Ndoshta nuk kini dëgjuar për Zhak Burcar, një gjeolog dhe oqeanograf francez, profesor i Universitetit të Parisit dhe anëtar i Akademisë së Shkencave të Francës.
Gjatë viteve 1916-1920, kur krahina e Korçës ishte e pushtuar nga trupat franceze, i ngarkuar nga qeveria e tij, ai bëri studime gjeologjike dhe gjeografike mbi këtë krahinë.
Më kryesoret janë: Kufijtë shqiptarë të administruar nga Franca dhe Shqipëria dhe shqiptarët.
Ka shkruar edhe artikuj për gjeografinë (klimën, popullsinë etj.) edhe për gjeologjinë e Shqipërisë, duke përpiluar edhe skemën e parë tektonike.
Disa nga këto punime nuk e kanë humbur ende sot vlerën njohëse dhe shkencore.
o.p. / dita
