Ryshfet, pas presionit për bllokimin e patentës, arresohen tre policë rrugorë, mes tyre efektivja 25-vjeçare

Elena Tase

Tre efektivë të policisë Rrugore të linjave në Tiranë, mes të cilëve edhe një punonjëse 25-vjeçare nënë e një fëmije 3 vjeç, u arrestuan me vendim të Gjykatës së Tiranës nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Dy punonjës të tjerë të Policisë Rrugore u pezulluan nga detyra, ndërsa një drejtues automjeti, mori masën detyrim paraqitje, i dyshuar për veprën penale të korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

Punonjësit e policisë akuzohen se u merrnin rryshfet shoferëve që shkelnin rregullat e qarkullimit rrugor për të mos u hequr patentën.

SIç bëhet e ditur nga Ministria e Brendshme, Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, kishte nisur hetime në muajt e parë të vitit 2019.

Në përfundim të aplikimit të metodave speciale të hetimit janë grumbulluar prova paraprake, mbi bazën e të cilave Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka vendosur masat e sigurimit “Arrest me burg” për punonjësin e policisë F. Xh, 58 vjeç, nga Tirana;

Duke u nisur nga rrethanat familjare, fakti që ka një fëmjë 3 vjeç, gjykata vendosi arresti shtëpiak për efektiven e policisë Rrugore Afinisa Metani, 25 vjeçe nga Tirana.

Po ashtu, arrest në shtëpi u vendos edhe për punonjësin e policisë Bujar Allko, 48 vjeç, nga Tirana

Ndërkohë u pezulluan nga detyra punonjësit e policisë Emiljano Kaceli, 28 vjeç nga Tirana dhe Florjan Dimraj, 38 vjeç.

Ndërkohë, qytetari, drejtues automjeti që ka dhënë ryshfet, Fatjon Lugaj 35 vjeç, nga Tirana, i dyshuar për veprën penale të “korrupsionit aktiv nga persona që ushtrojnë funksione publike”, ka marrë masën e sigurimit personal “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

e.t/ dita

 

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *