Greminger: Stabiliteti dhe uniteti kombëtar, çelës për progres

Edona Llukacaj

Pas takimit me Presidentin e Republikës Ilir Meta të enjten, Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Thomas Greminger, ka shkruar në Twitter në lidhje me këtë takim.

Greminger shkruan: Në takimin me Presidentin e Shqipërisë, ne ramë dakord se stabiliteti dhe uniteti kombëtar janë çelësi për progresin dhe kryesi shqiptare të sukseshme të OSBE 2020 #AlbanianOSCE2020”.

Kujtojmë se presidenti Ilir Meta, gjatë takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Z.Thomas Greminger, e falënderoi atë për mbështetjen e dhënë nga Sekretariati dhe nga vetë Sekretari i Përgjithshëm, për përgatitjet që Shqipëria po bën në funksion të marrjes së Kryesisë së Rradhës së OSBE-së për vitin 2020.

Gjithashtu në takim kreu i shtetit, Ilir Meta e informoi zyrtarin e OSBE për thellimin e krizës politike dhe institucionale që po kalon vendi. Ndër të tjera, Kreu i Shtetit i kërkoi Sekretarit të Përgjithshëm të OSBE-së ndërmjetësimin sa më parë të jetë e mundur midis palëve politike në vend për zgjidhjen e kësaj krize.

e.ll./dita

Share This Article
1 Comment
  • Po po,
    Kur ta permendin unitetin e stabiliteti keta nderkombtaret , duhet kuptuar se pikerisht te kjnderten jane to ba e to krijuar kushtet per disintegrim kombtar ! Sepse ky eshte qullkmi i ture edhe argat kane gjetur ne Tirane et prishtine!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *