Hidhet ne erë memoriali i Thimio Lolit në Finiq. Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme. Pasi kanë thyer pllakën e mermerit, persona ende të paidentifikuar kanë goditur edhe murin e memorialit duke e hedhur atë në erë. Ata janë larguar menjëherë sapo banorët janë zgjuar nga zhurma e shpërthimit.
Ky memorial është sulmuar në dhjetor të vitit të kaluar nga persona të cilët grisën flamurin dhe i hoqën pllakën memorialit.
Memoriali në fshatin Kranë është ngritur rreth 7 vite më parë dhe në përshkrimin e tij shkruhet se i dedikohet Thimio Lolit për pjesëmarrjen e tij në çlirimin e Maqedonisë greke nga pushtuesit bullgarë.
e.t./dita

ne fakt memorialet e shqiptareve ne greqi nuk i prek njeri me dore…apo nuk kemi asnje??? ahhhhh po…greket kane minoritet e te drejta…popujt e tjere nuk kane asgje …me mire te themi qe nuk ekzistojne…hajt ti shfarosim fare ata qe nuk jane greke e “orthodhokse”…se keshtu pati vepruar edhe thimua …me te thena e kam
NUK NGRIHET MEMORIALI KRIMINELIT NE SHTEPINE E VIKTIMES.