Sekuestro preventive për pasurinë e të dyshuarit për grabitjen e Rinasit

Edona Llukacaj

Bëhet me dije se Policia e Elbasanit, nën drejtimin e Prokurorisë Elbasan ka finalizuar operacionin “Kusarth” ku është vendosur sekuestro preventive pasurisë së K. Ç., një nga të dyshuarit për grabitjen e Rinasit, dhe pjesëtarëve të familjes së tij me pretendimin se këtë pasuri i ka përfituar nga aktiviteti kriminal.

Në njoftimin e Policisë bëhet me dije se në kuadër të hetimit të proçedimit penal të regjistruar pranë Prokurorisë së Elbasanit për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, gjatë paradites të së martës u vendos sekuestro preventive për pasuritë e paluajtshme dhe aksioneve në pronësi të tyre, të cilat dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal, si më poshtë:

-1 apartament me sipërfaqe 50 m2, në qytetin Elbasan;

-pasuri e llojit arë + truall me sipërfaqe 500 m2 dhe një ndërtesë e llojit njësi me sipërfaqe 167,9 m2 e ndërtuar mbi këtë pasuri, në vendin e quajtur Kusarth, Elbasan;

-pasuri e llojit arë me sipërfaqe 809,5 m2, mbi të cilën është regjistruar kontrata e sipërmarrjes për ndërtimin e 3 vilave nga 1 kat + nënçati me sipërfaqe 166 m2 secila, me vlerë investimi 15.662.000 secila, në vendin e quajtur Kusarth, Elbasan;

-50 % e aksioneve të një shoqërie në Elbasan.

Nga vlerësimi paraprak i pasurive të sipërshënuara, rezulton se ato kanë një vlerë rreth 500.000 Euro.

Po ashtu bëhet me dije se po vijojnë hetimet dhe verifikimet për evidentimin e pasurive të tjera të luajtshme dhe të paluajtshme në emër të këtij shtetasi ose familjareve te tij.

e.ll./dita

 

Share This Article
2 Comments
  • Pronet e krimit qe sekuestrohen nuk blihen ne ankand nga asnje person, cka do te thote qe keto prona jane te vdekura per 100 vjet, pa asnje ndikim ne te ardhurat e shtetit.

  • Ca do te thote sekuestro preventive o gazetar.Shkruani shqip o analfabeta se na turperuat para te huajve o muter.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *