Pas vendimit të Komisionit të Posaçëm të Kualifikimit, për shkarkimin e drejtuesit të prokurorisë së Vlorës, Ardian Ylli, sot pritet të bëhet prezantimi i ri, i drejtuesit të akuzës së Vlorës.
Drejtimi i kësaj prokurorie tashmë i është besuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, prokurorit Erion Çela.
Ky i fundit, prej disa vitesh ushtron detyrën e Prokurorit në Vlorë.
Ylli e kishte filluar karrierën në vitin 1994 në Prokurorinë e Përgjithshme, ndërkohë në vitin 1998 ai është emëruar Prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.
Në vitin 2013 Ylli është transferuar si prokuror pranë Prokurorisë së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier dhe në vitin 2015 është promovuar si drejtues.
Në vitin 2017-të Ylli është komanduar si drejtues i Prokurorisë Vlorë.
e.t./dita
