Asambleja e Partisë Socialiste do të zhvillohet ditën e sotme në orën 16:00, ku në fokus do të jenë zgjedhjet e 30 qershorit.
Asambleja do të nisë me fjalën e kryetarit të PS-së Edi Rama.
Më pas do të bëhet analiza mbi rezultatet e zgjedhjeve të 30 qershorit.
Gjithashtu një analizë do të ketë edhe për zgjedhjet e brendshme në strukturën e PS-së.
Qarqet që kanë pasur një rezultat më të dobët se zgjedhjet e disa viteve më parë do të jenë gjithashtu në fokus të kësaj asambleje.
Ndërkohë në mbledhjet e Kryesisë së PS-së është bërë një përmbledhje e rezultateve të qarqeve të zgjedhjeve të 30 qershorit.
Në rendin e ditës së asamblesë që mblidhet sot ora 16:00 janë:
1.Fjala e Kryetarit të PS, Edi RAMA.
2.Analizë mbi rezultatet e zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit 2019.
3.Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-Vendimit “Per organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve të përgjithshme në parti”.
4.Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-Udhëzimit “
5.Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-Udhëzimit “Për kriteret përzgjedhëse për delegatet e kongresit, kryetaret e partisë të bashkive, kryetarët e KS të Nj.A dhe kryetaret e OS.
6.Të ndryshme.

e.t./dita

Socialistet do te ndalen ne 2021.! Aty do te ndalen dhe do te hidhen ne aktivitet per nje mandat te trete.!
SUKSESE ASAMBLES SE PARTISE SOCIALISTE TE SHQIPERISE.!
O profesor Selenica
Pikat ku do ndalen ne axhende, jo koha kur do ndalen
Puupuuu sa të kapshëm jeni ju militantët.
Shif kur të mos kuptosh as fjalën të kapshëm tani dhe ta marrësh për garë vrapi me opinga fshati
🙂
O socialiste, per keto projektet e infrastruktures merrni kompani te huaja qe njihen, sic e ben dhe Maqedonia.
Duke pare se kush kompani e njohur operon ne shqiperi, ofrohen dhe kompani ne fusha te tjera.
Pra, mos mendoni vetem te vidhni per vete bashke me keta qe punojne pa standarte, por shihni pak me larg, mendoni per punesimin e popullit