E dërguara e SHBA-së flet shqip dhe ka një mesazh për politikën (video)

Elena Tase

E ngarkuara me punë e SHBA-ve në Tiranë Leyla Moses-Ones deklaroi se Amerika vijon që të jetë në krah të Shqipërisë. “Është një kënaqësi për të përuruar këtë godinë. 21 korriku i 2016 filloi me pritshmëritë e një votimi në Kuvend. Pas negociatave që zgjatën gjatë gjithë ditës PD-ja miratoi draftin, Meta falenderoi Bashën dhe Ramën dhe tha se drafti ishte gati. Votimi filloi dhe ishte unanim.

Të gjithë votuan. Ky votim tregon se cfarë mund të bëjnë udhëheqësit kur punojnë së bashku për të mirën e përbashkët. Shqipëria kishte një të ardhme të re, pasi politikanët kishin vizionin për të luftuar korrupsionin. Kjo ishte tre vite më parë, por shumë gjëra kanë ndodhur që atëherë. Shqipëria ka miratuar ligjet dhe vettingut. u krijua operacioni ndërkombëtar i Monitorimit.

Vettingu ka qenë themeli për pjesën tjetër të reformave. Tani një numër i madhe 15% janë rivlerësuar, disa kanë kaluar dhe shumë kanë dështuar. Kjo përfshin gjyqtarët e lartë dhe Kushtetues. Disa thonë se është problem, por kjo tregon se përse reforma ishte e nevojshme. Sistemi i vjetër ishte i kapur nga korrupsioni dhe ata që veprojnë në hije për të mbajtur Shqipërinë prapa, reforma në drejtësi e theu dhe po ua kthen njerëzve.

Tre vjet më pas kemi një këshill të lartë të prokurorisë dhe gjyqësor dhe po punojnë për të ripërtërirë gjykatën e lartë dhe krijimin e SPAK-ut.  Kjo ndërtesë do të i japë KLP-së, KLGJ-së dhe Magjistraturës një shtëpi të re dhe moderne. Do të shohë një Shqipëri më SPAK-un dhe BKH për të çliruar shqiptarët nga krimi dhe korrupsioni. SHBA ka qëndruar krah Shqipërisë dhe i kanë nxitur këto ndryshime, ne qëndruam krah Shqipërisë dhe po qëndrojmë krah Shqipërisë. Ne po qëndrojmë krah Shqipërisë teksa po ngrihet SPAK-u. Jeni të sigurt, ne do të vijojmë që të qëndrojmë krah Shqipërisë” tha ajo.

e.t./dita

Share This Article
5 Comments
  • Asgje nuk ka ndryshuar. Hajdutet dhe vjedhjet jane shtuar (bashke me tenderat). Burgu eshte per ato qe nuk paguajne dritat apo qe nuk kane miq dhe leke. Keto sekretarja ambasades Lejla nuk ka si ti dije. Apo as do t’ja dije njelloj eshte.

  • SPAKU-TOROLLAKU TE PRANGOSE BASHKIM ULAJN DHE PAS TIJ EDVIN DROGEN

    ndryshe:

    Lejlaja e Sorosit ne Tirane t’i beje te fala “VENUSIT” te Enverit qe Reforma Sorosiane ne Drejtesi e ka hypur ne majen e KLP-se si ne asnje vend tjeter ish komunist te Evropes Lindore.

  • “Ky votim tregon se cfarë mund të bëjnë udhëheqësit kur punojnë së bashku për të mirën e përbashkët.”
    flitet për drejtësi?
    në jurisprudencë duhet përcaktuar saktësisht se çdo të thotë kjo fjali!!
    si e thotë dhe e ngarkuara me punë e SHBA-së dhe jo “-ve” në Tiranë më pas këta me “të mirën e përbashkët.”nuk nënkuptojnë dhe ne të tjerët,pra popullin!këta kuptojnë vetveten!!”me të mirën e përbashkët.”tonën,të politikës hajdute mafioze thonë ata!

  • Te gjithe ata qe e ndjejen veten fajtore per kete keq drejtim dhe montim te mafies vajten me zor ne votime duke i marre per veshi dhe me shkelma prapanices Shume nga ata e kundershtuan qe ne hapat e para dhe ashtu si e kane shprehur deri tani se gjoja e merrte Rama drejtesin Me vone u sulen kunder diplomateve dhe perfaqesive te aleateve tane Po ta ndjenin pergjegjesine ndaj popullit qe u ka besuar do ta kishin bere vete reformen ,dhe nuk do te ishim ne erresirene trazicionit kaq te tmerrshem .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *