DPT: Taksë jo vetëm për pasurinë por edhe për shërbimet ndaj saj, për kanalet, për kabllot

J L

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, ka bërë thirrje sot për të paguar sa më shpejt taksat e reja, ndryshe do ketë ndëshkime.

Më poshtë, njoftimi i tyre publik:

Bazuar në dispozitat e ligjit Nr. 92/2014, datë 24.07.2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, furnizimi i shërbimeve që lidhen me një pasuri të paluajtshme, janë të tatueshme në Shqipëri, nëse pasuria e paluajtshme ndodhet në Shqipëri.

Disa nga këto shërbime janë si më poshtë:

shërbimet e ekspertëve dhe agjentëve imobiliarë;

furnizimi i strehimit në sektorin hotelier apo në sektorë që kanë funksion të ngjashëm me të;

dhënia e të drejtave të përdorimit të pasurive të paluajtshme dhe shërbimet për përgatitjen dhe bashkërendimin e punimeve të ndërtimit;

shërbimet e arkitektëve dhe ndërmarrjeve që mbikëqyrin zbatimin e punimeve.

Kujdes! Përveç truallit, i cili konsiderohet si një pjesë e përcaktuar e sipërfaqes së tokës, përbëjnë “pasuri të paluajtshme” ndërtimet e trupëzuara në tokë, përfshirë dhe pjesët mbështetëse të tyre (si për shembull kanalizimet, tubacionet, kabllot)

j.l. / dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *