Reagon OSHEE: Pse ndodhi shpërthimi i transformatorit

J L

OSHEE ka reaguar pas shpërthimit të transformatorit të tensionit të lartë në autostradën Tiranë – Durrës.

Në njoftimin e OSHEE thuhet se për shkak të punimeve të kompanisë “4AM”, me vendndodhje pranë Coca-Colës në autostradë, dy punëtorë të kësaj firme kanë shkurtuar distancën me linjën 110 kV të OST, gjë e cila ka shkaktuar masë.

Më tej, sqarohet se ky defekt la pa energji bizneset përgjatë autostradës, zona e Kamzës, Vora dhe Mëzez.

Njoftimi i OSHEE:

Për shkak të punimeve të kompanisë “4AM”, me vendndodhje pranë  Coca-Colës  në autostradë, ku dy punëtorë të kësaj firme kanë shkurtuar distancën me linjën 110 kV të OST, cka ka shkaktuar masë, ka mbetur për disa minuta i stakuar NST Kashar.

Ky defekt la pa energji bizneset përgjatë autostradës, zona e Kamzës, Vora dhe Mëzez.

Grupi i punës së avarisë së OSHEE mori masa për furnizimin menjëherë të nstacionit me linjën rezervë dhe aktualisht kanë marrë energji të gjithë zonat e lartpërmendura.

Aktualisht kemi stakuar për masë vetëm fiderin që furnizon me energji zonën pranë Coca-Colës.

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment
  • Ketu ka nje Lapsus.
    Nuk kane shkurtuar distance,por KANE BERE QARK TE SHKURTER,ose Lidhje te shkurter,
    O gazetaret e kane lexuar komunikaten e OSHE me syzet e xha Beqos,o inxhenieri i OSHE qe ka hartuar komunikaten eshte me diplome te Larte,pa mbaruar te mesmen.
    Lidhjet e shkurtera ndodhin kur ka lidhje elektrike midis dy fazeve te ndryshme,ose midis percjellesit dhe tokes.
    Cka sjell edhe harkun elektrik,qe ne tension 110 kv,ka permasat e nje mine antitank.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *