Gomonia në Vlorë jep alarmin në mes të detit, shpëtohen dy persona

Elena Tase

Dy persona janë shpëtuar nga roja bregdetare dhe policia kufitare në Vlorë, pasi mjeti me të cilin po lundronin pësoi defekt duke mbetur në det.

Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e djeshme në brigjet e Vlorës, pranë ishullit të Sazanit. Gomonia me emrin STUHIA 1375 , me 2 persona në bord, me shtetësi shqiptare ka, ka pësuar defekt në një motorr dhe është këputur sistemi i drejtimit (timoni).

Kjo ka bërë që dy personat në bord të kërkonin ndihmë, dhe menjëherë pranë tyre ka shkuar roja bregdetare dhe policia kufitare të cilët i kanë shpëtuar, ndërsa kanë nxjerrë mjetin lundrues në breg.

Personat, ende të paidentifikuar janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa nuk dihet ende arsyeja e lundrimit të tyre me gomone pranë ishullit të Sazanit.

Nga ana e saj policia ka nisur hetimet pas dyshimeve se mjeti lundrues po përdorej për trafik droge. Për këtë arsye po verifikohet dokumentacioni i mjetit lundrues.

e.t./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *