Nuk votëbesohet nga parlamenti kryeministri spanjoll

Edona Llukacaj

Parlamenti spanjoll nuk i ka dhënë kryeministrit në detyrë Pedro Sanchez votat e nevojshme. Ndonëse Sanchez e udhëheq qeverinë që kur partia e tij fitoi zgjedhjet në muajin prill, ai nuk ka arritur të votëbesohet, meqë i mungon shumica e nevojshme.

Më shumë se gjysma e deputetëve të pranishëm votuan kundër kandidaturës së socialistit, me rezultatin 170 kundrejt 124 votave. Një tjetër votim pritet të mbahet të enjten, ku këtë radhë i nevojitet vetëm një shumicë e thjeshtë votash.

Nëse Sanchez humbet sërish, brenda dy muajve do i kërkohet të formojë aleanca të reja qeverisëse, përndryshe Mbreti Filipi i VI i Spanjës mund të ndërhyrje duke thirrur zgjedhje të parakohshme, që do të ishin të katërtat në këto katër vite.

Besohet se Sanchez do i vazhdojë negociatat për krijimin e një koalicioni qeverisës, porskepticizmi nuk mungon.

e.ll./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *