“Dinastia” e Çimit te ‘Rruga e Kosovarëve”, restoranti më i mirë në Tiranë

redaktor

Përgjatë Rrugës së Kosovarëve në Tiranë gjendet Hotel “Dinastia” e cila nuk iu ngjan ndërtimeve të tjera   në atë lagje.

Pllakat prej guri, ballkonet të zbukuruar me hekur janë disa nga detajet që e bëjnë ndryshe këtë  ndërtesë katërkatëshe, e cila është vazhdimisht e frekuentuar nga turistë.

Faqja e njohur “Restaurant Guru”, e cila të informon dhe të ndihmon të gjesh restorantet më të mira në një vend të caktuar, ka shpallur Restorantin e Hotel Dinastia si më të mirin në Tiranë në bazë të përshtypjeve që kanë lënë vizitorët.

Shkëlqim Lamaj është pronari i Hotel-Restorant Dinastisë. Ai është një nga njerëzit më të përkushtuar për sa i përket punës dhe marrëdhënieve me klientët. Me siguri kjo shpjegon faktin që ky vend është ndër më të vlerësuarit në faqen e njohur të hotelerisë, Booking, me vlerësimin 9.6 ose i… jashtëzakonshëm.

Vlerësimet e atyre që e kanë provuar dhe kanë shijuar gatimet në Dinastia janë pothuajse të notës 10.

Klientët që frekuentojnë këtë hotel –restorant janë të huaj dhe pjesa më e madhe janë klient biznesi.

“Jemi zgjedhur për disa vite me radhë Hoteli më i mirë shqiptarë, për sa i përket pjesës së shërbimit dhe mikpritjes. Janë çmime që kërkojnë një përkushtim me të madh, duke na angazhuar më shumë për të mos zhgënjyer asnjë klient”- tregon Çimi, siç e njohin të gjithë.

Veçantia e kuzhinës?

“Veçantia e kuzhinës qëndron te recetat e ndryshme që përdorë në krahasim me gjithë restorantet e tjera në vendin tonë. Duke filluar që nga supërat të cilat janë të gjitha shumë të veçanta. Produktet që përdorë duhet të jenë sa më origjinale, të papërpunuara në mënyrë që edhe shija të jetë e tillë.

90 për qind të ingredientëve që përdorë në kuzhinë i marr në Itali. Gjithçka është e kontrolluar sipas të gjitha standardeve. Jam shumë rigoroz për ato se çka fus në kuzhinë. Nuk bëj asnjë lloj kompromisi me cilësinë”- tregon Lamaj.

Për të dita fillon në orën 11 të paradites dhe përfundon në 3 të mëngjesit.

Ai është pranë çdo klienti. Sugjeron. Futet vetë në kuzhinë, pavarësisht se ka 8 persona që punojnë në të.

“Po nuk i qëndrove vetë punës në kokë dhe po nuk komunikove me çdo klient duke iu përshtatur dëshirave dhe kërkesave të tij është shumë e vështirë të jesh i suksesshëm.

Ndaj kur vjen puna te klientët, unë i asistoj personalisht dhe u sugjeroj që të provojnë gatime të ndryshme sigurisht duke u mbështetur në preferencat e tyre”./e.resuli-Dita

 

Share This Article
4 Comments
  • Ekselet dhe me nje sherbim te nje klasi unik.
    Nje kryeveper e cila na pret gjithmone te shijojme e te ndjehemi si ne nje keshtjella kur mbreti dhe mbreteresha kane oazin magjik, me 1 super ambjent artistik, me nje arkitekture te kujdesur dhe kuruar me nje nivel te larte estetik, nje staf I pergatitur per te qene sa me prane nesh dhe sa me te buzeqeshur, te pa lodhur per te na bere te lumtur oret ditet te cilat kalojme ne ambjentet e Dinasti. Ju faleminderit qe ne beni te ndjehemi pjese e mbreterise Tuaj. JENI TE MREKULLUESHEM.
    DINASTI SIMPLY THE BEST

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *