Basha zhduk vulën e Këshillit, vendimet me vulën e bashkisë

anazapta

Këshilli Bashkiak i Tiranës nuk është më një organ i pavarur nga bashkia, siç e përcakton ligji, por një nga drejtoritë vartëse të saj. Këtë “status” ka marrë që prej korrikut të vitit 2011,  ku Këshilli ka përdorur vulën e bashkisë, duke humbur autonominë. Ligji e parashikon që Këshilli ka një vulë që mban emrin dhe logon tij dhe firmën e kryetarit të Këshillit.

Mirëpo Lulzim Basha dhe Niazi Kosovrasti për dy vjet e kanë ndryshuar këtë praktikë. Çdo vendim që është marrë nga Këshilli mban vulën e bashkisë, duke qenë hapur në kundërshtim me Kushtetutën. Këshilli Bashkiak i kohës kur bashkinë e drejtonte Rama, vulosej nga kryetari i Këshillit, me vulën e vetë Këshillit. Nga një investigim i gazetës Dita, rezulton se mbledhja e fundit e Këshillit Bashkiak të Tiranës, që mban vulën e Këshillit, daton më 25 korrik të vitit 2011, dhe më pas zëvendësohet çuditërisht me një vulë të bashkisë.

Duke pasur shumicën në Këshill, Basha e ka cilësuar këtë institucion si një nga drejtoritë nën varësinë e tij dhe i ka rënë shkurt, duke i njësuar dhe vulën në mënyrë të paligjshme. Mirëpo skandali doli kur u përmbysën raportet në Këshill. Me kalimin e këshilltarëve të LSI-së në krahun e majtë, shumica e re kërkoi vulën për të vulosur vendimet e reja. Fillimisht nga institucioni u tha se vulën e ka bashkia dhe do jepet kur të bëhet mbledhja, por më pas doli skandali që vula e Këshillit nuk ekziston më, por tashmë përdorej vula e Bashkisë!

Kjo është jo vetëm një shkelje kushtetuese, por dhe një veprim amatoresk, që tregon arrogancë, ose padije të theksuar të drejtuesve të bashkisë. Nëse do i bënim një krahasim të përafrueshëm këtij rasti, do të merrnin si shembull nëse Rama si kryeministër, meqë ka shumicën në Kuvend, të vulosë vendimet e Parlamentit me vulën e Kryeministrisë.

 

Humbja e vulës dhe përgjegjësia ligjore

Niazi Kosovrasti, si ish-kryetar i Këshillit, mban përgjegjësi ligjore për humbjen e vulës. Ai është personi përgjegjës që jo vetëm ka vulosur me një vulë që nuk është e institucionit që përfaqëson, por duhet të përgjigjet edhe për faktin ku ndodhet fizikisht vula, dhe pse nuk është bërë zëvendësimi i saj, me një vulë tjetër të Këshillit Bashkiak. Këshilli Bashkiak, sipas Kushtetuës, është një organ i pavarur dhe në nenin 113 të saj thuhet shprehimisht:

Këshillat Bashkiakë: 1. a)  Rregullojnë dhe administrojnë në mënyrë të pavarur çështjet vendore brenda juridiksionit të tyre; b) ushtrojnë të drejtat e pronës, administrojnë në mënyrë të pavarur të ardhurat e krijuara, si dhe kanë të drejtë të ushtrojnë veprimtari ekonomike; c)  kanë të drejtë të mbledhin dhe të shpenzojnë të ardhurat që janë të domosdoshme për ushtrimin e funksioneve të tyre; ç)  kanë të drejtë të vendosin, në përputhje me ligjin, taksa vendore, si dhe nivelin e tyre; d) caktojnë rregullat për organizimin dhe funksionimin e tyre në pajtim me ligjin; dh) krijojnë simbolet e qeverisjes vendore, si dhe titujt vendorë të nderit; e) ndërmarrin nisma për çështje vendore përpara organeve të caktuara me ligj. 2. Organet e njësive të qeverisjes vendore nxjerrin urdhëresa, vendime dhe urdhra. 3. Të drejtat për vetëqeverisje të njësive të qeverisjes vendore mbrohen në gjykatë. Nga sa më sipër është e qartë se kemi të bëjmë me një institucion që është i pavarur nga Bashkia.

 

Situata kaotike në Këshill

Prej disa muajsh situata në Këshillin Bashkiak të Tiranës është thuajse e paralizuar. Me largimin e LSI-së nga koalicioni me PD-në, raporti u përmbys dhe të majtët zhvilluan një mbledhje ku zgjodhën kreun e ri të Këshillit. Më pas u bën disa tentativa për mbledhje të tjera por bashkia mbylli derën e Këshillit duke thyer në një farë mënyre autonominë. Pak ditë më parë të djathtët bën një tjetër mbledhje por për shkak të mungesës së kuorumit nuk u quajt e vlefshme, ndërsa të majtët duke pasur shumicën zhvilluan një tjetër mbledhje nën drejtimin e kryetarit të Këshillit, Aldrin Dalipi, por në paradhomë, pasi bashkia vijon të mbajë të kyçur derën e Këshillit. Pas marrjes peng të sallës së Këshillit, Basha i shton dhe elementin e përdorimit të vulës së bashkisë në vendimet e Këshillit.

faksimilefaksimile 2

 

Share This Article
10 Comments
  • A kane turp keta njerez(??!!), se pergjegjesia ligjore dhe perfaqesuese, per keta “zoteruce” jane vetem shprehje ne fjalor… Eehee keta jane..mos o ZOT… . Jo keta te mos i kesh as banore ne lagje.. Ku je ti more Kryehajer I Bashkise ??? Ku I ke lexuar keto leksione, qe po I aplikon?? Je bere si Lala Krosi, vete firmos e vete vulos.. Hajde hajde si e keni bere kete shtet… e keni zbathur dhe e keni bere gazin e BOTES.

  • Kudo ku ka vene kemben lul-kusaro-krimineli ligji eshte perdhunuar.
    Vetem zgjedhje te reja ne Tirane mund te vendosin legjitimitetin e ketij pushteti.

  • ky edhe ”rrugen e kombit” e beri sipas ligjeve angleze!!!!!po per denimet e vrasesve pse nuk zbatojne ligjet amerikane keta kellira?!!!!!!

  • Kesaj i thone : ” Te humtë vula ”
    Njaziut i ka humbur vula me kohe .
    Do t’i humbasij edhe Lulit vula siç i humbi Saliut.

  • keto veprime te paligjshme te ketij kryetari me vota te vjedhura nga SALI HAJDUTI ngarkojne me pergjegjesi edhe Qeverine e re icila duhet te ju thote ndal ketyre verprimeve.

  • Kot nuk ka dalë shprehja…”Të humbtë vula”!!!….Këta janë bërë shumë qesharakë…Nuk i ka mbetur asnjë grimcë dinjiteti, janë bërë si çakenj të xhindosur dhe nuk dinë çfarë të fshehin më parë…shikoni si mblidhen si minj nëpër tavolina e kurdisin lloj-lloj marifetesh sipas mësimeve e citateve të babagjyshit…

  • duhet nje investigim me i thelle i gazetareve si dhe pse vazhdon ky ngerc qe ka lene ne vend numero kryeqytetin dhe gjithkush te mbaje pergjegjesi

  • Keto jane akte te papergjegjeshme dhe sic citohet me siper Antikushtetuese, per kundervenie te aktit themeltar te shtetitit Kushtetutes, Luzim Bashes pra Sali Berishes ti hiqet e drejta e te qenit Kryetar I Bashkise se Vjedhur ne Tirane dhe te behen zgjedhje te parakoshme per Kryetarin e saj. Kjo eshte rruga ligjore dhe e gjithe pranuar nga qytetaret, te shikojme Lulezimen dhe shoqaten PD se ku do te katandisen, numeri i anetaresise se shoqates PD do te perballohet vetem me furgonat e palicensuar te Bashkise se Kamzes e udhehequr nga djali i “Skenderbeut” , Mziu-Daullexhiu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *