Ministrat e BE takohen në Paris për çështjen e emigrantëve

Edona Llukacaj

Ministrat europianë u takuan të hënën në Paris për të gjetur një dakortësi mbi mënyrën se si të merren me migrantët që kalojnë Detin Mesdhe, tashmë të bllokuar në portet e Italisë dhe Maltës.

Në takimin me dyer të mbyllura të ministrave të brendshëm dhe të jashtëm të Bashkimit Evropian, mungonte ministri i Brendshëm populist i Italisë, Matteo Salvini, i cili shkroi në Tëetter një ditë më parë se ishte kundër lejimit të Francës dhe Gjermanisë për të vendosur mbi politikat për emigrantët, ndërsa shtetet si Italia po përballen direkt me to.

Megjithë mungesën e Salvinit, ministri i jashtëm gjerman Heiko Maas u shpreh se një zgjidhje ishte në horizont. Ai tha se bisedimet do të vazhdonin midis ministrave të brendshëm për një mekanizëm që do të bënte të mundur që Italia dhe Malta të hapnin portet e tyre.

Mijëra emigrantë nisën çdo vit në anijet e kontrabandistëve nga Libia, e shkatërruar nga lufta, ku emigrantët mbahen në kampe-burgje, që autoritetet ndërkombëtare i quajnë të tmerrshme. Organizata Ndërkombëtare për Emiigrimin thotë se deri më 19 qershor, në Itali ishin 2,252 të arratisur dhe 1,151 në Mesdhe, ndërsa të paktën 343 persona të tjerë vdiqën duke u përpjekur – shumë më poshtë numrave të viteve të mëparshme.

Franca ka theksuar nevojën që vendet europiane të ndajnë emigrantët e ardhur, të cilët shpesh udhëtojnë në anijet e trafikantëve dhe të shpëtohen nga grupet humanitare.

Takimi, i thirrur nga presidenti francez Emmanuel Macron, i parapriu bisedimet midis Macron dhe liderëve të OKB për refugjatët dhe emigracionin.

e.ll./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *