“Po hapëm dyert, asnjë qeveri në Europë s’rri dot më shumë se 6 muaj”

Leda Hysa

Ministri i Brendshëm Süleyman Soylu tha sot se Evropa e ka lënë Turqinë vetëm në përballjen me çështjen e migrantëve, – raporton Anadolu Agency (AA).

Soylu i bëri këto vlerësime gjatë një vizite në Anijen TCSG Dost të komandës së rojes bregdetare turke.

Soylu tha se shekulli i 21 ka vendosur një sprovë të fortë para Turqisë duke folur për sirianët që kanë ardhur në Turqi me statusin e mbrojtjes ndërkombëtare për shkak të luftës së brendshme.

“Deri më tani 337.729 sirianë janë kthyer dhe kjo vazhdon”, tha Soylu. Ai dha disa shifra të tjera duke paralajmëruar se nëse Turqia hap rrugln, ky vërshim migrantësh përfundon në Europë.

“Mes migrantëve të paligjshëm që kemi shpëtuar në det ka një numër të rëndësishëm afrikanë. Në vitin 2017 edhe në tokë edhe në det kishim kapur 175.752 migrantë, në 2018 ky numër u rrit në 268.000 dhe që nga viti i ri e deri më tani ky numër është 162.692”, tha ministri turk i brendshëm.

“Jemi përballë valës më të madhe të migrimit në histori. Por nëse ne hapim dyert, kurdo që ta bëjmë këtë, asnjë qeveri në Evropë nuk mund të qëndrojë dot në post më shumë se 6 muaj”, theksoi ministri turk i brendshëm.

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment
  • Mire i’ua ban Turqia europianve.Ne vecanti Francezve dhe hollandezve.Dy shtete ku lulezon horlleku i prostitucionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *