Dëshmoi për hetimin belg, Basha: Dhashë informacion të plotë, po hetojmë pastrimin e parave

Elena Tase

Lideri demokrat Lulzim Basha ka deklaruar pas daljes nga prokuroria e Krimeve të Rënda se në dëshminë para prokurorëve belgë ka thënë ato që ka thënë në Kuvend, duke dhënë edhe më shumë informacione.

“Dhashë sot informacione të plota për “Toyota Yaris” edhe më shumë se kam dhënë në publik. Taulant Balla duhet të ishte sot në pranga. Qeveria e Edi Ramës janë kthyer në shërbim të pastrimit të parave të drogës. Sot gjithçka po bëhet për pastrimin e parave të drogës. Synimi kryesor i Edi Ramës është që përmes bashkëpunimit me krimin të akumulojë sa më shumë pushtet. Synimi i vetëm është grumbullim dhe mbajta e pasurisve dhe parave të krimit. Milot-Baldrem është pastrim parash. Pastrimi i parave po vret ekonominë. Për këtë arsye PD e ka prioritet luftën kundër pastrimit të parave. Do vëmë para dretësisë të gjithë ata që pastrojnë para krimi dhe do i konfiskojmë paratë e krimit.

Dëshmia është dhe do të mbetet në kuadër të rregullave. Dhashë informacione të plota mbi çështjen duke i qëndruar asaj që kam dhënë në publik”, tha Basha.

e.t./dita

Share This Article
5 Comments
    • Njelloj jeni o Bashuk majtas e djathtas hajdute e kriminela.Po na vjen mire nqs filloni te shqyeni njeri-tjetrin.

  • ishe thirrur per te deshmuar kaq mjafton komentet leri kur te dale konkluzioni nga prokuroret…pse nuk eshte thirur Balla akoma?????

  • Pse nuk spjegon qe ju pergjigj pyetjes qe ku e kishte marre informacioni qe parate ishin nisur drejte Shqiperise dhe pse e beri publike ne parlament? Mos valle per ta degjuar ata dhe te nderronin rruge se ishin nisur per tek Lulezim Basha?! Pra, nuk jep per perggjigje per pyetjet kyçe, por sorollatet deri sa çdo gje te filtrohet, pastaj? Pastaj SPAK-u.

  • Tao do arrestohet kur te behet lulushi kryeminister.do anulloje hetimin dhe do nxjerre urdher arrestin.nuk besoni?ja prisni dhe pak.do rrezohet rama dhe krye minister automatikisht lulush kastravec hollandezi.ne ate kohe do jete unifikuar detyra e kryeministrit me prokurorin.kushtetuta?kush foli?sa te kemi like floririn i bejme te gjitha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *