Dekanati i Fakultetit të Shkencave të Natyrës ka reaguar ashpër pas vendimit të Këshillit të Ministrave për t’i kaluar bashkisë së Tiranës Kopshtin Botanik. Dekanati deklaron se pas një mbledhje të jashtëzakonshme i kërkon qeverisë që të tërhiqet sa më shpejt dhe të anulojë vendimin, pasi e cilëson si shkelje të autonomisë dhe lirisë akademike.
“Dekanati i Fakultetit të Shkencave Natyrore, në mbledhjen e tij të jashtëzakonshme të datës 22.07.2019 mori në shqyrtim me shumë seriozitet e shqetësim VKM e fundit të Këshillit të Ministrave nr 510, datë 17.07.2019 “Për kalimin në pronësi, të Bashkisë Tiranë, të disa pasurive të paluajtshme në zonën kadastrale 3292 (Kopshti Botanik)…”.
Dekanati shprehet unanimisht kundër këtij vendimi arbtitrar dhe në kundërshtim flagrant me VKM–në e datës 15.03.1965për krijimin e Kopështit Botanik,i vetmi institucion kërkimor-mësimor në vend në fushën e florës, unikal në llojin e tij në vend dhe si i tillë i shpallur në vitin 1995 si institucion i rëndësisë së veçantë.
Vendimi për kalimin në pronësi dhe administrim të Bashkisë jo vetëm cënon rëndë autonominë dhe lirinë akademike, duke rënë ndesh me Ligjin e Arsimit të Lartë, por dhe do të bënte të pamundur funksionin e këtij institucioni, produkt i punës së përkushtuar më se 60 vjeçare të brezave të pedagogëve e studentëve të Fakultetit të Shkencave të Natyrës.
Përvojat e hidhura të deritashme të Fakultetit të tonëme Muzeun e Shkencave të Natyrës, Departamentin e Bioteknologjisë, “ngrënien” e paradokohshme të një cope nga Kopshti në fjalësë bashku me godinën dykatëshe (dhuratë nga Ambasada Amerikane), për kalimin e Unazës së Re, nuk japin asnjë garanci, përkundrazi, flasin në të kundërt të ndonjë mundësie të realizimit të funksionit dhe misionit të Kopshtit Botanik nga ndonjë insititucion tjetër jashtë Universitetit të Tiranës.
Shprehemi dhe një herë se kemi qenë dhe jemi të hapur për çdo bashkëpunim me synim mbështetjen dhe zhvillimin e këtij institucioni me vlera unikale kombëtare, në respekt të qëllimit, misionit dhe funksionimit të tij. Në këtë kontekst ne mirëpresim planet dhe investimet e Bashkisë Tiranë, por gjithnjë të dakordësuar dhe pa cënuar funksionin e misionin e Kopshtit Botanik
Kjo deklaratëështë hapi i parëi reagimit zyrtar dhe publik të Fakultetit të Shkencave të Natyrës të Univeristetit të Tiranës në kundërshtim të këtij Vendimi, me besim që reagimi i Qeverisëpër tërheqjen e tij të jetë sa më i shpejtë. Në të kundërt, ne jemi të vendosur për të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme për anulimin e kësaj VKM-je në mbrojtje të Kopshtit Botanik, si aset kombëtar kërkimor dhe mësimori pazëvendësueshëm” thuhet në deklaratën e Dekanatit të Fakultetit të Shkencave të Natyrës.
e.t./dita

Njehere iu sulen FGJM-se duke i rrembyer godinen, tani i qenkan sulur FSHN-se per ti rrembyer Kopshtin Botanik. Shtet kusaresh e plackitesish te babezitur ku nuk vlen asnje rregull e ligj.