Konfirmohet në detyrë prokurori i Krimeve të Rënda Olsjan Çela, kandidat për pozicionin e Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës.
Pas seancës dëgjimore, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dhënë vendimin këtë të martë duke e konfirmuar në detyrë Çelën.
“Trupi gjykues pasi shqyrtoi të gjithë dokumentacionin e dërguar nga institucionet e verifikimit zhvilloi një procedurë të thellë hetimi administrativ, dëgjoi subjektin e rivlerësimit në seancën e datën 19 korrik 2019 në respektim të të drejtave të tij për një proces të rregullt ligjor e konsideron të përfunduar seancën dëgjimore. Në konkluzion të këtij procesi rivlerësimi, trupi gjykues i përbërë nga unë Lulzim Hamitaj, kryesues, Olsi Komici, relator dhe Brunilda Berkteshi anëtare, vendosi konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Olsian Çelën,”-tha kryesuesi i senacës Hamitaj.
Vendimi u prit me duartrokitje nga kolegët e Çelës.
I shortuar me përparësi për shkak të kandidimit Çela, u verifikua për të tre kriteret pasurinë, integritetin dhe aftësisë profesionale.
Ndërkohë i pranishëm në seancë ishte edhe vetë Olsjan Çela si dhe vëzhguesit ndërkombëtarë.
Prokurori doli para komisionit të vettingut më 19 korrik.
Kandidat për prokuror të Përgjithshëm janë 4, bashkë me Çelën. Arta Marku, prokurore e përkohshme, por kërkon një mandat të plotë kushtetues. Në garë janë edhe Fatjona Memçaj, prokurore e Apelit, dhe avokati Lulzim Allushaj.
Olsian Çela është rivali kryesor i Arta Markut në garën për Prokuror të Përgjithshëm.
Vendimi i parë që pritet të marrë Këshilli i Lartë i Prokurorisë pas konstituimit do të jetë zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm me mandat të plotë 7-vjeçar.
Pas zgjedhjes se KLP-së, është kjo e fundit që i liston kandidatët.
Kryeprokurori zgjidhet me 3/5 me një mandat 7 vjeçar, pa të drejtë riemërimi.
Nëse Kuvendi nuk e zgjedh Prokurorin e Përgjithshëm brenda 30 ditëve, atëherë detyrën e merr kandidati i renditur i pari në listë.
l.h/ dita

PAS MILOT – BALLDREN ESHTE SANDER FRANGAJ TJETER PASUNAR BERISHIST SI BASHKIM ULAJ QE VJEL NGA TEPSIA RILINDJOTE !!!!
I nderuar zoti Kryeredaktor
Krimin e paramenduar qeveritar me koncesionin e rrugës Milot Balldren, e zbulon dokumenti i Bankës Botërore (BB), sipas të cilit, ky segment rrugor dytësor nuk ka qenë, as i domosdoshëm dhe as i planifikuar, në projektet zhvillimore të infrastrukturës kombëtare, për vitet 2016-2025.
Ashtu si me 18 milionë euro reklama në pushtetin “Berisha”; ku koncesion është skenar i ndërtuesit Sandër Frangaj, pronar i TV-Klan, bërë me kryeministrin Rama, për të zhvatur sa të munden, me tendera e investime fiktive.
Skenari për vjedhjen 180 milionë euro në koncesionin e rrugës së “florinjtë” Milot-Balldren, ka nisur me disa kronika në formë “apeli” ndaj qeverisë, për rikonstuksionin e këtij segmenti, motivuar me gjoja shqetësimin e banorëve të zonës, për kontakt normal me tregun e Milotit e Laçit, por që në fakt, ishte mundësi biznesi ndërtimi, për Sandrin e çdo pushteti.
Pë ta përligjur këtë investim, kryeministri Rama dhe ministri Gjiknuri, maskuar pas shqetësimit të banorëve të zonës (Sandrit), futi rikonstuksionin e rrugës Milot-Balldren në projektet e viteve 2016-2020, me vlerë 10 milionë euro, e cila do të ndërtohej nga firma “ANK” e ish-deputetit të PS, Ndue Kola, ende pa kaluar kapitalet tek vëllai i tij Agim Kola, krushk i Sandër Frangajt.
Ky projekt, që do mbushte gropat, me zhavorr e dhera, nga firma e Benard Nallbanit, kunat i Sandër Frangajt, sa për të marrë 10 milionë eurot e dhëna nga kryeministri, u refuzua nga Banka Botërore; e cila me ekspertët e saj, vendosi të ndërhynte në këtë rrugë, por vetëm duke ndërtuar “By Pass”-Lezhë.
Qeveria shqiptare, u detyrua ta pranonte këtë investim, i cili u planifikua edhe në projektet infrastrukturore të viteve 2016-2020, për të ndërtuar “By Pass”-Lezhë, me gjatësi 4 kilometër dhe vlerë 24 milionë euro (6 milionë euro/km) të financuar nga Banka Botërore.
Mirëpo kryeministri Rama, që e dinte se Sandri nuk mund të vidhte dot milionat, mbasi BB do ta administronte vetë investimin e saj në “By Pass”-Lezhë, shpërfilli skemën e BB; dhe vendosi ta ndërtojë krejt rrugën 17.4 kilometër, me buxhetin e shtetit shqiptar, duke lënë përsëri në lojë firmën “ANK” të Ndue Kolës, gjë që të tregoi, se po vazhdonte pazari Rama-Frangaj.
Grupi me 3 ekspertë, të caktuar nga Rama-Frangaj, për të bërë vlerësimin financiar të investimit të rrugës Milot-Balldren, konkludoi për fondin limit 102 milionë euro pa TVSH, ndërkohë që kostoja reale ishte 71 milionë euro, ndërsa shtesa (vjedhja) 31 milionë euro ishte bërë fiktive, me diktat të kryeministrit.
Pas këtij vlerësimi, ende pa u marrë vendim qeverie për investimin, “në TV-Klan” filluan kronikat mbi domosdoshmërinë dhe emergjencën e rindërtimit të rrugës Milot-Balldren, ndërsa vetëm 1 muaj pas kronikës së 14 televizive, në datën 9 tetor 2018, pa asnjë garë publike por vetëm me VKM, kompania “ANK” e Ndue Kolës, krushkut të Sandër Frangajt, u shpall fituese për PPP (Koncesionin) e ndërtimit dhe mirëmbajtjes së rrugës Milot-Balldre, me fond 161.5 milionë euro, (pa TVSH), ose edhe 59.5 milionë euro, më tepër se vlerësimi i ekspertëve.
Duke parë që super-vjedhja ishte përfitim nga Sandër Frangaj dhe nuk reagoi as opozita PD-LSI, në datën 23 shkaurt 2019, kryeministri udhëroi dy ministret Belinda Ballku e Anila Denaj, të hartonin një akt-vlerësimi tjetër për koston e rrugës, mbasi sipas koncesionarit Ndue Kola, vlera 161.5 milionë euro, nuk ishte e mjaftueshme për përfundimin e punimeve.
Në datën 19.03.2019, dy ministret Balluku e Denaj, zbatuan urdhërin dhe nëpërmjet Akt-Vlerësimit “Estra” (zhdukur nga dosja), ndryshuan kontratën e rrugës Milot-Balldren, duke çuar koston e rrugës në 213 milionë euro pa TVSH, ose 32% më tepër, se kostoja e tretë. Do vijojë denoncimi i kësaj super-vjedhjeje, me prova të tjera dhe me shkakun e lidhjes familjare e miqësore, por edhe përfitimit, që detyrojnë 3 zonjat e (pa)drejtësisë Marku, Gjonaj e Prela, lidhur me këtë krim financiar, që po ekzekutohet nga miqtë e tyre Ndue Kola dhe Sandri “TV-Klan”-it
Olsiani eshte nje nga prokuroret me te zote e më pak te perfolur. I uroj me te miren