Shkarkimi i Hysen Ketës, shtëpia e babait të tij Myslymit dhe një letër nga SHBA (faksimile)

redaktor

Drejtuesi i Prokurorisë Përmet,  Hysen Keta është shkarkuar sot nga detyra me vendim të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Vendimi u shpall mëngjesin e së enjtes nga trupa gjyqësore e drejtuar nga Xhensila Pine, me relatore Brunilda Bekteshin dhe anëtare Suela Zhegun.

Pavarësisht se ka patur mosdakordësi brenda trupës (anëtarja Zhegu nuk ishte dakord me vendimin) me dy votat e tjera vendimi u mor kundër Ketës.

Problemet që penalizuan subjektin sipas KPK lidhen me një shtesë në shtëpinë e trashëguar nga i ati dhënë më pas me qera si dhe mungesën e dokumentacionit për të ardhurat e përfituara si avokat rreth 30 vjet më parë, në filim vitet ’90.

KPK nuk ka marrë parasysh që godina dhe trualli janë trashëguar nga i ati.

I ati i Hysen Ketës është Myslym Keta

Myslym Keta është një figurë e shquar e historisë së popullit shqiptar, i njohur gjerësisht për veprimtarinë e tij antifashiste gjatë luftes dhe atë ushtarake pas çlirimit.

Për këtë kontribut i është dhënë titulli Hero i Popullit.

Hysen Keta nuk është përfolur kurrë për probleme korrupsioni nga të cilat është prekur në tërësi sistemi i drejtësisë, tashmë nën Vetting.

Një nga pikat që e ka penalizuar (shtesa dhe qeraja e saj) është një marrëdhënie korrekte e dokumentuar mes familjes Keta dhe qeramarrësit, funksionar me detyra të rëndësishme në projektet e Bankës Botërore dhe USAID.

Ai quhet Gerald Edward Meyerman dhe ka punuar për 30 vjet në projekte të këtyre dy institucioneve në shumë vende, mes të cilave edhe në Shqipëri.

Gjatë periudhës së shërbimit në Tiranë ai ka jetuar me qera në shtesën penalizuese të familjes Keta.

Z.Meyerman i ka dërguar një letër organeve të Vettingut, e cila botohet sot nga Dita.

Ai ka drejtuar një program kundër korrupsionit në Shqipëri dhe duket ironike që një funksionar i lartë anti-korrupsion të jetonte në shtëpinë e një të korruptuari.

Meyerman e ve në dukje këtë në letrën e vet, ku shkruan se USAID ka bërë kontrollet e duhura mbi ligjshmërinë e banesës dhe se qeraja është paguar rregullisht në rrugë bankare.

Pagesa për këtë qeradhënie bëhej me bankë nga projekti i USAID.

Meyerman ve në dukje gjithashtu sjelljen dhe mënyrën e jetesës së familjes Keta.

Ai shkruan se si hetues me eksperiencë, ekonomist dhe avokat nuk ka vënë kurrë re në banesën dhe jetën e Hysen Ketës shenja të një personi të korruptuar.

Ai shton se 12 vjet më pas është vështirë të ruash gjithë dokumentacionin, por ofrohet të dëshmojë personalisht në Tiranë nëse i kërkohet.

Më poshtë, faksimile e letrës së tij botuar nga Dita.

Hysen Keta e ka nisur karrierën e tij në vitin 1979 dhe përveç pozicionit si prokuror,  ka punuar për një periudhë edhe si avokat.

Për më shumë se një dekadë, ai e ka ushtruar funksionin në Prokurorinë e Përgjithshme, ndërsa në vitin 2015 u transferua.

Keta u përball me vetingun si kreu i Prokurorisë së Përmetit, pas komandimit në këtë pozicion në vitin 2017.

Gjatë seancës së sotme Keta foli pak në mbrojtje të tij.

Ai tha se ishte dakord me gjetjet e KPK-së dhe se parashtrimet e tij i kishte paraqitur me shkrim.

Komisioni kishte rrëzuar më herët me vendim të ndërmjetëm një kërkesë të tijën për të bërë ekspertizë të pavarur për kostot e ndërtimit; shtesës mbi shtëpinë e ndërtuar në vitet 60’.

Për dokumentacionin që i kërkohet për fillim vitet ’90 ai tha se Tatimet nuk kishin kthyer përgjigje, por shtoi se mbante mend edhe zyrën edhe personin tek i cili kishte derdhur detyrimet.

Ai ka paraqitur dokumentacion alternativ nga Sigurimet Shoqerore, por trupa gjykuese e ka konsideruar të pamjaftueshëm.

Një zyrtar tatimor tha për Dita se për kohën kur bëhet fjalë pagesa per tatimet ishte e detyrueshme një herë në 3 muaj.

Por të dhënat e atyre viteve u asgjësuan pasi kaluan nga Bashkia në drejtori më vete.

Nën zë, punonjësit e vjetër të Tatimeve e quajnë këtë “historia e thasëve të asgjësuar” që eprorët nuk duan ta pranojnë publikisht.

“Kur filloje punë në shtet personi tatimor ishte i detyruar të dorëzonte kartonin identifikues në zyrat tatimore. Për mendimin tim nëse ky dokument nuk gjendet dot sot nga shteti, është e padrejtë të penalizohet pas 30 vitesh qytetari, cilido qoftë ai” – tha i njëjti burim tatimor për Dita.

Ndërkohë një version i plotë në shqip i letrës së z.Meyerman mund të lexohet më vonë në faqen online dhe nesër në Dita print.

a.d. / dita

 

 

 

Share This Article
65 Comments
      • Atesia = Myslim = turkoshqiptar…automatikisht jashte dhe drejt per ne dhami te namazgjaja. Nuk ahkohet ne evrope me myslyma!

        • Sipae Hoxha Armandit te gjith shqiptaret pasken mbetur te gjejne ndonje planet tjeter se ne ket planet nuk paskemi asnje mundesi per te jetuar.
          Ne shqiperi mbi 75% jan Mysliman e cfare te bejem ne tani.
          Gjeni ndonje argument tjeter.!

    • Cen Keta, nje njeri i mire ne rradhe te pare.
      Njeri me ndergjegje, me pasterti, me integritet, me drejtesi, me miq e me shoke.
      Simbol i njeriut te mire e te drejte.
      Dhe pastaj nje nga prokuroret me te afte dhe me me eksperience.
      Familje me virtyte dhe histori. Histori qe Ceni e mbajti dhe e percolli me nder.
      Nuk e di se cfare kriteresh kane patur parasysh, por te penalizosh Cenin per nje shtese ne shtepine e vet, kjo nuk tingellon mire.
      Nese e godasin politikisht akoma me keq.
      Ceni duhet te ndjeki fazat e tjera, dhe patjeter do te fitoje.

      • gono kriterin e shkruajti,pjesërisht më sipër Popull,por ka dhe më shumë!!
        si e përshkruan ti cenin,hysenin!?
        duket që është për tu hequr!!
        ti e shumë të tjerë shpresoni tek reforma në drejtësi,por nuk është ajo që mendoni ju!!
        këta nuk duan të DREJTOJNË drejtësinë!!
        këta po e DEVIJOJNË në krahun e tyre drejtësinë!!
        e kështu për cenin e ndershëm nuk ka vënd në një “drejtësi” të shtrëmbër!!
        të rras brënda ceni o gono!!nuk pyet se i cilit krah je!!
        të pyet “ke shkelur a nuk ke shkelur ligjin”!
        këta nuk i duhen RILINDJES SË KRIMIT!

      • gono kriterin e shkruajti,pjesërisht më sipër Popull,por ka dhe më shumë!!
        si e përshkruan ti cenin,hysenin!?
        duket që është për tu hequr!!
        ti e shumë të tjerë shpresoni tek reforma në drejtësi,por nuk është ajo që mendoni ju!!
        këta nuk duan të DREJTOJNË drejtësinë!!
        këta po e DEVIJOJNË në krahun e tyre drejtësinë!!
        e kështu për cenin e ndershëm nuk ka vënd në një “drejtësi” të shtrëmbër!!
        të rras brënda ceni o gono!!nuk pyet se i cilit krah je!!
        të pyet “ke shkelur a nuk ke shkelur ligjin”!
        këta nuk i duhen RILINDJES SË KRIMIT!
        Duplicate comment detected; it looks as though you’ve already said that!

        « Back

    • Prokuror i komunizmit??? I ndershem dhe xhanan burre…kalojeni se kemi nevoje per kuadro me pervoje, katundare Tirone

  • Lavdi Heroit te Popullit Myslym Keta! Respekte per trashegimtarin modest te Heroit! E SI mund te vesh ne dyshim integritetin e nje familjeje te tille! Mallkuar kush peshtyn mbi LNCl dhe pjesemarresit e saj !

    • Eljana Fuga mos e kruni bythen me familjet e Heronjve se do tiu djegim si minj aty npallat tkongreseve.Shpifni e shkruni ku te doni po ktu mos e se ju gjen belaja.Pisa.

    • O palacot e qeverise po dhe per Majlinden shpifni???Po si ka munci qe sapo e konfirmoi kjo/ky eljana qe paska qen qeveriu dora vete te kjo pune nga mbrapa.Po skeni faj se Majlinda Keta ja ka thy hundet qe ne zanafille ktij kry hajdutit te Saliut Edvin Rilindasit

  • Cdo vend ka heronjte, historine e vet, memorien e vet, rrethanat e tij specifike

    Edhe sikur te kete qene i korruptuar Hyseni disa gjera e disa kufij duhen respektuar

    Keto vajzat dhe djemte qe merren me gjykimin e gjykuesve duhet te jene ca me te matura e me serioze kur marrin vendime.

    Te mos ngaterrojne shapin me sheqerin se na bejne edhe te lekundemi ne besimin e forte qe kemi per pastrimin e drejtesise.

    Eshte e pafalshme qe nje i huaj ve ne dukje rendesine dhe nacionalizmin e nje familjeje shqiptare (lexoni letren kush di anglisht) dhe nje trupe me vajza te reja shqiptare nuk e ka parasysh kete permase te ngjarjes.

    Qofsha i gabuar, por me antishqiptar me Shqiperine dhe historine tone jemi vete ne shqiptaret se miqte tane te huaj

    • Jane me te matur. Dosjet e hajduteve i fshehin, ketij qe nuk ka asgje per te fsheur i tregojne deren.

  • Eh mer Engjell Rama apo Edvin Agaci si ta duash mbaje po luni aq shume me zjarrin sa sdo tju gjejne as hirin kur tiu vije dita.Trasheni zullumin dhe pak.

  • Ore dikush qe ka 40 vjet pune dhe shto po aq gruan, bejne bashke 80 vite pune, teorikisht.

    Paska shtepi dhe truall te trasheguar dhe paska bere nje shtese, nuk justifikohet me 80 vite pune??

    Nese kjo eshte “super pasuria” e Hysen Ketes, per mua KPK eshte nxituar.

  • I korruptuar ne Prokurorine e Permetit?
    Ku nuk ndodh asnjehere asgje
    Kam punuar disa vite ne gazetari ne Shekullin kur e drejtonte Thano dhe mbuloja Prokurorine.
    Nga bisedat me ujqerit e parase ne Prokurori kuptoje lehte qe ishin disa vende qe ata i shmangin me kemengulje, nuk donin te shkonin te punonin sepse “nuk levizte leku”
    Nje nga ato ishte Permeti
    Hysenin nuk e njoh drejperdrejt, por nderime dhe respekte per kujtimin e Lym Ketes ka cdo shqiptar qe i thote vetes gjenetikisht shqiptar

  • Futja pordhes o QPQ-ja
    Me Hysenin e gjetet te luftoni korrupsionin ju
    I njef gjithe Tirana kush jane
    Te ike Hyseni Lymit e te rrij Gjin Gjoni me kurvat e partive ne drejtesi eshte te vesh kujen
    Shkoni mer legena, paskeni qene mizerje te gjithe

  • me te thatin po djegin edhe te njomtin…ky paska edhe referenca e nuk ja paskan fut ne llogari…ketu ka tradhti burra(kishte te drejte pjetri)

  • Nje shenim do le une se e kam pare dhe ne vende te tjera: ne Shqiperi ne vitin 1979 nuk ka egzistuar professioni avokatit, si paska punuar avokat! ;bile ne qoftese nuk gaboj s’ka pase as ministri drejtesie dhe kjo i riformua pas viteve -80-te me minister Enver Halilin (Hoxhen), kjo me ben qe te mos besoj ato qe shkruhen.

      • O Rilindje, me vjen mire per nderhyrje, por po ta citojj komplet ate qe shkruhet: “Hysen Keta e ka nisur karieren e tij ne vitin 1979 dhe perveç pozicionit si prokuror, ka punuar per nje periudhe edhe si avokat.” Pastaj vazhdon me tutje. Tani une duhet ta marre me mend qe ai paska qene ne 1990-en avokat dhe jo ne 1979 , 1980, 1981-82-83-84-85-86-87-88-89-? Une nuk e kam per personin ne fjale, por ç’behet me gazetarine tone qe gruan e bejne me viç dhe lopen me dobiç ! Sidomos kur vjen afer politikes. Te faleminderit

  • Mire qe kjo Zhegu nuk i paska flliq tironsit. Nuk e njoh Hysenin, por mjafto qe o tirons e puno ne Permet, ske ca me thon. Mire qe nuk kane deklaru qe ka ndertu Lymi pa leje shtepine ne token e vet. Respekte, sdi kush o kjo me kacube ne koke, inshalla nuk o Zhegu por nuk o ftyre per vetting.

  • Populli kerkon qe te gjithe te jen te barabarte para ligjit.Nuk ka ky asht djali i heroit dhe ati tjetrit ti ngopen hekurat nder duar se asht fukara i pa ndihme e mbeshtetje.
    Por keto qe i bejne kontrollin (vettingun) duhet te jene te pa anshem dhe ti shikojne strikt veprimet e cdo personit qe iu kalon neper duar.Jo qe disa mbasi kane ankue nga vendimet e marra te keti komision vettingut ne nji stad ma te larte e pergjegjesi kane fitu te drejten.
    Per ceshtjen ne fjale nuk duhet te kete votime te kunderta.Nese ka drejtesi vlersimi nga anetaret e keti Vettingut votimet duhet te jene unanimshte Po ose Jo.E kunderta mban mishe dhije brenda.Asht ne nderin nese quajne veten te ndershem anetaret e keti komision vettingut ta marrin ne rishikim edhe njihere kete ceshtje aq ma teper kur ka nji ze te huaj qe argumenton dhe pranon te paraqitet gojarisht me kete komision.
    Lym Keta ka vra tek siptali gjinekologjik(Materrninteti )Tirane atentatorin e Ahmet Zogut,ne Vjene te Asutrise, te ndjerin Ndoke Gjeloshin.Nji patriot dhe atdhetar i flaket sic ishte dhe i ndjeri Lym Keta.Po kishin nji dallim ndermjet tyre.Lymi Pro Kominizmit.Ndoka anti komunist.

    • MH fanatike e Enverit,

      KILLERI TERRORIST KOMUNIST, LYM KETA ESHTE TURPI DHE REZILI I SHQYPNISE QE PO KERKON T’I BASHKOHET BOTES DEMOKRATIKE,

      Ja cfare shkuran enciklopedia ne interenet per kete terrorist killer dhe vrastar fanatike qe edhe Enveri nuk e duroi dhe honepsi dot pas Luftes dhe e hoqi qafe duke inskenuar nje aksident automobilistik sic kishte vepruar edhe me shume te tjere, nga Qemal Stafa, Vasil Shanto, Alqi Kondi, Nako Spiru, e deri tek Mehmet Shehu e Kadri Hazbiu me gjithe lukunine e komunisteve debile nga pas. Ja pra cfare shkruan enciklopedia Wikipedia ne internet per terroristin killer vrastar qe i vriste njerezit si zogj pule pa gjyq dhe pa avokat mbrojtes me dy fjale:

      NE EMER TE POPULLIT JE I DENUAR ME VDEKJE!

      “…Myslym Keta është atentatori më i ri në të gjithë Europën, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai ka lindur në vitin 1925 dhe ishte vetëm 14 vjeç kur filloi serinë e atentateve kundër atyre që ai, ose grupet komuniste, i konsideronin si armiq. Myslim Keta ka bërë afërsisht 57-64 atentate dhe ka vrarë me dorën e vet rreth 280-320 vetë. Shumica e tyre ishin njerëz të qeverise kuislinge te Rexhep bej Mitrovices, ose italianë apo gjermanë, por shënjestra e Ketës ka përfshirë një rreth të madh viktimash krejtesisht te pafajshme…”

      • Ke te drejte per atentatet O Bythqiri ideolog se ti i ke provuar “atentate” ne bythe,ne tule dhe jo ne lule se atehere nuk do villje per cdo njeri nga bythgoja jote diarrheike…Te fala babait gjenetik o djali i ENVERIT…

        • Ke gabuar adresen o BOLE e Enverit:

          Atentatet dhe vrasjet gjakatare te KILLERIT psikopat Lym Keta me parrullen bolshevike:

          NE EMER TE POPULLIT JE I DENUAR ME VDEKJE!

          I ka shkruar enciklopedia Wikipedia ne internet dhe jo intelektuali dhe ngaqe kane qene te gjitha ekzekutimet mafiozo-komuniste krejt verteta, Enveri pas Luftes vendosi ta hiqte qafe kriminelin vrastar Lym Keta qe donte te vazhdonte edhe pas Luftes te vriste dhe te ekzekutonte ARMIKUN ne emer te popullit pa gjyq dhe pa avokat.

          Pty! race e poshter dhe e peshtire kriminelesh pa dinjitet dhe pa gram moral qytetar, te dale nga balta dhe llumi i Sigurimit te Enverit.

  • NUK KA MEYERMAN NE BOTE QE TE SHPETOJNE PROKUORORET GJAKATARE TE ENVERIT, EDHE SIKUR TE JENE BIJ TE CUBIT BANDIT KOMUNIST FYLLOJUGOSLLAV LYM PEZA

    Po si kujtoni ju o pushta te Enverit me prokuroret kriminele te Partise se Punes qe mbushen lumenj me gjak njeriu te pafajshem ne Shqypni si vegla vrastare te bindura te enver pederastit te Gjyles do te beni ju o fosile te ngordhura Vettingun ne Drejtesi?

    PO PSE ME CUBIN KOMUNIST MYSLYM PEZA DHE ME “VENUSAT” E ENVERIT NE KRYE TE KLP-SE DO TE HYNI JU NE BE?

    O pabuska te Enverit, qe Edvin Droga ju ka hapur oreksin dhe po beni gam-gam dhe ham-ham per te mbrojtur kauzen bolshevike te Bab Lymit qe gazeta e ka servirur si nje garniture sovjetike?

    • Mos te ishte Lym Peza me shok, ti do kishe ngel ne fazen e spermatozoidit te testikujt e babait ! Dhe do dilje ne rastin me te mire kur te ushtronte presion gjermani mbi te ndenjurat e babait tend. Ki respekt per burrat si Lym Peza, se nuk lejuan qe te ndodhte fjalia e parafundit.

      • O Bole e Bab Lymit:

        Ja cfare shkruan enciklopedia Wikipedia ne anglisht qe po ta perkthen TAZE intelektuali:

        “…Myslim Peza (1 maj 1897 në Pezë – 1984 në Tiranë ) ishte një veteran i shquar i Luftës së Dytë Botërore i cili udhëhoqi lëvizjen antifashiste “Çeta e Pezës” , anëtarët e së cilës themeluan Partinë Komuniste të Shqipërisë. Peza erdhi në Shqipëri nga Jugosllavia në verën e vitit 1939, dhe menjëherë filloi veprimtarine e tij anti-italiane në zonën e Pezes. Ai mori para dhe mbështetje financiare nga autoritetet jugosllave nëpërmjet mikut të tij Haxhi Lleshi , të cilin e kishte takuar gjatë kohës së mërgimit në Jugosllavi. Në qershor 1940 ai kaloi në paligjshmërinë e plotë. Konferenca e Pezë u mbajt në shtëpinë e tij. Ai shërbeu si zëvendëskryetar i presidiumit të Kuvendit Popullor të Shqipërisë midis viteve 1946 dhe 1982. Emri i tij u përmend në një raport të CIA – s të vitit 1952 si një informator i Jugosllavise Komuniste, së bashku me Haxhi Lleshin. Myslym Peza jetoi një jetë të suksesshme në Shqipërinë Komuniste. Arritja e tij më e madhe ishte mbajtja e një prej zyrave më të larta në vend për tërë jetën, edhe pse ishte analfabet…”

  • Lexova artikullin dhe gjithe komentet me vemendje.Kete prokurorin nuk e njoh dhe nuk di te them.Po sa per Majlinda Keten njoh njerez qe e kane paguar nje vend pune.Dhe me e vecanta ishte se thoshin qe sa erdhi ajo u rrit dhe gjoba per tu paguar.Sepse te gjithe merrnin leke po ajo donte shume ne krahasim me paraardhesit.

    • Nisi Bodrumi i Ramiut relativizimin e publikimeve
      Sa te peshtire jane o zot
      Flasin keta per qindarkat e te tjereve kur vete ndajne miliarda nga leket e popullit fukara me Zamiret, Frangajt dhe Ulajt.
      Aah ju mbefte ne gryke buka e fukarait, ju plehra qe shkuam dhe ju votuam, njerez te ndyre, snoba antishqiptare e narciste te semure per luks dhe pushtet

      • Une dhe mund te mos beja koment,por vendosa te shkruaj nje te vertete qe e di personalisht nga mikesha te mia qe halli i detyroi per nje vend pune.Sa per Ramiun a dike tjeter nuk kam ndonje konsiderate e aspak respekt.

        • Ec aty bodrumi.Super strategji shani dhe ramiun vec demin te beni se ngjit me shume kur e shani pak.Hahahahaha sa mbrapa jeni o zot

        • Ta kan thene ty shoqet personalisht???hahahaha cfare idiote apo idiot.Dhe mua sa ma thane personalisht qe femijet Belinda Balluku i paska me Edvinin e zi po e vertetojm dot? Jo …….. hahahahaha

  • Kjo Xhensila qe merr keto vendime, merrini deftesen e shkolles publikojani.

    Gjysmat e notave jane pesa.

