Rama e la pa post, flet Bushati: S’luftoj për ofiqe. Ja emrat e tjerë që ndryshojnë

J L

Ditmir Bushati nga sot nuk do të jetë më drejtuesi politik i qarkut të Shkodrës.

Në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, Rama e zëvendësoi Bushatin me Valdrin Pjetrin, kryebashkiakun e ri të Shkodrës.

“Nuk ka rëndësi posti, rëndësi ka për çfarë çështjesh luftoj e punoj, mungesa e ofiqit më ndihmon të çoj përpara projektet për të cilat jam angazhuar”, tha Bushati për mediat.

Rama propozoi ndryshime në udhëheqjen e socialistëve të qarqeve.

“Jam gati të propozoj disa ndryshime në udhëheqjen e qarqeve. Përsa i përket sekretariatit, kemi rënë dakord që të bëjmë disa ndryshime të nevojshme. Së pari kemi menduar të kemi një sekretar që të koordinojë punën e këtyre këshillave dhe rezultatet që dalin dhe nevoja për t’u adresuar nga qeveria apo institucionet e tjera”, tha Rama.

Qarku i Tiranës do drejtohet nga Elisa Spiropali dhe Ervin Bushati. Ikën Blerina Gjylameti.

Qarkun e Lezhës do e drejtojë Sandër Lleshi. Ikën Lindita Nikolla.

Sekretarët e rinj

Ilir Beqja emërohet Sekretar për Koordinimin e Këshillave Drejtues

Lindita Nikolla, sekretare për burimet njerëzore

Blerina Gjylameti, sekretare për dixhitale

Sekretar për Rininë, Gent Cakaj

Sekretar për Organizimin dhe Kordinimin, Arben Pëllumbi

j.l./ dita

 

 

Share This Article
5 Comments
  • Po ik mor legen buthq.r
    Vajte kerceve si loqe perballe Kotsias, paske ideale ti..
    Yy pusht i Ramutit, ju perdor si rrecka dhe ju hedh poshte si levozhge

  • I nderuari kryeredaktor Adrian Thano përshëndetje! Jam duke ndjekur fjalimin e Kryetarit të Partisë Socialiste dhe kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama në mbledhjen e Asamblesë Socialiste të kësaj Partie.Ju them me bindje se po më pushtojnë morrnica në trup kur dëgjoj fjalë thesare prej tij.Unë këto që po shpreh Rama i marr seriozisht dhe me bindje se janë fjalë bindëse jo vetëm për drejtuesit e Partisë Socialiste nga qendra në bazë por për gjithë socialistët e Shqipërisë sidomos për kuadrot e saj që nga organet qëndrore dhe për ç’do kuadër të kësaj partie në pushtetin vendor.Në kohën që unë po dëgjoj fjalimin(kumtimin)e Ramës detyrohëm që të bëj këtë kërkesë ne redaksinë tuaj me lutjen që mundësisht krijoni kushtet që ky materjal të botohet që në këtë çast në gazetën tonë informative plebishitare Dita.Mbetëm me shpresë se kjo kërkesë e imja do të merret parasyshë nga ana juaj si redaksi dhe ju si kryerdaktor i saj në veçanti.Të jeshë i bindur se kjo kërkesë e imja është me ndërgjegje e ç’do socialisti të vërtetë me bindje të thella Socialiste që do të mbajnë shenimet e tyre përkatëse duke nxjerrë shenime dhe detyra sejcili socialist për vehte në shërbim të Partisë Socialiste në organizatën ku militon.Mbetëm me shpresë për plotësimin e kësaj kërkese shpirtërore.Ju përshëndes dhe ju jam mirënjohës për mbështetjen që më keni dhenë gjithënjë.Urime e mirësi të gjithëve si redaksi. Nga Pjetër Bubaj.

  • Per mendimin tim Z. Bushati eshte nje nga ministrat me te afte dhe me integritet qe kane patur qeverrite e pas 90es, bile mund te them se eshte ministri i jashtem me i mire qe ka patur Shqiperia qe pas Luftes se dyte boterore. Nuk e kuptoj fare menjanimin qe i ka bere atij hapur Z. Rama! Per mua eshte nje nga gabimet me te medha te Z. Rama. Ne vend qe njerezit e zote te mbeshteten dhe vihen ne krye te puneve te vendit, ashtu siç propagandon dhe vete Z. Rama, fatkeqesisht me shembullin e keq te tij ai po ben te kunderten.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *