Emërimet e reja në arsim/ Lista me 1072 mësuesit që kalojnë në testim

Leda Hysa

 

Për shkak të numrit të madh të kandidatëve që janë në garë për emërimet e reja që do të bëhen në arsimin parauniversitar në nisje të vitit të ri shkollor 2019-2020, provimet e informatizuara do të vijojnë të zhvillohen edhe përgjatë muajit gusht, sipas kalendarit të detajuar nga Qendra e Shërbimeve të Arsimit për secilin profil lëndor. Pas mësuesve të arsimit fillor dhe atyre të gjuhë-letërsisë, testimet për vendet e lira të punës në shkollat 9-vjeçare dhe gjimnaze do të vijojë me profilet e gjuhëve të huaja, edukimit fizik, shkencave sociale, muzikës dhe arsimit special.

Gjatë vlerësimit të kritereve të fazës së parë të konkurimit, Qendra e Shërbimeve të Arsimit ka detajuar edhe listën e kandidatëve të radhës, që kanë të drejtë të japin provimin për tetë profilet e tjera lëndore të mësuesisë, duke detajuar edhe datat dhe oraret konkrete ku secili prej tyre duhet të paraqitet për të zhvilluar testimin përkatës. Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuar listën e 1072 mësuesve të rinj të gjuhës angleze, italiane, frënge, gjermane, edukimit fizik, muzikës, shkencave sociale, si dhe arsimit special, të cilët do të zhvillojnë provimin e informatizuar për të siguruar një kontrate pune në arsimin parauniversitar përgjatë vitit të ri shkollor që do të iniciojë në shtator.

Sikundër ka ndodhur edhe me dy profilet e tjera, testimet e radhës do të ndjekin të njëjtat rregulla. Sipas kushteve të përcaktuara më herët, testimi i informatizuar do të zhvillohet në godinën e Qendrës së Shërbimeve Arsimore. Për të mos rrezikuar hyrjen në testim, çdo kandidat që është pjesë e listës së detajuar në vijim të shkrimit duhet të paraqitet në ambientet e kësaj qendre 30 minuta para fillimit të testimit të informatizuar. Ndërkohë që në ditën e testimit, kandidati duhet të jetë i pajisur detyrimisht me: “Letërnjoftim (Kartë ID ose Pasaportë, dokumenti origjinal), kopje të tyre, si formularin e pjesëmarrjes në testimin e informatizuar të lëshuar nga komisioni i vlerësimit të dosjeve në drejtoritë rajonale të arsimit parauniversitar të secilit rreth”. Mësuesve, të cilëve u mungojnë këto dokumente, nuk mund të marrin pjesë në testimin e informatizuar. Testimi i të gjithë kandidatëve do të jetë në përputhje me profilin e tyre lëndor, ku duan të ushtrojnë edhe profesionin e mësuesit. Krahas pyetjeve specifike mësuesit do të testohen edhe për njohuritë në lidhje me legjislacionin që vepron në fushën e arsimit.

Teza e testimit të informatizuar do të ketë në përmbajtje rreth 50 pyetje, përgjigjet e sakta të të cilave do të vlerësohen me 70 pikë. Testimi do të zgjasë 60 minuta dhe do të zhvillohet me një raund të vetëm. Çka do të thotë se testimi do të fillojë dhe të mbarojë njëkohësisht për të gjithë kandidatët. Vlerësimi do të bëhet në mënyrë automatike nga sistemi kompjuterik. Rezultati i tetit i shfaqet kandidati në monitor dhe mund të printohet direkt.

Renditja e fituesve do të bëhet në përputhje me rezultatet e arritura në vlerësimin e dosjes dhe rezultatin e arritur në testim. Rezultati përfundimtar është shumatorja e pikëve të arritura nga kandidati në vlerësimin e dosjes dhe pikëve të fituara në testim. Renditja e kandidatëve të cilët kanë përfunduar të dy fazat e konkurimit fillon me kandidatin që ka më shumë pikë dhe vijon me rend zbritës për çdo profil dhe zyrë vendore. Kandidati që në renditjen e përgjithshme ka më shumë pikë ka të drejtën e zgjedhjes së vendit të lirë të punës dhe është i detyruar të konfirmojë edhe vendin e punës në zyrat arsimore vendore brenda 24 orëve nëpërmjet adresës elektronike. Në rast të moskonfirmimit nga kandidati ky pozicion pune i ofrohet kandidatit të listuar një rend më poshtë.

Më poshtë lista:

1 2 3 4 5 6 7 8 9

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *