Pirateria individuale
Hyni në http://isohunt.com/. Eshtë varri i një sajti torrentesh (mund ta quajmë, pa qenë shumë të saktë: pirat). Për gërmuesit e internetit ky është një lajm i trishtuar. Për ata që e përdorin Internetin vetëm si Facebook, do ta provojnë shijen kur dhe FB një ditë të kthehet në një varrezë. Në rastin konkret, isohunt.com, më shumë u vra sesa vdiq vetë. E vranë kompanitë e mëdha që duan të bllokojnë shpërndarjen me torrente të muzikës dhe filmave, që u heq miliarda nga duart.
Prej 10 vitesh isohunt.com ishte Meka e atyre, që sikurse unë, që kërkonin të shkarkonin muzikë, filma, libra, e gjithçka tjetër pirate. Pirateria është gjë e keqe, ndër të tjera, edhe krim. Por, në një vend piratësh si i yni, është më e ndershme se pirateria e “liçensuar” nga shteti.
Pirateria si biznes
Herën e fundit që kam kërkuar të blej muzikë në I-tunes, Shqipëria nuk figuronte. Kur dikur këtkoja filma të rrallë e të vjetër, ishte e pamundur t’i gjeje, daç në kinema, daç në videotekë, daç t’i blije në internet. Sot, kanë lulëzuar një sërë videotekash, të cilat shesin me nga 200 lek, filma të piratuar, që i kanë titruar në shqipen më të keqe e përkthimin më amator të mundshëm. Madje, piratët po vjedhin piratët, pasi shumë nga këta filma kanë titra kërcënuese ndaj atyre që kopjojnë këtë CD pirate për ta shitur në dyqan tjetër!! Gjithçka nën sytë e shtetit. Në këtë rast, besoj se vjedhja ime është më njerëzore se e këtyre bizneseve. Unë shijoj art e nuk paguaj. Por, artistëve që ua vjedh muzikën, u shkoj në koncert dhe ua blej bluzat për t’i mbështetur. Ata jo vetëm ua vjedhin artin, ua shesin hajdutçe, por dhe e dëmtojnë si cilësi.
Pirateria si oktapod ndërkombëtar
Lufta ndaj sajteve pirate (më parë se isohunt kishin rënë btjunkie, piratebay.org, e deri te napsteri i lashtë) është në parim e drejtë. Njerëzit duhet të paguajnë për artin që shikojnë a dëgjojnë. Ndryshe artistët nuk kanë si jetojnë. Problemi më i madh është që luftën nuk po e bëjnë artistët, sesa kompanitë e mëdha të distribucionit. Shumë pak nga ato para u shkon artistëve, pjesa tjetër shkon për të ushqyer një rrjet ndërkombëtar shumëkombëshesh që pasurohet nga arti i këtyre. Ata, nuk shpërndajnë art. Ata fabrikojnë shije dhe artin e kanë kthyer në industri super-fitimprurëse. Me një metaforë jo shumë të gjetur, sajtet e torrenteve janë si Robin Hudi, ua marrin të pasurve, për t’ua dhënë të varfërve.
Për fatin e vendeve jashtë bote si ne, robinhudë të tillë, dalin shpesh.

Ka qene nje shprehje ne itali
Comprare Cd pirati e scaricare su internet e illegale!!
dhe pergjigja ishte
Ma se mi vendi un CD o DVD originale a 20 euro non cometi un furto??
kur u vendos rripi i sigurimit i obligueshem ne Itali,pa kaluar ne fletoren zyrtare shiteshin ne Napoli bluzat qe e kishin rripin e sigurimit te stampuar…Kurse tjetra,eshte qe piratet e medhenj,qe jane shtepite muzikore kane potence qe te ndalojne piratet e vegjel po me ate menyre qe Marlboro prodhon paketa me pulle dhe ato pa pulle.Keto te dytat shiten ne tregun ilegal,atehere ç’bejne policite?Nuk shkojne drejt e tek megamagazina e Marlboros,por ndjekin shitesit e rrugeve.Po ashtu edhe industrite e armeve,qe jane te liçensuara dhe ne mos pjeserisht shteterore,por shesin ne tregun ilegal,duke derdellitur tere diten qe kjo gje nuk duhet lejuar.
Redaksia Dita,
Dje, kishit nxjerrë tek “Tarta T’arta” një shkrim ku flitej për njeriun-ujk e pit-bull, shkruar nga Koloreto Cukali. Shkrimi mu duk tepër i goditur, por nuk e kuptova pse e zhdukët aq shpejt. Dhe sot në opsionin “Opinion” nuk po e gjej. Ka ndonjë arsye që nuk e lejuat? Në se jo, mund të më rekomandoni linkun përkatës? Flm.
Shkrimin mund ta lexoni ketu: http://gazetadita.al/shqiperia-vendi-i-njerezve-ujq/