Tragjedia në vendin e punës, sindikatat: Po tentohet të fshihen përmasat e pasojave të ngjarjes

Elena Tase

Për ngjarjen e rëndë të shpërthimit të transformatorit ku humbi jetën në ktye të detyrës një punonjës, reagoi edhe Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë, ku teksa shpreh ngushëllime familjes së viktimës, i kërkon autoriteteve të zbardhin ngjarjen. KSSH kërkon të zbardhet nëse ka pasur mangësi për plotësimin e kushteve të sigurisë teknike. Nëse rezulton kështu – thotë Konfederata – atëherë përgjegjësit duhet të ndëshkohen sipas ligjit.

“Mungesa e sigurisë teknike në punë shkakton tragjedinë e radhës. Autoritetet të tregojnë transparencë pasi ka indicie se po tentohet të fshihen përmasat e pasojave të ngjarjes”, thuhet në reagim.

Nga shpërthimi i transformatorit elektrik në një objekt në ndërtim në autostradën Tiranë-Durrës, ndërroi jetë një prej punëtorëve të firmës private të ndërtimit, dhe u plagosën rëndë edhe dy të tjerë.

e.t./dita

Share This Article
4 Comments
  • U zgjua kjo “Bukuroshja e fjetur”mbas 100vjetesh !; Ndersa ajo tjetra”e pavarura”nuk dihet ku eshte arratisur -syrgjynosur,mbas grabitjes ,jo vetem te parave por edhet objekteve te ish Bashkimeve profesionale ,qe Sali Berisha ja u fali me dekret ne kembim te dekorimit qe i beri Kalaja per nerita te vecanta!Njera dore lan tjetren dhe te dyja fytyren e pastrojne nga pislleqet e ketyre 30 viteve qe ata vazhdojne ta ndotin gjithnji e me teper pa i ndeshkuar askush!’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *