A u financua Salvini nga rusët? Conte do të raportojë në Parlament

Leda Hysa

Kryeministri italian, Giuseppe Conte duhet të raportojë në parlament për akuzat lidhur me financimet e paligjshme ruse për partinë ekstreme të krahut të djathtë në pushtet, Lega Nord.

Më parë këtë muaj, faqja amerikane e internetit, buzzfeed, tha se kishte marrë një regjistrim të një takimi në Moskë mbi marrëveshjet për të fshehur paratë ruse te Lega përmes shitjes së karburanteve.

Buzzfeed tha se Gianluca Savoini, ish-zëdhënës i udhëheqësit të Legës, Matteo Salvini, i cili është gjithashtu zëvendëskryeministri dhe ministër i Brendshëm, ishte një nga njerëzit që morën pjesë në takim.

Nuk ka asnjë dëshmi që marrëveshja shumë milionë dollarëshe ka përfunduar ndonjëherë.

Salvini është distancuar nga Savoini, i cili kryeson një shoqatë që promovon lidhjet midis Rusisë dhe rajonit verior të Lombardisë në Itali dhe shpesh ka qenë ambasador i Salvinit në qarqet ruse.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *