësve, arsyet se përse familjet e mëdha aristokrate shqiptare u rreshtuan kundër rrezikut komunist si dhe për të kuptuar shkaqet që sollën humbjen jo vetëm të luftës, por të një klase që sundonte Shqipërinë prej shekujsh. Kujtimet e shkruara në epilogun e një jete plot ngjarje dhe trazira janë edhe një reflektim i brendshëm i protagonistëve historikë të cilët e donin Shqipërinë por që rrjedhja e ngjarjeve dhe vendimet e marra sollën për ta një fund tragjik.

Nga këto kujtime për të ndriçuar sadopak ngjarje historike shkëputa një detaj mbi Besëlidhjen e Poçemit apo Besëlidhjen e Mallakastrës e cila nga historiografia komuniste është trajtuar si një takim historik për fatin e Luftës kundër italianëve. Ka shumë mundësi që një takim i tillë me rëndësi lokale është trumbetuar si ngjarje historike duke pasur parasysh edhe rolin e Mehmet Shehut në këtë takim. Por nga kujtimet e Kadri Cakranit në një version ndryshe, del se ky takim i popullit të Mallakastrës u organizua nga Bektash Cakrani një figurë shumë interesante dhe e lënë në hije nga historia shqiptare. Bektash Cakrani një figurë dominuese e Qeverise Vlora dhe feudal i Mallakastrës me shumë mundësi kishte arsye dhe njerëz për të ngritur një krahinë të tërë më lehtë se një i ri ambicioz i ardhur nga Spanja. Megjithatë  kushdo qoftë e vërteta, ballafaqimet historike janë pjesë e rëndësishme e të shkruarit histori dhe Kujtimet e Kadri Bej Cakranit do të kontribuojnë në ndriçimin e mëtejshëm të saj.

****

Kuvendi i Poçemit

Po Mehmet Shehu e dinte autoritetin e xhaxhait, sepse që pas luftës së Gjinoqarit çetat të Ballit nuk do të pranonim më aksione bashkë me ta, sepse duke dezertuar bënin dëme aq të mëdha në njerëz. Ai e dinte këtë dhe nuk vinte vetë në krye të forcave të Tij, po me ikjen t’ime në Berat, Kujtimi që operonte veçmas dhe më shumë në bashkëpunim me Mehmet Shehun, kaloji në grupin e çetave të Tofikut, po sa vinte nga ne e thërriste i biri i Shehut. Këto ishin edhe lëshime në favor të bashkimit që bënte Bektash Beu dhe i biri, pa llogaritur djalin tjetër Namik Cakranin që ishte brenda forcave të Mehmetit. Po xhaxhait nuk ia kishin hedhur dot Bimbashër, Ismail Bejtë, Ahmet Zogët, e jo më të binte në kurthin e të birit të Shehut! Situata nuk ishte aspak e mirë, sepse nga këto përçarje që ndodhnin, në moment mund të m’a hidhnin fajin mua, po tani që kishja ikur në Berat, dilte sheshit që i biri i Shehut kërkonte dhe t’i përçante mallakastriotët, po dhe të mbante çetat plot. Po nuk gënjehen dot Mallakastriotët as në një ditë, as në muaj si bënte ky. E gjithë kjo pa bërë hesap atë që, sa dilte nga sarajet e Bektash Beut dhe kalonte në Rromës apo Selishtë mes fshatarëve.

-Sa të varfër jeni, do marrë këta ullinjtë e fushat këtij Bektash Beut e do dhënë Juve! Ca shqyenin sytë, po ca rini edhe i merrte prapa. Këto gjëra i kishin vajtur në vesh xhaxhait, po dhe të birit të Shehut, kështu që ky e nuhati që kishte shkelur në fushë të minuar. Nuk ishte harruar mbledhja e Rromësit që desh e vrava dhe nga që gjendja ishte e rëndë dhe ky mbeti me atë çetën Plakë me 10 apo 12 vetë.

Bektash Beu, që nuk pushon me kuvende e bashkim duhet t’i jepte një herë e mirë mësim Komunistëve të Mallakastrës së Egër, që vetëm sabotonin bashkimin dhe luftrat. Kuvendi u vendos të bëhej, dhe nga që po lëçisnin njerëzit për organizim, Mehmet Shehun e mbyti lemza.

-Bektash Bej, mos u bëj merak se do të vejë mbarë dhe për organizimin do përfillemi të tërë, po ty të dëgjon populli. Kush je ti, populli që më jep mëndje? Rri urtë me gjithë ata pesë vetë që ke, se më duket po të vjen fundi, i biri i Shehut! Kjo tregonte se durimi po e kalonte kufirin, edhe tek Bektash Bejtë e duruar, kur bëhet llaf për bashkimin. Këtu Bektash Beu nxitur edhe nga luftërat dhe përpjekjet me Italianët që në Mars e deri në Qershor 943, bën gati kuvendin dhe fshat më fshat nxori afro 700 vetë gati me pushkë që të luftohej okupatori, jo me mëndjen e këtij Komunistit, apo të atij Ballistit, po me Flamur Kombëtar si e kish nisur në Rromës e kudo! Çetat e Ballit do të venin si dëgjues edhe ajo Plakë e të birit të Shehut, se Bektash Beu këtë radhë mund të jepte urdhër për zjarr, prandaj me që mungesën t’ime do t’a plotësonte Kujtimi, Mehmet Shehut i bëhej një nder i madh. E para që të merrte pjesë pa merak në Kuvënd, dhe e dyta si bën ai dakord jam për bashkim e japim besën këtu dhe këtej e pret atje tutje, po vetëm ishte halli i Bektash Beut. Sepse ai i dinte të gjitha edhe ato me Serbët, që përçarjen po e hiqte vetë në kurriz. Kjo gjë ishte dhëmb për dhëmbë, sepse si e kanë marrë vesh dhe herë të tjera, kjo gjë me mijëra vetë kuvend, nuk mëshihet. Me t’a marrë vesh Italianët, gati e kishin operasjonin!

Në fillim të korrikut 943 në fushën e Povlës Bektash Beu me gjithë një ushtri me njerëz nja 700, vajti vetë. Të gjithë gati, dhe milet nja dy mijë njerëz u foli për bashkim e të lidhin besë për vatanin, pa u hedhur sytë, qoftë njërës, qoftë tjetrës palë, që kishin prishur aq shumë punë luftës ndaj okupatorit. Bënë Kryesi dhe formuan çetat që u tha më prapa se do të vepronin sipas vendndodhjes e banimit, në ndihmë të secilës që do të goditej nga forcat Italiane. Folën shumë vetë, po foli dhe Çorrushasi, i biri i Shehut, Nuredin Ali e të gjithë për bashkimin dhe duke bërë lutje shyqyr që nuk ishja unë, po llafi iku tek Italianët. Si gjithmonë të fundit që e shoqëruan Bektash Benë ishin Klosajt dhe Qemalin e mbajti për darke, kur Kujtimi ishte nxehur se i kishin ardhur informatat që Mehmet Shehu kish filluar të gënjente për hesap të vet dhe dihet që i rroftë Bektash Beut bashkimi e flamuri.

Kujtimi me gjithë Tofik Cfirin bënë një vajtje ardhje nga zonat e Mallakastrës së Egër, sepse i biri i Shehut po përçante duke thënë se kishte vendosur edhe Kryesija e Kuvëndit të Povlës, që Italjanët tani do t’i luftonin vetëm Komunistët partizanë, dhe jo me çeta bashkë. Kjo bënte që ata që kish bërë gati Bektash Beu, t’i merrte i biri i Shehut me intriga pas kurrizit. Mehmet Shehu kishte ndenjur aq shumë në sarajet e Bektash Beut dhe mes njerëzve të Tij, kish dëgjuar aq shumë biseda aty, sa e dinte tani fare mirë se kush ishin miqtë, armiqtë brenda dhe jashtë Mallakastrës, çfarë fuqi kishin e të tjera gjëra. Ai mendonte ditë e natë se si mund të përdorej Bektash Beu, dhe i lutej për marrë veshje me Italianët, në një kohë që këta qëllonin maqinat e naftës, se i dinin me parà. Xhaxhaji e kish përgjegjësinë dhe duke ikur këta malit me vrap, do merrej ai me operasjonin dhe djegjet e fshatrave. Po i biri, Kujtimi ishte ai që nuk donte të përplasej me të birin e Shehut, se i shikonte si një tufë me të vobegët, krahasuar me Nacionalistët, por që duke i bërë qejfin Çorrushasi, do meritonte nga ai emrin shok, pa asnjë kuptim për një prapa sqenist. Mehmeti ndërtoji me aq shumë mundësi që j’U dha, intrigën dhe sa takonte Mallakastrijotë u thosh se do bëhet kështu e ashtu, se sa u ndava nga Bektash Beu, për ato ligësi që kishte në mëndje. Për ata që ishin mbështetës të sigurtë të xhaxhait, i thoshte se andej nga ata ka vajtur Kujtimi për po këtë gjë. Por gënjeshtra që i doli edhe nga mllefi i pa fuqisë ndaj Bektash Beut që i pruri 700 vetë në Povël, bëri atë kur nuk e kafshon dot dorën, e puth, jo pa intrigën! Kryesija e Povlës kish vendosur të bënin partizanët luftë, me pesë vetë! Ky kulm arriti dhe Kujtimi, që nxehet dhe të vret fare për pa drejtësi, këtë herë për çudi e mori shtruar.

Ai bëri një takim me Mehmet Shehun, së bashku me të gjitha forcat e Tyre në Kash. Ata u futën në mbledhje dhe e vazhduan pa ndërprerje mbi 24 orë dhe me që ishte pa pushim edhe vendimi do të ishte përfundimtar për Mallakastrën. Kishin debatuar, kishin folur gjatë dhe kishin përmëndur të gjithë shoqërinë dhe miqësinë e Tyre që po e prishnin ca të huaj, se u duhej kështu atyre. Në mbledhjen e Kashit djali i Bektash Beut, Kujtimi, kishte bërë të pa mundurën që të bënin më mirë një luftë bashkë, se të ndarë për t’u bërë qejfin të tjerëve. Ai njeri që nuk hapte rrugë kurrë, me siguri them edhe me mendimin e xhaxhajit, i kishte thënë për çudi të birit të Shehut se mund kishte një favor. Të zgjidhte ç’të donte, dhe Komandant i forcave të Mallakastrës, po vetëm kaq. Tjetër emër nuk ka nevojë Mallakastra të vërë se do ti!

Pas një dite e gjysmë pa pushim, ata dihet që ishin ndarë afër darkës. Kujtimi kish dalë i pari, kur të gjithë po prisnim me pa durim dhe j’a kish lehtësuar të birit të Shehut punën. –Ne u ndamë se kështu e mendonte sejcili se lufton për Shqipërinë. Kështu mund të mendoni dhe Ju, kush ka luftuar për Shqipërinë e Mallakastrën qindra vjetë e kush j’a ka punuar. Prandaj kush do që të shkojë me atë, është i lirë të zgjedhë. Kush është vendosur të vijë me mua, të qëndrojë këtu se do ikim së bashku! Fillimisht u bë një zhurmë e njerëzve që e prisnin dhe s’e prisnin ndarjen, po shpejt e morën veten dhe filluan të shkojnë me atë që i kishin dhënë fjalën. Kujtim Cakrani ishte bërë dyllë i verdhë nga inati po dhe Mehmet Shehu që këto raste nuk i linte, këtë radhë me të birin e Bektash Beut, nuk bëri zë. Nuk foli dhe për një gjë tjetër. Dihet që më të shumtët do të shkonin me Nasjonalistët, që kishin luftuar për Shqipërinë që para qindra vjetësh. –Edhe një gjë dua t’U them! Lufta për Mallakastrën e Shqipërinë nuk është as shaka dhe as provë. Mallakastra nuk ka vënd për të dy! I dhamë fjalën njëri tjetrit se po e pashë më që nesër në Mallakastër, do t’a vras pa para lajmërim. S’do mënd edhe ai këtë më tha. Po e vendosni Ju tani se kush do të iki nga Mallakastra! I biri i Shehut, se ç’mori nja 10 a 15 vetë e shumta dhe iku natën dhe nja 70 apo 80 vetë që ishin gati ikën prapa Kujtimit. Që atë ditë Mehmet Shehu iku nga Mallakastra me gjithë ata që e ndiqnin pas. Tani dhe ne u ç’liruam që ishte bërë nga Kujtimi kjo gjë si burrat, shumë vonë. Po unë e para ndjeja se kjo gjë dhe ky turpërim i jashtë zakonçëm që e kërkoji vetë, e bëri të birin e Shehut një mijë herë më të egër, se historitë që kishte therur Spanjollë në sy të Italjanëve të brigadës “Garibaldi”, që nuk nxorrën zë. E dija që nuk mund të silleshe në mënyrë kalorsiake me bujkun, që ishte intrigant dhe njeri të j’a punonte edhe vetes pas krahëve, kur nuk kishte punë gati, pra armik për t’a vrarë a therur! Këtë gjë që do t’a paguanim të gjithë! Po ky ishte i fundit!

Atëherë i ç’liruar u nisa për në Berat. Atë qytet e njihja me pëllëmbë, po e dija që Mallakastra që ishja rritur, do më mungonte. Punët i vura në vijë shpejt dhe njohja me komandantët e fuqive të Ballit të atyre zonave, nuk ishte e re. I njihja po thuaj të gjithë Nasjonalistët e atyre zonave, po dukej që  vënde të tilla edhe e vuanin atë problem që lashë në Mallakastër, po ndryshe. Atje grindeshim se kishte shumë komandantë çetash, si rasti t’onë, Këtu ishin të gjithë nëpër zonat e Tyre dhe urdhëra dhe mbrojtjen, e bënin vetë si vinin rrethanat. Operasjoni Italjan filloji befas dhe duke qënë se këtë e kish bërë të gjithë Bektash Beu e atyre u kish vajtur lajmi, erdhi informata se do arrestohej nga Italjanët xhaxhaji, kështu që Kujtimi e bëri gati xhaxhanë me njers që të ikte fare ca ditë nga Mallakastra me gjithë familje. Fundja të kapëtonte Vjosën me lundër për në Vlorë! Bektash Beun nuk e luan topi po tha jo, po nuk kish kush shkonte prapa familjes dhe me zëmër thyer u nis, se Italjanët ishin shumë më tepër se ç’mendohej. Organizimi për luftë duhej bërë në drejtimet që do depërtonin Italjanët dhe aty duheshin bërë pritat dhe vënde tërheqje. Komunistët u trembën dhe dërgojnë tek Bektash Beu si nga herë Qemal Klosin, po xhaxhaji ishte duke bërë gjërat gati dhe nuk i dha përgjegje. Se s’bën para Bektash Beut njëri nga këta Klosajt ka kaluar Vjosën dhe ka lajmëruar Italjanët, sepse asnjë njeri nuk kish tjetër! I duhej ky nder nga nipërit që i bëri njerëz! Njerësit e tjerë përjashtohen nga mundësija e spiunimit, se ishin me të që po e ndihmonin për plaçkat dhe deri tek gjemija vajtën, se u kthyen. Vetëm njëri e ndihmoji matanë lumit sa t’i hipnin në kafshë e mushka, edhe ky u kthye.

Sa kishte marrë rrugën e Trevllazërit Italjanët me ushtri, atë që s’e bënë dot në Mallakastër, e bënë në Topalltinë e Vlorës dhe e arrestuan me një herë xhaxhanë. Ai në atë kohë ishte dhe i sëmurë me ftohmë, por Italjanët i dinin të gjitha dhe e internuan me një herë në Porto Romano, në kampin e të internuarve anti fashistë. Atë here e mendoja se Bektash Beu duke dashur bashkim, ndihmonte Komunistët, po sot që e mendoj ftohtë sikur s’kam qënë unë atje, them se xhaxhaji ka vepruar me një lloj politike që të nxirrte nga loja të birin e Shehut me lezet, në sy të popullatës e të Mallakastrës, gjë që e bëri më mirë s’bëhet! Ai i mori në emër të Flamurit të gjithë Mallakastriotët dhe i bëri si asnjë nga ne gati për luftë! “Teile und herrsche, sag die Feinde, tritt hinzu und der Patron sagt der Patriot”, thotë Goethe.[1]Ky ishte i tëri Bektash Bej Cakrani! Këtë gjë e kuptoji Mehmet Shehu dhe iku në anët e Korçës dhe bëri Brigadë atje. Pse, nuk kishte këtu 700 vetë Mallakastriotë dhe trima si asnjë, që j’a bëri gati Bektash Beu? Bëhej Brigada këtu dhe 100 herë më e mirë se e Korçës dhe dy fish më e fortë![2] Po e donte vetëm dhe nënë urdhëra, se këtu ai nuk pinte ujë me Kujtim Cakranin e Tofik Cfirin, që jo vetëm ishin të lindur për luftë, po mblidhnin fshatëra të tërë në çetat e Tyrej. Ai mbeti me atë çetën e Tij, që të mos dukej me 12 vetë, e mbushte me Vlonjatë e Tërbeças të Hysni Kapos. I thoshte dhe Qemalit, bëj dhe një ti me fisin tënd që të dukemi shumë. Pse u tretën pastaj sikur s’kishin qënë kurrë aty? Për trimëri, që nuk mund të jetë e therura e një apo shumë njerësve rob apo pa mbrojtje? Ai e thosh vetë kur i rrinte prapa Kujtimit dhe sa herë flisnin për punë lufte tek xhaxhaji, se një më dy kur thera unë në Spanjë e bëra lumë gjaku!

Edhe një gjë tjetër duhet të ketë parë tek Mallakastriotët ai. Ata futen në luftë me trimëri dhe nuk kthehen prapa dhe as i përdor dot për spiunllëqe e të theruara, që i biri i Shehut s’rrinte dot pa t’o dhe i kishte zanat. Në anët e Korçës e mbushi Brigadën me të krishterë orthodoxë, që mendonin e luftonin ndryshe nga ky që kërkonte këto gjëra t’i bënte kur donte vetë. Po edhe çupat e Institutit Nana Mbretneshë solli aty, që duke qënë me shkollë qyteti i shikonin Korçarët qytetarë ndryshe nga fshatarët andej. Le të ishin këta shumë më luftarakë se dhjetë nga ata qyetarët, që dikujt i nxirrnin gjuhën, e kujt i shkelnin syrin. Thënë ndryshe ndarë, disa për luftë e disa për paqe! Këto gjëra i kishin bërë ujë që Tiranës e çetave,[3]po Korçës nxorrën ujë të zi.[4]Po filloja të mendoja se mos im vëlla Hajdari i njihte më mirë andej bujqërinë, po e hiqja mëndjen nga ai pisllëk çupash e djemsh Komunistë, që ku paskëshin qënë për atë punë,[5]dhe rroftë sebepi, lufta!

*****

 

[1] Autori si pjesëmarrës e sjell patriotizmin shqiptar në një dritë të re, krejtësisht larg periudhës së pavarësisë, për sa i përket përfshirjes. Në këto kohë moderne me kompleksitet të madh ngjarjesh e rrymash, kërkohet përveç bashkimit tradicional, edhe të gjitha llojet e motivimit popullsisë në luftë; “Përça e sundo thonë armiqtë, bashko dhe udhëhiq, thonë patriotët” (gjerm) Por kjo duhet të jetë: “Përça dhe sundo, bërtasin politikanët, bashko dhe prij është kryefjala e mençurisë,” natyrisht e Gëtes.

[2] Pas përpjekjeve të shumta të Shehut për të hedhur në dorë udhëheqjen ushtarake të Mallakastrës, pa shtuar këtu ikjen e kushtëzuar të autorit dhe ofertat e shokëve, ai detyrohet të kalojë në zonën e Korçës. Qysh në pranverë 1943 misionet aleate aty kanë përgatitur terrenin me furnizime nga ajri, për krijimin e një force relativisht të madhe, ku Shehu gjen vështirësitë e fillimit, krahasuar me krahinën që la; “FO. HS 5/144, Aug.1943-March 1944, Peter Kemp; Një nga batalionet partizane gjatë kohës që po tentonte të kalonte rrugën, filloi të qëllohej nga një postë gjermane. Zbuluam se bëhej fjalë për një togë prej 20 gjermanësh. Majori McKlein, Kapiteni Smiley dhe unë shpenëzuam duke bindur Mehmet Shehun t’i sulmojë..Ishin 700 partizanë të mirarmatosur dhe trajnuar, të cilët u intimiduan dhe u frikësuan nga 20 gjermanë..” (Arch. britanikë)

[3] Dukuri të tilla amorale janë denoncuar qysh në ato vite nga krerë të penduar nëpër traktet e tyre, që tërhiqeshin nga kjo lloj lufte; “Ishja edhe unë me ju, me ju për afro dy vjet, dy vjet me radhë i pashë poshtërit t’uaja në çetën e Myslim Pezës. Ju pretendonit se ishit të moralshëm, por ku qëndron morali o shoqe Zyra Ferri? A po në dashurin që ti bëje me Hamdi Durrsin?”(Trakti i Ali Belulit, 1943, AQSH, F.556, V.1944, D,31)

[4] Amoraliteti i femrave në radhët e një ushtrie, nuk është gjë e re, pasi ndodh shpesh në botë i kushtëzuar nga rrethanat, dhe jo nga padija, kështu që edhe në radhët partizane ai vinte edhe shumë herë nga njerëz të shkolluar; “Në kohët e fundit është vënë re një shkarje e fortë nga vija e moralit. Me dhimbje ju them se puna paraqitet serioze. Eleni Pandiku e fejuar legalisht pas shumë peripecirash me Theodhoraq Sterjon, ka bërë pjesë në një grup të partisë. Mbasi dolli në ilegalitet shkoi të shërbejë pranë një infermierie sefte në Shën Prodhron e më vonë në Kushovë. Atje ngatërrohet me një infermier dhe ky grupist. Puna shkon përherë duke u trashur deri sa zonjusha e harron Thofin (Sterjon-red) e jeton pranë këtij të dytit. Tash kjo gjë është marrë vesh në tërë fshatin, ku ish ajo, pse s’kish mbetur njeri pa parë ndonjë skenë. Nuk ka mbetur gjë tjetër, veçse ta fluturojmë jashtë organizatës. Por kjo ka qënë shumë e zgjuar, e ndjeu që larg gabimin e saj e për të pasur një shtyllë ku mbështetej i afrohet Nexhipit dhe ay pa një pa dy bie në kurth të sajë. Këtë punë ajo e ka bërë me plot koshiencë, pse ka menduar se kjo do të ish e vetmja rrugë shpëtimi për të. Nexhipi ka shkelur në dërrasë të kalbur se këtë mes shoku i dinte mirë konditat e asaj e ka qënë ky ay që ka tentuar mbas atyre që thotë Eleni. S’mjafton kaqë për Nexhipin. Ay shok përherë nuk ka qënë korrekt në këtë pikë. Në shtab kishte gjithmonë “të prefereuarën” e tij që një herë bëhej sekretare private si Dhimitra Leka, një herë tjetër infermiere si Petrina Shaho e herë të tjera si guzhiniere e ku di unë..Këto të gjitha janë parë keq prej kujtdo. Tjetër histori. Petrina Shaho dhe kjo infermiere dhe e fejuar dhe Nesti Nasen ngatërrohet keqas me Arsen Leskovikun, në një mënyrë të bujshme kasolleve dhe ferrave. Arseni anëtar partie e kjo e re komuniste. Dhora Leka dhe kjo një tip me nerva të shkatërruara i vihet mbrapa Jorgo Plakut, lë punën e bëhet lojë e të gjithë fshatarëve. Të gjithë këto hidhen jashtë organizatave”!.. Të fala Fortuna (pseudonimi Naxhie Dumes-red)” (27al, 13.11.2016)

[5] “Letër drejtuar Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë N-Çl.

Komandanti i Batalionit të tretë të brigadës, Nikolla Gajo, të hiqet prej detyrës së tija dhe të mos i besohet asgjë detyrë në rreshtat e brigadës. Arsyeja është se Nikolla Gajo sillet aq ashpër me partizanët dhe e shton ashpërsinë e tij sa që është transformuar në tiran mbi partizanët. Sado që shtabi i brigadës i ka tërhequr vëmëndjen shumë herë, në vënd që të përmirësohet, në të kundërt është keqësuar çdo ditë e më tepër. Një arsye tjetër është se Nikolla Gajo me qëndrimin e tij të dyshimtë karshi shoqeve, ka lënë përshtypjen në shumicën e partizanëve të brigadës të mos jetë i sinqertë karshi moralit partizan. Është konstatuar gjithashtu se Nikolla Gajo ka sëmundjen e Sifilit dhe qënia e tij në brigadë e rrezikon jetën e partizanëve në brigadë. V.F.L.P. Komandant i Brigadës I, Mehmet Shehu, 6.10.1043”(27.al. 18.11.2016)

 

Share This Article
16 Comments
  • “E dija që nuk mund të silleshe në mënyrë kalorsiake me bujkun”
    Mjafton kjo fjali të kuptosh të gjithë hipokrizinë e shkrimit. Këta që gjoja mendonin për popullin e flisnin në emër të popullit, kur i dilte populli përballë e quanin bujk, fshatar, skllav, që nuk ka të drejtë t’i jap mend këtyre burrave ‘të shquar’ . I dukej vetja ( i duket edhe sot ) që vetëm këta e kishin të drejtën hyjnore të së Vërtetës, çdokush tjetër që mund të kishte ndonjë mendim të kundërt, e quanin : kokëpalarë, malok, katunar, kërcikuq, moçalor etj. Sa më shpejt një bust edhe këtij ‘heroi’ që vriste shqiptarët në emër të gjermanëve se ishte ‘antikomunist ‘.

  • Shkrim i një analfabeti me veshje aristokrati , një sallatë e një njeriu që flet me veten , analiza e një feudali për ngjarjet historike që varrosën feudalizmin shumëshekullor mesjetar shqipëtar , miopi politike e një njeriu , që , asgjë s’ka kuptuar e asgjë s’ka harruar nga parajsa e tij feudale e ndërtuar mbi mjerimin e popullit fukara .
    I dërgoni një kopje Edvinit , t’a varrosë këtë feudal pranë Mit’hat beut !
    Keto palo-shkrime le t’i marrë Instituti i Historisë dhe jo t’u bëni jehonë në shtypin periodik .

  • Auron tajarja,

    Turp te kesh qe te emra grash e vajzash ne gojen tende te Shirt per Pune morali.
    Ato gra Jane nga 30-40 vjet qe kane vdekur.

    Te vjen mirë Ty te thone qe Nena jote shkonte me Sekretärin e organizates ne Pune ne ate kohe apo qe gruan tende e merr Ministri me vehte Kur vete jashte shtetit dhe ti je shume krenar e mburresh qe e ke gruan shume te zonje dhe Ju kenaqesh rroges qe merr Si shperblim nga shefi per ….qenien ne dispozicion.
    Harrova Po gocen tende qe ai cuni i deputetit qe e ndan me shoqerine.

    Turp turp turp.

    Clidhje kish beu ballist i cakranit me vajzat Partizane.
    Ty te zente te gruaja dashnorja goca dhe mbesat.

  • Auron tajarja,

    Turp te kesh qe te emra grash e vajzash ne gojen tende te Shirt per Pune morali.
    Ato gra Jane nga 30-40 vjet qe kane vdekur.

    Te vjen mirë Ty te thone qe Nena jote shkonte me Sekretärin e organizates ne Pune ne ate kohe apo qe gruan tende e merr Ministri me vehte Kur vete jashte shtetit dhe ti je shume krenar e mburresh qe e ke gruan shume te zonje dhe Ju kenaqesh rroges qe merr Si shperblim nga shefi per ….qenien ne dispozicion.
    Harrova Po gocen tende qe ai cuni i deputetit qe e ndan me shoqerine.

    Turp turp turp.

    Clidhje kish beu ballist i cakranit me vajzat Partizane.
    Ty te zente te gruaja dashnorja goca dhe mbesat.

  • Natyrisht qe luftetaret donin nje organizim elite me experience ushtarake si Kujtim Cakrani dhe Kadri Cakrani dhe jo nje bujk i konvertuar ne kriminel qe therte rober ne Spanje e qe e perseriti ne Shqiperi. Bujqit dhe fshataret ishin mesuar te ndiqnin beun se ashtu u be Shqiperia dhe pavvaresia e saj. Sot trsgjikisht disa e perdorin me sarkazem luften kunder komunisteve , por Shqiperia nuk ishte si franca , Italia , eŕtj qe kishin vetem lufte kunder fashizmit dhe institucionin e zgjedhjeve te lira nuk e shkaterruan dhe lkomunistet qe luftuan si partizane pas lufte shkuan ne zgjedhje dhe moren nga 9 % , ndersa ne Shqiprri komunistet nuk luftuan fashizmin por nacionalistet dhe kur u larguan gjermanet partizanet deklaronin se cliruan qytetet. Sa hynin ne qytete fillonin terrorin ndaj kundrrshareve me pushkatime masive dhe burhosj…. Kete vuajme ne sot Terheqja qe i beri ballit nga lufta civile Mithat Frasheri ishte vradje per Shqiperine

  • Edhe nji “deshmi” tjeter per te “bindur”Popullin qe; luftoi ne luften e pabarabarte Nac.Cl. me pushtusit dhe bashkepuntoret e tij ballistozogist ,se edhe ” Balli ka luftuar” Po ky Orion Tarja c’do ?Nuk po i dalin milionat qe po fiton nga thesaret neneujor te bregdetit tone me ate floten detare nenujore AmerikanoShqiptare po do te marri nji rroge tjeter nga keta pinjollet e bashkepuntoreve te Nazifashisteve qe na i sjell sot ne faqet e shtypit te majte shqiptar keto shkrime te krereve te Ballit qe u arratisen bashke me pushtusit!Ne Berat dhe ne Mallakaster jane akoma gjalle ata qe kane vuajtur nga krimet e ketyre krereve qe po perpiqen te reabilitojne edhe keta Taret e te tjere si ky gjoja ne emer te “pajtimit Kombetar”!Veterane e pasardhes veterane ! jini vigjilente! Bejlurcinat po perpiqen te vijne ne pushtet , jo me lufte ,por me parat qe jep qeveria “per te perndjekurit”;Ata po blejne edhe te rinjte e coroditur te se majtes !

  • Edhe nji “deshmi” tjeter per te “bindur”Popullin qe; luftoi ne luften e pabarabarte Nac.Cl. me pushtusit dhe bashkepuntoret e tij ballistozogist ,se edhe ” Balli ka luftuar” Po ky Aurion Tarja c’do ?Nuk po i dalin milionat qe po fiton nga thesaret neneujor te bregdetit tone me ate floten detare nenujore AmerikanoShqiptare po do te marri nji rroge tjeter nga keta pinjollet e bashkepuntoreve te Nazifashisteve qe na i sjell sot ne faqet e shtypit te majte shqiptar keto shkrime te krereve te Ballit qe u arratisen bashke me pushtusit!Ne Berat dhe ne Mallakaster jane akoma gjalle ata qe kane vuajtur nga krimet e ketyre krereve qe po perpiqen te reabilitojne edhe keta Taret e te tjere si ky gjoja ne emer te “pajtimit Kombetar”!Veterane e pasardhes veterane ! jini vigjilente! Bejlurcinat po perpiqen te vijne ne pushtet , jo me lufte ,por me parat qe jep qeveria “per te perndjekurit”;Ata po blejne edhe te rinjte e coroditur te se majtes !

    • duhet te jesh truthare qe nuk kupton se ne cdo vend te civilizuar kujtimet e protagonisteve historike jane te mirepritura nga nje publik i cili nxjerr vete perfundimin e materialit. mos botimi i ketyre shkrimeve i ben nje dem te madh historise.

  • I biri Shehut me 15 vete,e late te bente brigade.Mortja qe tju haje,me keq se ju hengri.Ju qorrollepsen kopilat.
    Dhora Leka,Katina Starja,i uleshin ne preher Maliq Dusharit,pastaj u bene partizane me parti.
    Si Balli,si komunistet,nje mut kane qene.
    Te dy palet duhet ti kishte kositur Xhaferr Deva me batalionin Skenderbeg,qe te shpetonte shqiperia ethnike.Keta kane qene si Rilindja me PD.Te dy palet hajdute,te dy palet bashibozuke.

  • Auroni ka nxjerre vetem c’shkruante beu i Cakranit! Ky nuk eshte opinioni i tije!!
    A dini te lexoni dhe te kuptoni tekstin (shkollim fillor) ?

  • ”Beu” i Cakranit nje analfabet dhe ne kujtimet e tij kerkon dreqi ”shkop”, per te kapur fillin e tregimit…
    E vetmja gje qe mund te merret vesh ketu eshte se bejleret, te ”shkolluarit”, autoritetet e pushtetit feudal te asaj kohe e kane pare me dyshime prezencen e Mehmet Shehut ne fazen e organizimit te luftes kunder pushtuesve.
    Per te mbrojtur pozitat e tyre autoritare dhe ekonomike kreret e Ballit kerkonin te ishin ne drejtim, te diktonin dhe te degjoheshin, mbasi ishin ”koka te medha” (sic kemi sot ballistet moderne).
    Shikoni si mburret:
    ”…Këtu Bektash Beu nxitur edhe nga luftërat dhe përpjekjet me Italianët që në Mars e deri në Qershor 943, bën gati kuvendin dhe fshat më fshat nxori afro 700 vetë gati me pushkë që të luftohej okupatori”…
    Asnje pushke nuk hodhen keta ”trima” per clirimin e vendit, por gjate Lufte NCL bashkepunuan me pushtuesit dhe ne prag te çlirimit e me pas muaren arratine dhe ne arrati e vazhduan luften me banda, vrasje, sabotime e terror kunder vellezerve te tyre fitimtare, kunder Shqiperise se lire.
    Keta jane autoretet, qe me spiunimin e tyre organizuan pushkatimin e keshilletareve te Hekalit, nje masaker e pafalshme
    Shkrimi eshte me se diskereditues per vete tradhetarin dhe tradhetaret e djeshem dhe ata te sotmë, te cilet mundohen te bejne apologjine e eterve te tyre.
    Tradhetia eshte gjithmone nje turp dhe nje krim i pafalshem!

  • Nga gjithe ajo qe shkruan ky beu, e para gje qe bie ne sy eshte te qenit gjysem analfabet.
    Nga ana tjeter e ben shume mire ate qe te paret e vet ja kane mesuar dhe ngulitur ne gene, genjen sa dhe si i do qejfi. I rrotullon ngjarjet sipas midese se vet, i larteson apo i perdhos individet e ndryshem te “kujtimeve” te tij sipas leverdise.
    Megjithate nje fare pergjegjesie duhet te mbajne ata qe marrin persiper ti publikojne keto lloj “kujtimesh” duke i konsideruar “ar i paster, 24 karatesh”. Ne rradhe te pare, te gjitha kujtimet e personazheve te ndryshem ne rrjedhen e historise, te secilit vend, jane gjithmone shume subjektive dhe duhen marre me rezerva. Megjithate edhe midis atyre qe shkruajne kujtime mund te besh dallime, ka nga ata qe jane serioze, psh. Churchill-i qe ka lene 5 volume te trasha me kujtime si edhe nga ata karagjoze si eshte ky beu i mesiperm dhe shume bejlere te tjere, qe e mbanin vehten si “nacionaliste” dhe pastaj bashkepunonin hapur, ne drite te diellit, me pushtuesin e vendit te tyre, qe vriste bashkekombasit e tyre.
    Une kam lexuar kujtime te shume italianeve, qe pas kapitullimit te Italise ne 8 Shtator 1943, kaluan ne rradhet e partizaneve shqiptare dhe i kane perjetuar ne vete te pare ngjarje historike, beteja, sakrifica sovraumane; mbas lufte u riatdhesuan dhe pasi u kthyen ne shtepi, ne Itali, nuk paten me asnje lidhje me pushtetaret komuniste te Shqiperise, qe moren pushtetin si rezultat i luftes Nac.- Clirimtare. Pra keta italiane nuk kishin as frike dhe as interes nga drejtuesit e Shqiperise socialiste, kujtimet e tyre jane me te paaneshme. Dhe ata flasin gati me superlativa per partizanet shqiptare, per drejtuesit e formacioneve ( brigata, batalione, divizione etj.) dhe mbi te gjitha per moralin shume te larte te partizaneve, djem apo vajza.
    Keto kujtimet e ketij beut, ashtu si edhe te te tjereve si puna e tij, jane per tu hedhur “a priori” ne kosh te plehrave ose per tu perdorur si leter higjenike.

    • Nga libri 600 faqesh u tronditet kaq shume, muzikantet e avazit te vjeter? Bashkpunimin me gjermanet e kane bere partizanet, dhe ju uroj per mosinformim, dhe konkluzionin nxirreni kur ta lexoni, vegjelia mbetet vegjeli.. (Miseria e Nobilta)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *