Ish-kryeministri kinez Li Peng, i konsideruar nga aktivistët e të drejtave të njeriut dhe shumë të tjerë si “Kasapi i Pekinit” për rolin e tij në goditjen e protestave në Sheshin Tiananmen, ka vdekur, sipas mediave shtetërore të vendit.
Li, vdiq të hënën në Pekin, më shumë se tre dekada pasi qeveria e tij autorizoi një shtypje të përgjakshme të protestave pro-demokraci të udhëhequra nga studentët më 4 qershor të 1989.
Vdekja e tij vjen në një kohë kur Kina ballafaqohet me një krizë politike në Hong Kong, ku protestat mbi një projektligj të ekstradimit kanë vënë Pekinin përballë sfidës më serioze që nga demonstratat Tiananmen.
Atëherë, Li pati mbajtur një linjë të ashpër duke urdhëruar sulmet që shtypën demonstratat disa javore të protestuesve në Pekin.
Numri zyrtar i të vdekurve, një ditë pas goditjes u raportua rreth 300, shumica e tyre ushtarë, dhe 23 studentë. Kina nuk ka paraqitur kurrë një përllogaritje të plotë të ngjarjeve, por grupet e të drejtave dhe dëshmitarët thonë se shifra mund të arrijë në mijëra. Kjo temë është tabu dhe nuk flitet në Kinë.
Të martën, media shtetërore kineze raportoi vdekjen e Li, duke thënë: “Shoku Li Peng mori një qëndrim të qartë dhe së bashku me shumicën e shokëve të Byrosë Politike të Komitetit Qendror, morën masa vendimtare për të ndalur protestat dhe për të qetësuar trazirat kundër revolucionare”.
Ai “stabilizoi situatën e brendshme dhe luajti një rol të rëndësishëm në këtë luftë të madhe në lidhje me të ardhmen e partisë dhe vendit”.
Li ishte kryeministër deri në vitin 1998, ndërsa Kina mbajti linjën e saj, përtej qëndrimeve ndërkombëtare dhe sanksioneve të vendosura nga vendet perëndimore pas dhunës në sheshin Tiananmen.
e.ll./dita

Rruga kineze e ruajtjes se shtetit ne Demokraci,rezultoi SUKSES,
Sikur Ramiz Alia te kishte pushkatuar te parin personin qe vinte verdalle ne sheshin Skenderbej me FIAT te verdhe te sigurimit,sot nuk do te ishim ne kete rrumpallhane,ku hajdutet zoterojne ekonomine.
Suikur te kishte vrare ne vend rrugacet dhe banditet ,,Ekonomia dhe industria nuk do te ishin shkaterruar dhe hapja me boten do ishte bere e kontrolluar,pa shkaterrime me pasoja.
Kap[italist do ishte bere me i afti,jo me hajduti,
Prona do te kishte shkuar tek i zoti,jo tek zaptuesi,…
Prandaj ky Li Pengu duhet nderuar si Teng Hsiao Pingu ,floriri i vogel qe e coi Kinen nga mizerja ne mireqenje,Ne Ekonomine me te fuqishme te botes.
Vrau 1 mije,por shpetoi 1 miljard.
futjani m’raki sonte
kasapi shkoj per lesh
(oh se harrava ! – Ngushellime shoko Lu )