A quhet ky mashtrim?

anazapta

Luli gjatë fushatës elektorale të 8 majit 2011 premtoi me egoizëm e kaparadisje, duke thënë se do të bënte namin për zgjidhjen e çdo shqetësimi të qytetarëve dhe se do ta bënte Tiranë “lule”. Realiteti flet ndryshe. Pas mbi dy vite në krye të bashkisë Tiranë, kryeqyteti është bërë më kaotik në qarkullim mjetesh, në zhurma publike, në ndotje mjedisore prej plehrave e tregjeve të rrugës. Qytetarët nuk provuan asnjë zgjidhje të premtuar prej Lulit, përkundrazi po përjetojnë shtim problemesh sociale dhe gërmadhave urbanistike prej ndërtimeve pa leje. Luli del 1 herë në muaj me tre zyrtarë në mes të ndonjë rrugice, vendos përpara kamerave dy punëtorë me kominoshe, çizme,karroca, lopata e ndonjë fadromë si dekor dhe pret ndonjë shirrit inagurimi për punë që as nisin e as bitisin. Lexoni 120 premtimet në fushatën e 8 majit 2011. Disa ishin premtime ndër më të rëndësishmet për banorët e Tiranës, të cilët do të realizoheshin brenda 100 ditëshit të parë të tij. Ende sot nuk janë bërë realitet. A quhet ky mashtrim?

 

Email në adresën

[email protected]

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *