Koreja e Veriut lëshon dy raketa në det

Edona Llukacaj

Një zyrtar i mbrojtjes i Koresë së Jugut ka deklaruar se Seuli po ndjek nga afër lëvizjet e Koresë së Veriut pas lëshimit të dy raketave në det nga Peniani të enjten.

Lëshimi i raketave duket se ka për qëllim forcimin e pozitave të Penianit në bisedimet bërthamore, qëkanë mbetur pezull, me Shtetet e Bashkuara.

Zyrtari koreano jugor tha: “Kohët e fundit, Kim Jong Un vizitoi një zonë pranë vendit nga u bënë lëshimet dhe mori pjesë në aktivitete publike”.

Javën e kaluar, Koreja e Veriut la të kuptohet se Peniani mund të rifillonte lëshimin e raketave balistike dhe provat bërthamore nëse Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut nuk i ndalnin manovrat e përbashkëta ushtarake të planifikuara.

Presidenti Donald Trump dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un u takuan muajin e kaluar në zonën jo të militarizuar që ndan dy Koretë, ku ata ranë dakord të rinisnin bisedimet.

Shtetet e Bashkuara nuk kanë komentuar në përgjigje të lëshimeve të fundit.

Kim Jong Un shpalli një moratorium të të gjitha provave bërthamore dhe raketave balistike në prill të vitit 2018. Peniani, megjithatë, lëshoi gjatë muajit maj disa raketa balistike me rreze të shkurtër dhe predha të tjera.

Burimi: VoA

e.ll./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *