Boris Johnson, kryeministri i ri i Britanisë së Madhe

Leda Hysa

Boris Johnson është zgjedhur lider i ri konservator në një votim të anëtarëve të partisë së tij, dhe do të bëhet kryeministri i ardhshëm i Mbretërisë së Bashkuar.

Ai mundi Jeremy Hunt qartazi, duke fituar 92,153 vota kundër 46,656 sa i kishte rivali i tij.

Ish-kryebashkiaku i Londrës merr të mërkurën postin nga Theresa May. Në fjalimin e tij të fitores, Johnson premtoi se do të “dorëzonte Brexit, do të bashkonte vendin dhe do të mposhtte Jeremy Corbyn”.

Duke folur në qendrën e Mbretëreshës Elizabeth II në Londër, ai tha: “Ne do ta aktivizojmë vendin. Ne do të marrim Brexit më 31 tetor dhe do të përfitojmë nga të gjitha mundësitë që do të sjellë  fryma e re. Ne jemi kthyer duke besuar në veten tonë, dhe si një gjigant që fjeti mjaft, do të ngrihemi dhe do të këpusim litarët e dyshimit dhe negativitetit”.

Johnson falenderoi paraardhësen e tij, duke thënë se ishte “privilegj për të shërbyer në kabinetin e saj”. Ai ishte sekretar i jashtëm i Znj. May deri sa dha dorëheqjen për shkak tëBrexit.

Presidenti i SHBA, Donald Trump, gjithashtu i dërgoi një mesazh urimi Z. Johnson, duke shtuar: “Ai do të jetë i madh!”

l.h/ dita

 

Share This Article
2 Comments
  • Angline po e cojme gradualisht pa u ndjerr nen patkonjet e Rusise sllavo-anglezet si ky koketrashi Borisoviç Xhonsonoviçi dhe mire ti behet se ata e larguan nga Europa me kufomen May qe u mashtrua nga ribalta e KGB.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *