Gjykata cakton dy ekspertë të rinj për “21 janarin”

anazapta

Pas hedhjes poshtë javën e kaluar të ekspertizës së Ndoc Çardakut, Gjykata e Tiranës ka përzgjedhur sot dy ekspertë të rinj për çështjen e 21 janarit. Dritan Zoto dhe Gani Elezi janë dy ekspertët që do të bëjnë ekspertizën mjeko-ligjore të njërit prej viktimave të 21 janarit 2011, Ziver Veizi.

Sipas ekspertizës së Çardakut, tashmë e hedhur poshtë nga gjykata, Ziver Veizi ishte qëlluar nga një plumb rikoshet, pasi në rrobat e viktimës janë gjetur gjurmë druri. Prokurorët kërkuan rrëzimin e ekspertizës së Çardakut, me arsyetimin se ai i kishte tejkaluar kompetencat profesionale dhe një pjesë e ekspertizës ishte përtej eksperiencës së tij në këtë fushë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *