Menjëherë pas shtyrjes në vjeshtë të pretencës, ish-ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri ka bërë një postim në rrjetet sociale, duke publikuar foton e një breshke.
“Më avash se breshka“, shkruan Tahiri duke ironizuar zvarritjen e procesit gjyqësor ndaj tij, kur kanë kaluar 2 vjet nga nisja e hetimeve, shtatorin e 2017-ës.
“U shty përsëri, kësaj radhe se është gushti përpara, e gushti është pushim. Një mal me politikanë i janë shmangur drejtësisë me shtyrje. Se kjo histori filloi me burra me mustaqe e përfundoi me burra me botox e flokëlyer.
Ndërsa unë kërkoj të mos shtyhet! Vetëm kaq! Drejtësi! Kur kjo zvarritje ndodh me mua që kam mundësi të flas para mediave, vaj halli ç’ndodh me njerëzit që ulërasin për drejtësi e nuk dëgjohen.
P.S. “Me gjithë respektin për breshkën”, shkruan Tahiri.

j.l./ dita

Edhe ti more boll se na merzite do te degjojme ty ,te re Menja se je ndonje person me rendesi.prit vendimin e gjykates si gjithe te tjeret dhe kaq.po na hiqesh si shume I paster ,Ishe minister dhe duhej te ishe shembull per te tjeret,pse nuk akuzojne edhe Shkelqim Canin p.sh.po ty dhe ca te tjer ish min.te P.S.?