    Per ata qe nuk e dine, ka disa jave qe per shkak te vendimeve te Xhensila Agacit mes anëtarëve shqiptarë të KPK-së dhe trupës ndërkombëtare të monitorimit (OMN), ka nisur një betejë në prapaskenë.

    Kjo sepse vendimet e dhëna nga KPK-ja kur drejton Xhensila për të paktën tre gjyqtarë kanë shkaktuar përplasje.

    Dyshohet se po paguhen deri ne 250 mije euro bga gjyqtaret e korruptuar per favore nga Xhensilat e KPK.

    Rasti më flagrant ishte vlerësimi i KPK-së për gjyqtarin Edmond Islamaj disa ditë më parë. KPK-ja e kualifikoi këtë gjyqtar ndërsa ekspertimi i dosjes së tij të pronësisë shfaqte probleme të një natyre të dyshimtë, për probleme të ngjashme KPK-ja ka skualifikuar disa gjyqtarë të tjerë, por në rastin e zotit Islamaj, këto probleme u anashkaluan.

    Ndërkombëtarët angazhuan me urgjencë Komisionerin publik, i cili kërkoi rishqyrtimin e dosjes së Edmond Islamajt.

    Pak a shumë në të njëjtën situatë favorizuese pati qëndrimi i KPK-së për gjyqtarin Ilir Toska.

    Por duket se përveç standardit të dyfishtë të KPK-së në vendimmarrjen për pasuritë e gjyqtarëve dhe prokuroreve monitoruesit ndërkombëtarë kanë vërejtur dhe favorizime të tjera arbitrare, që lidhen me shtyrjen pa afat të seancave të Vettingut për gjyqtarë të caktuar, duke anashkaluar kalendarin zyrtar të shqyrtimeve.

    Kjo është arsyeja pse përfaqësuesit e OMN-së kanë kërkuar takim disa here me Xhensilen.

  • Lerojne kembet e tyre nga njerzit e profesionist, paster e te devotshem.Myslym Keten kerkojne ti bejne atentat edhe ne pjedestalin e Herojve te Kombit,por nuk do te MUNDEN pasi ai ka qene ATENTATORI i oreve te para ne Tirane e, do tua a beje gropen ketyre plehrave prej andej ku eshte nepermjet te birit Hyseni i cili ka qene e eshte shembulli i miresise,profesionalizmit e Ndershmerise!Cen mos u terhiq ,ndiq shembullin e shokut e mikut tend me te ngushte!Lufto per te drejten e te verteten!!!

  • Ky zotnia nuk kuptoj pse ka nevoje te na shkruaje letren me logo te firmes ku punon, qe eshte abuzim e keqperdorim te postit qe mban!
    Sa per punet e tij ne banken boterore, te gjithe e dime se cfare skandali korruption plasi atje per Shqiperine( ama po ishte nje trashegimtare amerikane qe beri kallezimin penal n’amerike, prandaj nuk mujten me mbyll aferen shqiptare!
    Sa per performancen e tij si leader i programit albania rule of program, rezultatet katastrofike te tij po shihen sot e po shihet se ato milliona kot jane shpenzuar , apo jane shpeneuar shkel e shko , aq keq ishte performanca e tij sa sot na duhet Vettingu!!!!!
    Shkurt e shqip mashtruesi qe mashtroj me milliona per Drejtesine ne shqiperi mbron mashtruesin tjeter qe i ka dhane me qira nje shtepi illegale njerit qe do te duaje me kontrolluar legalitetin e gjerave ne Shqiperi!
    Dine me u talle me ne keta nderkombtaret!
    Edhe me na u shitur si me moral te nalte plus asaj edhe duke mbrojtur njerezet qe nuk ishin ne binar me ligjet!!!
    Kur vjedh aty kush na garanton se nuk vjedh tjeterkund?!
    Kur rrene per nje pune kush na garanton se nuk rrene prape o amerikani qe ndryshon shtetesine pak si shpesh!

      • Shiko ne faqen zyrtare world bank albania corruption and fraud: u prishen shtepite e njerezeve te thjesht per programi qe maltezi donte!
        U shkarkuan disa zyrtare sepse ajo shqiptaroamerikane i dergoj ne gjykate per prishje te prones se saj!

        • Perndryshe nje permbledhje ketu: ose ne the economist:
          https://cafebabel.com/en/article/world-bank-destroyed-albanian-village-in-joint-operation-with-corrupted-government-a-typical-crime-story-from-balkans-5ae0055af723b35a145de168/

          Mbas kesaj adere shqiptare u sanksionuan pergjegjeset edhe u krijuar nje qender per etike ne programet e tyre.
          Kjo nuk do me thane se nuk ka halla korruption , perkundrazi edhe kur keni projekte ne shqiperi ku bb eshte partner me horra mos hezitoni me ba nje reportim ne faqen e tyre!
          Ndonje here fitojme kur behemi bashke kunder horrave !

          • Kot qe zoritesh kaqe shume o zonja Lili,

            Ti me fakte dhe dokumenta:

            BAM!

            Ne lule te ballit

            Fanatiket e Enverit

            HAM!

            Si qente e Edvinit qe e hedhin voten symbyllur ne kuti ne emer te Partise dhe i thone BABE oligarkut Bashkim Ulaj qe fallsifikoi letrat per tenderat publike dhe vodhi identitetin e nje firme amerikane

            KU HANE PYKA LLOGJIKE FANATIKET E ENVERIT?

          • Bile duhet edhe ne aferen e teatrit me shikuar kush finanvon ate teatrin e rri edhe ne qofte se jane pare nga fondet nderkombtare me ba nje report ne faqet e tyre per korruption , se prej rastit Albania BB te gjitha institucionet financiar nderkombtare jane te detyruar me pasur nje komitet mbi etike e antikorruptionin ne projektet ku marrin pjese.
            Di kush ketu si eshte montazhi i financimit te teatrit te rri qe te veprojme bashke, se argumentat per dyshime per korruption i kemi
            Flm per ndihmen!

  • Nuk kavjedhur Cenii?! Ka bere kerdine gruaja e tij, Majlinda Keta. E di gjithe Tirana si I ka rrjepur mesuesit ajo mdyresire

    • Eh mi Lona Eljana qe u bere Alba vazhdon me te njejtin acaz kur te thash do te te pjekim nuk tallem se shkruan nga e njejta IP e di vete ti….po pret siduket te re vije rradha te ngjyeje gishtin e gjate i gjati teksa shfleton buletinin e harmeit te tij.

  • Qe Bahri Shaqiri dhe Majlinda Keta jane njerez te larte i kam pare vete familjarisht. Por edhe Hysen Keta vetem permes reagimit duket njeri shume i larte. Shkarkimi nese jane gjetur keto gjera eshte turp per vetingun.

  • O Intelektuhale behet fjale per Myslym Keten jo Myslym Pezen a di te lexosh apo jep mendimin futja kot. Gjithsei per kete vetigun e cenit No Coment.

    • Peape ti mi Lona Eljana Alba u bere Qatip tani hahahaha jeni te mdhenj fare.Eh mer fuge sle gardh pa kercy si kaproll po prap je i kuptuahem shume.Hahaha me lot.

  • Permeti I ka hap deren.Ceni e ndjen qe eshte I tille. Nuk ka veting per te ai I ka shoket e rralle atyre cupelinave duhet te skuqeshin para tij dhe neser ne qofte se do uleshin me te dhe te bizedonin lirshem do ta kuptonin qe kane gabuar. Turp …pershendetje te perzemerta families Keta. A&P

  • Te nderuar komentues ! Pasi lexova me vemendje te gjitha komentet nuk konstatoj qe te thuhet qofte dhe nje fjale e keqe per Hysen ( Cenin ) Keta . Te punosh 40 vjet ne ato organe dhe te te mos permendet asnjehere emri per keq, do te thote qe je njeri i Mbrekullushem. Persa i perket vendimit mendoj se ne se do te kete apelim do t’i jepet e drejta .

  • Hej bela !
    Kur shef mllefin e disa komentuesve thua ne cvend jetojne ! Njerezit te mbushur me urrejtje dhe mbrabeshtira! Harrojne qe zoti I ka dhene njerezimit edhe te miren, paqen, …
    Kur shef aresyen e “Vetingut” per shkarkimin e Hysen KETES thua ku jane formuar keta “shpetimtare” te drejtesise shqiptare, cfare shkollash juridique kane bere europiane apo amerikane, cfare expérience kane…. si mund te kapen mbas mizes dhe nuk shofin “buallin”. Ne nje vend ku shkelen te drejtat élémentaire te njeriut, te prones, te kushtetutes, ku vidhet vota, …

  • Ku eshte Halja alla turke dhe WC-ja alla frenge ketu?

    sepse:

    TE DY LYM-AT ENVERISTA KANE QENE.

  • Halja je ti nuk e kupton nuk eshte faji im qe je bo si bibloteke e corganizuar. Ja fut nganjehere Kot. Sidomos per luften kunder fazhizmit nuk e njeh far. Po hic Fare.

    • Per Luften e LANC-it jugosllav te Titos me Enverin qe u sajua ne bodrumet e krwemilinit ne Moska nga Baba Stalini e ke fjalen:

      O USA nga Yzberishi i Bathorres qe ndjesen e intelektualit e quan “leter bythe” dhe nuk di te hash pyka qytetarie?

      Me thuaj nje emer te nje gjermani te vrare nga LANC-i kriminal i Enverit qe vrau dhe masakroi anglezet ne Kanalin e Korfuzit qe ta verifikoj une ne biblioteken time te corganizuar, nga e cila rezulton se ushtaret austriake te Hitlerit qe ishin derguar ne Shqypni bashke me Kurt Waldhemin e OKB-se dhe me pas President i Austrise jane larguar te gjithe si koqe molle nga Shkodra per ne mal te Zi me 30 nentor 1944 duke lene nje post kontrolli tek Ura e Bunes, i cili gjithashtu u largua disa dite me vone,

      prandaj:

      Kontrollo ne HALEN tende enveriste se 29 nentori i Enverit eshte nje jashteqitje e Jugosllavise Komuniste dhe nuk ka te beje fare me largimin e ushtareve austriake te Hitlerit qe kishin detyre te siguronin prapavijen e Ushtrise gjermane qe po terrhiqej nga Greqia permes rrugeve te cjapit dhe dhise albaneze dhe se LANC-i kriminal i Enverit nuk e kishte fare hallin me austriaket e Hitlerit qe i komandonte kunati famoz Bahri Omari nga vila e Qazim Mulletit ne mes te Tirones, por LANC-i kriminal i Enverit e kishte hallin tek pushteti bolshevik qe donte Baba Stalini dhe Josip Broz Tito te implementonte pas Luftes ne Shqypni dhe qe falimentoi ekonime dhe renoi shtetin me tollona dhe bunkere si asnjehere ne historine e vendit tone fatkeq.

      prandaj:

      MOSKA DHE BEOGRADI ISHIN MONSTRAT QE URDHERUAN LANC-IN PER TE VRARE DHE MASAKRUAR ALEATET ANGLEZE NE KANALIN E KORFUZIT DHE PO MOSKA PERDORI KIM FILBIN PER TE SPIUNUAR CIA-N KUR DERGONTE DESATIN ANTIKOMUNIST NE SHQYPNI PER TE REZUAR REGJIMIN SATRAP KOMUNIST TE ENVERIT.

      Kush eshte HALJA bolshevike o USA nga Yzberishi i Bathorres tani?

  • Edhe nje here mbi vendimin kundrejt prokurorit Hysen KETA
    Nuk e njof problemin se nuk jam I kesaj fushe por eshte e drejta jone te diskutojme:
    – te ardhurat
    Nuk mund te thuash qe eshte e pamundur me 40 vjet pune dhe pothuaj se po aq dhe gruaja te kesh mundesine te ndertosh nje shtese shtepie !
    Shtoj kesaj dhe te ardhurat mbi dhjetra vjet te siguruarà nga dhenja me qera e shtepise sic del nga shkrimet.
    – ndertimi
    Shqiperià eshte mbushur me shtese pallatesh e shtepise e ne pjesen me te madhe paleje. Pa shtuar qe ne nje fare menyre eshte vjedhje sepse trualli i pallatit i perket te gjitheve.Bile me vendime te vecante ligjesohet shteterisht kjo lloje spermarrje!
    Ku eshte gabimi te zgjerosh ne truallin tend dhe pa I vjedhje askujt, sic ka bere prokurori ?
    – figura:
    Sic del nga artikulli, ne shtepine e prokurorit ka jetuar gjate si qiramarres nje I huaj, spécialist ne fushen e drejtesise qe merr mundimin edhe deshmon, ..
    -profesionalismi:
    ska nevoje per komente sepse me dhjetra vjet ne sherbim te drejtesise shqiptare
    ………………………

  • Une e kam komshi Cenin qysh ne vitin 1980. Eshte nje njeri i fisme, i urte, i dashur dhe shume punetor. Une nuk i harroj ditet kur Ceni dhe i vellai ngarkonin ne kurriz thaset me cimento per te ngritur edhe dy kate mbi shtepine e vjeter tironase e trasheguar nga babai, Heroit te Popullit, Myslim Keta.

    Por Ceni ka beje nje faj te pafalshem: nuk e ndau gruan, Majlinda Keten, kur kjo i nxori bojen ne publik mashtruesit me te madh qe ka njohur periudha postkomuniste, Edi Rama. Qysh me Kompllotin Rama-Berisha te 21 prillit 2008, Edi Rama e ka vene perfund Partine Socialiste, keshtu, i dashur Cen, hajde te pime nje kafe tek Bar “Vath Koreshi” qe kemi afer!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *