Horoskopi, 26 korrik 2019

anazapta

DASHI

Pozicioni aspak favorizues i Saturnit, do të jetë sërish i pranishëm deri në ditët e fundit të këtij muaji. Përgjegjësia në punë do të rritet edhe pse janë ditë feste. Nuk do të jetë një ditë e qetë kjo e sotmja .

 

DEMI

Hëna në shenjën e Peshqve ju fut në rrugën e duhur përsa i përket ndjenjave. Ngrohtësia dhe bujaria juaj nuk do të mbeten pa u vënë re, madje do të prekin dhe dikë për të cilin jeni mjaft të interesuar.

 

BINJAKËT

Hëna në shenjën e Peshqve do t’ju fusë në një situatë të vështirë ku do të ndiheni si të futur në çark. Duhet të bëni durim, gjërat nuk vijnë menjëherë. Mundohuni të jeni më i qetë.

 

GAFORRJA

Sot do të jeni shumë të ëmbël dhe të dashur me të gjithë njerëzit. Do të jetë një ditë e bukur, ku do të jeni të rrethuar nga njerëzit tuaj më të dashur. Mbrëmja do të jetë e mrekullueshme.

 

LUANI

Diçka e mirë mund të vi edhe nga zhgënjimet e dashurisë. Venusi në pozicion jo  të favorshëm në shenjën e Ujorit do t’ju bëjë që të bëni një analizë përsa i përket marrëdhënies tuaj në çift.

 

VIRGJËRESHA

Vendosja e Hënës në shenjën e Peshqve, mund t’ju bëjë që humori juaj të lëkundet sa hap e mbyll sytë. Qëndroni pranë miqve më të mirë,sepse do të dinë si t’ju ngushëllojnë.

 

PESHORJA

Nga njëra anë Saturni kërkon t’ju mbajë me këmbë në tokë nga ana tjetër Urani në shenjën e Dashit ju shtyn që të jeni më agresivë dhe guximtarë. Duhet të gjeni një rrugë të mesme të ekuilibruar.

 

AKREPI

Pas një paraditeje të tensionuar Hëna në shenjën e Peshqve ju kthen sërish buzëqeshjen. Keni shumë dëshirë të bisedoni me njerëzit dhe t’i dëgjoni me vëmendje. Do të jeni të aftë t’i jepni një këshillë shumë të mirë një miku qe ndodhet në vështirësi.

 

SHIGJETARI

Të jetuarit pa dashuri është shumë e vështire për këdo veçanërisht për ju që jeni mjaft pasionantë. Historitë e reja do të jenë shumë të shkurtra veçanërisht me pozicionin aspak të favorshëm të Hënës në shenjën e Peshqve.

 

BRICJAPI

Sot do të jepni maksimumin në punë, dhe kjo do t’ju sjellë pak lodhje në mbrëmje. Fatmirësisht Marsi i ndodhur në shenjën e Virgjëreshës do t’ju ndihmojë që të rifitoni energjitë e fituara.

 

UJORI

Venusi në shenjën tuaj do t’ju japë shumë alternative dhe ju duhet të jeni të aftë të bëni zgjedhjen e duhur. Dikush kërkon t’ju ngatërrojë por ju do t’ja dilni mbanë falë aftësive tuaja.

 

PESHQIT

Falë Hënës do të keni mundësi të njihni dikë i cili mund t’ju falë dashurinë e vërtetë. Largoni mendjen nga njerëzit që i përkasin të shkuarës pasi nuk do t’ju dhurojnë gjë tjetër veçse zhgënjimit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *