Serbët që shkojnë për argëtim në Tiranë

anazapta

“Pas luftës kam shkuar në Fushë Kosovë. Me dy fëmijë dhe gruan kemi jetuar së bashku në një kamp, ku ishin edhe 300 persona të tjerë. Më pas kam shkuar në Brezovicë, në vitin 2000, ku plot 14 vjet kam punuar si korrier në shkollë. Kam ndërruar pesë banesa dhe më në fund kam vendosur të kthehem këtu. Kam dëshirë që të meremetojmë katin e parë të shtëpisë dhe kulmin, sepse dua të jetoj në vatrën time“, tregon Momçillo Spasiç, i cili rri ulur në një shtrat së bashku me dy vajzat dhe gruan e tij. Shtëpia është gjysmë e rrënuar.
Jemi kthyer në fshatin, ku kemi lindur në Bogoshevc pas kaq shumë vitesh. “Atje ku kam jetuar, nuk kam mundur të paguaj qiranë dhe t’i shkolloj fëmijët”, thotë Spasiç.

 

Problemet me shtëpinë dhe bashkëjetesa

Bashkëshortja e tij Zhivka është e mërzitur me problemet e shumta, që ka në shtëpinë e lënë pas dore. “Nuk kemi çfarë t’i përgatisim fëmijëve. Nuk kemi ku të gatuajmë, nuk kemi kuzhinë e as banjo. Shtëpia është në gjendje të mjeruar”, thotë Zhivka Spasiq.

Por problemet e tyre i zbusin raportet e mira me fqinjët dhe rikthimi në mjedisin e dikurshëm. Shumë shpesh shkojnë edhe në Prizren, i cili shtrihet 15 kilometra nga ky fshat. “Shoqërohemi me serbë dhe boshnjakë, por edhe me shqiparë kemi raporte të mira miqësore. Në Prizren nuk kemi kurrfarë problemesh. As në fshatrat përreth, ku jetojnë boshnjakët dhe shqiptarët”, tregon Momçillo Spasiq.

Vajzat e tyre Radica dhe Dragica e kanë internetin si dritaren e vetme, që i lidh me botën. Në fshat nuk mund të shikojnë as televizor, ndërsa mediumi i vetëm, që mund të shikojnë ëshë programi boshnjak. “Përmes internetit dëgjohemi me shoqet nga Gushterica dhe Llapje Selo. Ndonjë herë edhe dalim së bashku. Ato vijnë na marrin, dalim së bashku dhe në fund na kthejnë në shtëpi”, shpjegojnë Radica dhe Dragana.

 

“Tirana shumë e bukur”

Të rinjtë serbë në këtë pjesë të Kosovës i përshtaten shpejt kushteve të jetës. Radica ka qenë vitin e kaluar për pushime në Durrës. Ndërsa në Tiranë shkojnë shpesh për të pirë kafe, apo për të shëtitur. Deri në Tiranë u duhen rreth dy orë e gjysmë, sepse rruga është shumë e mirë. „Tirana është shumë e bukur. Ai qytet më pëlqen shumë, sepse atje ka shumë njerëz të arsimuar dhe secili i shikon punët e veta. Askush nuk të shikon se çfarë bën dhe nuk shikon në tavolinën tjetër. Mund të sillesh si të duash. Jeton jetën tënde. Kjo më pëlqen shumë”, pohon Radica.

Në Shtërpce ajo ka kryer shkollën e mesme. Dëshira e saj është të bëhet police e Kosovës. “Do të doja të bëhem police, sepse e dua drejtësinë. Ky është shkaku. Shërbimi është shërbim, e shoqëria shoqëri, kështu do të veproja”, thotë Radica. Në Bogoshevc aktualisht jetojnë dhjetë persona. Para luftës së Kosovës ka qenë shumë më shumë. Numri më i madh i shtëpive të ndërtuara për serbët, që duan të kthehen, ka mbetur i zbrazur. / Deutche Welle

Share This Article
6 Comments
  • Skemi ku ti cojme dhe as ata skane ku te na cojne, por nje marredhenie normale, i ben mire te dyja etniteteve, te jetojne rehat dhe pa probleme artificiale.

  • Ketu ne Shqiperi ka nje kulture tjeter, nuk shikohen serbet, greket, malezezet si armiq. Ata jane popull si ne dhe historikisht luftrat i kane shkaktuar politikanet ultranacionaliste. Eshte koha qe Ballkani duhet te jetoj ne paqe dhe te leme menjeane urejtjet etnike dhe fetare.

    • Mire e ke ti dhe une se nuk kemi hequr asgje ne kurriz, por njoh ketu ne Kosove djem qe serbi u ka mbytur nenen dhe motrat ne sy te tyre vetem pse ishin shqiptare. Cfare mendon ti se mund te bej ai njeri kundrejt ketyre njerezve edhe pse ata mund te mos kene patur faj? Jane plage qe nuk mund te shuhen shpejt, te pakten edhe per 2-3 breza jo.
      Shiko kroatin sa ashper sillet me serbin. Njerezit vete nuk i lene te vendosin as pllakata me mbishkrime cirilike ne zona ku ka banore serb, vetem sepse i kane te fresketa plaget e luftes pas shperberjes se Jugosllavise. Jo vetem brezi qe e perjetoi luften e 20 viteve te shkuara, por edhe femijet e tyre ushqehen me kete urrejtje ndaj tyre dhe as duan t’i degjojne emrin e jo me te mundohen te krijojne marredhenie mes tyre.
      Jam kundra nacionalitetit ekstrem, por mirekuptoj ata njerez qe nuk mund te pajtohen dot me fqinjesine e mire me ata njerez qe i kane shtypur per vite te tera.

  • @shqiptari europian dhe @horri i bulevardit-jam nga KOSOVA dhe te gjitha tmerret e luftes,shtypjes shekullore i kam perjetuar une ,shqiptarja e Kosoves,mu nga prinderit e ketyre vajzave qe tani na qenkan engjuj te vertete e bile edhevajzat e tyre i paskan “edukuar” me kaq dashuri ndaj shqiptareve!E pabesueshme se si keto hijena te karpateve mund ta nderrojne qimen,por fatkeqesisht vesin jo!SI mund te qendroni aq indiferent ju shqiptaret e shqiperise ndaj ketyre”demokrateve”qe veq mos ua kapt hiq se edhe juve do tju shpallnin lufte vetem per dy arsye:per daljen ne det dhe vetem pse jeni shqiptare!Edhe shume breza duhet kaluar siq e permendi komentuesi me emrin ERI,qe plaget tona te sherohen dhe te vazhdoj me nje fqinjesi te shendosh.Besa edhe atehere nuk i nxihet bese serbit.Edhe neve asgje skemi nga greku por e urrejme sepse ai ju urren juve!O zotni kujdes nga serbi se ai e ka ne karakter rrenen dhe mashtrimin!

  • Indiferend nukkam qendruar panvaresisht se te duket ty nga llogoret e azolit ne perendim.
    E ke kollaj fare ske nevoje te besh replike, por shko atje dhe mblidh rreth vehtes ata qe se duan askembe serbi dhe bjeruni, pse na del ketu si viktima dhe bytha sta mban, hajde shporri serbet se kujton ti se me merr malli, te krypsha trute, ketu flitet per tjeter gje, ne qofte se kaq fuqi sa ta cosh ne te semes edhe serbin atje ne Beograd, atehere une do te jem i pari qe ty te shpallim Hero i Kombit dhe ta bejme bustin atje ku jetojne shqiptaret tre ehere me te larte se ai i Skenderbeut.
    Apo ke mbaruar universitetin e Patriotit dhe tani je me doktorature Patriot.

  • ti vertet qenke horr e pertej horrit apo mos je fare serbi me prejardhje nuk edi ,por e di ti vet sepse qellimi im nuk qe ofendimi per ty por parashtrimi i fakteve e nese te kam prek ne tela per serbet atehere po me vjen mire .E sa per patriotizem nuk ekziston fakulteti sepse njeriu lind patriot e atdhetare sepse edukohet nga familja me vlera te larta njerezore ku hyn edhe patriotizmi.E sa per b… a ma ka mbajt me siguri qe ma ka mbajt dhe mburem me veprimtarine time atdhetare por kurrsesi si viktime larg qofte!Sa per bust mundesh ndaq me ja ngrit ti atyre qe i ke perzemer se me nis ashtu gati secilikosovar shqiptar,jashta shpiunave ,e kane merituar nga nje buste!ta dish qe Beogradi juve po ju afrohet gjithnje e me shume e te shohim atehere b…tende a po ta mbane qe ti largosh prej aty!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *