UFO edhe në ditarin e Mihal Gramenos? Dëshmitë që do lexoni mund t’ju duken të çuditshme, por ata që i tregojnë, i besojnë. Dhe nuk janë të vetmit

anazapta

Gëzim Dapi 45 vjeç, lindur në Tiranë, me profesion është inxhinier mjedisi. Në fillim pati droje që rrëfimi e tij të publikohej në Dita: “Të marrin për të çmendur,  madje dhe kur ua tregoj këtë histori nuk më besojnë”.

Ajo që i ndodhi një natë vere gushti më shumë se dy dekada më parë,  në atë kohë u botua edhe te gazeta “Zëri i Rinisë”, por kaloi pa shumë bujë. Zhvillimet dhe ndodhitë e ’90-s e sfumuan  si ngjarje…

“Në verën e vitit 1990, kryeja shërbimin e detyrueshëm ushtarak në fshatin Bardhaj në Shkodër. Reparti im ushtarak ishte i mbrojtjes kundërajrore. Ne të gjithë ishim mjaft të instruktuar të njihnim llojet e avionëve ditën dhe natën, po kështu reparti dispononte mjete të teknikës luftarake që dallojnë avionët në distanca të afërta dhe të largëta. Natën e datës 1 gusht isha në vendroje.

Diku rreth orës 02.30 të mëngjesit, një mori dritash (100-150) të vendosura me një rregullsi të çuditshme, le të themi si forma e diamantit dhe me një madhësi diku te 20 metra u shfaqën në qiell me një shpejtësi të madhe dhe me një zhurmë shumë të vogël , aq sa mund të bëjë një tufë me zogj. Nuk ishte as avion as ndonjë mjet tjetër fluturues që ne njihnim, për më tepër kishte shpejtësi shumë të madhe dhe pak zhurmë”

Gëzim Dapi, me profesion inxhinier mjedisi, rrëfen për DITA-n ngjarjen e rrallë të vitit 1990
Gëzim Dapi, me profesion inxhinier mjedisi, rrëfen për DITA-n ngjarjen e rrallë të vitit 1990

Gëzimi e raportoi ngjarjen e çuditshme te operatori qendror i batalionit të asaj kohe. Aty mësoi se nuk ishte i vetmi.

“Si mua e kishin raportuar dhe 5 ushtarë të tjerë në reparte të ndryshme kundërajrore që kishin qenë në shërbim në atë moment. Ditës tjetër eprorët na pyetën gjatë, por në asnjë qytet apo asnjë radar i Shqipërisë nuk e kishte identifikuar veç nesh ushtarëve që e pamë me sy të lirë. Nuk iu dha shumë rëndësi atëherë sepse ishte fill pas hapjes së ambasadave dhe tema të ditës ishin gjëra të tjera. 2 muaj më vonë, këtë ngjarje e botoi dhe gazeta “Zëri i Rinisë” i asaj kohe, por jo me detaje”

Prej asaj kohe këndvështrimi i inxhinier Gëzimit për objektet fluturuese të paidentifikueshme ka ndryshuar.

“Në atë kohë nuk kishte shumë informacione për UFO,  thjesht kisha parë disa dokumentarë te RAI. Por tani besoj 100 % dhe shpesh natën vështroj se ndoshta shoh përsëri diçka të ngjashme. Ajo që më ndodhi fillimisht më hapi mendjen ndaj ekzistencës së tyre. Tani ndjek çdo lloj dokumentari apo film ku trajtohen tema mbi UFO-t”.

Jashtëtokësorë në malin e Tomorit?

cerrikuUFO është shkurtim për Unidentified Flying Object, që në shqip do të thotë Objekt Fluturues i Paidentifikuar. Termi përfshin çdo objekt fluturues të cilin shkencëtarët nuk kanë arritur ta identifikojnë.

Gëzimi nuk është i vetmi. Përparim Zaimi, dikur kapiten i lundrimit detar, ka krijuar bindje të thellë për ekzistencën e tyre. Ai ka filluar një kërkim shkencor që prej vitit 1999, ku ka sistemuar dëshmi të ndryshme.

Zaimi ka kryer studimet e larta në degën e Navigacionit dhe është diplomuar në Vlorë si Navigator për Flotën Detare Tregtare. Ka ndjekur studimet për degën Inxhinieri Mekanike dhe më pas për Filozofi. Ka kryer detyra të larta në administratën shtetërore për një kohë të gjatë si drejtor institucionesh administrative, projektues dhe këshilltar ministrash.

Studimi i kryer prej tij, në fushën e ufologjisë, ka kapur një distancë kohore prej të paktën 15 vitesh, ndër të cilat janë ndërmarrë disa ekspedita. Zaimi thotë se punimi i tij nuk bazohet në ndonjë sistem besimi:

“Ka dëshmi të përsëritura sidomos për zonën e malit të Tomorit ku bëhet prej kohësh pelegrinazh. Ajo zonë mendoj se nuk qëndron më në kufijtë e legjendave dhe hipotezave” – thotë ai për DITA.

Ditari i Mihal Gramenos, 1907

Jo të gjithë e dinë, por i pari dokumentim për UFO në Shqipëri mbetet ditari i Mihal Gramenos. Ai ishte publicist i shquar, shkrimtar dhe veprimtar i lëvizjes patriotike e demokratike, Hero i Popullit. Gjatë viteve 1907-1908 luftoi përkrah me çetën e Çerçiz Topullit.

Në librin e tij Kryengritja shqiptare, kujtime luftarake rreth çetës së Çerçiz Topullit, Grameno sjell kujtimet e tij mbi udhëtimet e gjata dhe të vështira të bashkëluftëtarëve të Çerçizit mal më mal.

“Një natë teksa luftëtarët e Çerçizit kishin ngritur një limer majë një bjeshke të lartë, na fluturoi përpara një objekt shkëlqyes që qëndroi disa minuta pezull në ajër dhe pastaj u zhduk” – shkruan Grameno.

Aeroplanët në atë kohë ishin në fazat e para, pra nuk ka mundësi të ketë qenë i tillë. Gjithashtu nuk mund të ketë qenë as meteor dhe as kometë, pasi dihet se ato nuk qëndrojnë pezull në ajër por bien menjëherë. Kështu që mbetet një UFO (objekt fluturues i paidentifikuar).

UFO070710Albania1Shqipëria përmendet edhe në një raport të hershëm amerikan.

Raporti i datës 18 Korrik 1947 i Agjencisë Federale të Hetimeve shkruan se: “Disqe janë vërejtur në Mexico City, New Orleans, Halifax, Newfoundland, Paris, Milan, Bolonjë, Jugosllavi dhe gjithashtu edhe në Shqipëri”.

Më poshtë janë disa nga raportimet për objekte të paidentifikueshëm në territor shqiptar:

Kallamishtëz, Tepelenë, Janar 1963 – Në janar të vitit 1963, banorët e fshatit Kallamishtëz në zonën e Kurveleshit rrëfyen se panë një objekt të shndritshëm në qiell. Autoritetet qetësian popullsinë duke iu thënë se ajo që kishin parë ishte një model i ri avioni reaktiv në përdorim nga Forcat Ajrore Shqiptare.

Cërrik, Elbasan, 12 Korrik 1993 – Ishte ora 20:00 kur në qiellin e Cërrikut u shfaq një objekt fluturues i ndriçuar. Objekti bënte lëvizje të shpeshta e të befasishme. Lajmi u përhap me shpejtësi në qytet dhe pati shumë dëshmitarë okularë, përfshirë policinë lokale. Objekti u zhduk nga qielli rreth orës 22:00 (gjithmonë sipas dëshmive okulare).

Roskovec, 4 Maj 2006 –  Tre dëshmitarë okularë një grua e rritur dhe dy fëmijë, besojnë se kanë parë një objekt të paidentifikuar që preku tokë. Tre rrathë të zinj të fotografuar një ditë pas “zbritjes” ishin dëshmia e tyre. Gruaja e quajtur Sherife Kola tha se objekti zhyti në errësirë zonën ku ndali dhe përkoi me një rrymë ajrore shumë të ftohtë. Fëmijët tregojnë se petalet e disa trëndafilave ishin djegur kur i kishin vënë mbi gjurmën e lënë nga objekti.

Fier, 6 Mars 2007 – Mbrëmjen e së martës, 6 mars 2007, roja bregdetare Admir Jemishaj në shërbim bashkë me komandantin e tij dëshmuan se rreth orës 19:15 kishin parë një objekt mbi hapësirën e bregdetit të Semanit në Fier. Sipas dëshmisë për 20 minuta objekti ka qëndruar pa lëvizur në hapësirë. Rojat thanë se ai kishte shkëlqim vezullues, ndryshonte ngjyrat dhe formën e diskut, ndërsa ata e kanë parë me sy të lirë dhe me dylbi. “Qëndronte në horizont me detin në një milje lartësi. Ngjyrat i ndryshonin herë pas here, nga jeshile në blu dhe në të kuqe. Për disa minuta kishte vetëm ngjyrë të kuqe ose blu. Ishte e frikshme, por shumë e bukur”, – tregoi për mediat Jemishaj.

UFOtiranaElbasan, 24 Dhjetor 2008 – Katër gjahtarë nga Elbasani treguan se u përballën me një disk mbrëmjen e së enjtes para krishtlindjeve më 2008 rreth orës 20.30, rreth 30 kilometra larg qytetit të Elbasanit. Katër gjahtarët janë nisur drejt fshatit Vidhas të Komunës së Paprit, në kufi me rrethin e Peqinit. Në të dalë të qendrës së komunës, rreth 7 kilometra larg saj, ata kanë marrë një rrugë pylli. Pasi kanë ecur rreth 15 kilometra, ata janë befasuar në momentin që kabina e makinës së tyre tip fuoristradë është tronditur nga lart dhe motori është fikur. “Na verboi një dritë e fortë ngjyrë blu e çelët dhe një dritë vertikale e kuqe. Për një moment m‘u duk sikur na ndiqnin makinat e policisë nga pas”, tregon Muharrem Kaçuli, njëri prej katër gjahtarëve. Sipas tij, djali 25- vjeçar që ishte me ta, kishte dashur të gjuante me çifte në drejtim të objektit të shëndritshëm, por i ati nuk e kishte lejuar.

Vlorë, 21 Korrik 2009 – Një objekt i paidentifikueshëm është parë në orët e para të mëngjesit, në Vlorë më 21 korrik 2009, në zonën mbas Karaburunit, në vendin e quajtur Gjiri i Dafinës, një zonë e qetë dhe e papopulluar. Ky objekt është parë nga disa peshkatarë që dëshmuan se kishte trajtën e një sateliti, me diametër rreth 3 metra. “Ishim duke tërhequr rrjetat e peshkimit, një moment mbi kokat tona kaloi një objekt i madh, qëndroi vetëm 5 sekonda dhe menjëherë u zhduk me shpejtësi. Ngjyra ishte gri në të bardhë… ”, – shpjegoi Shpëtim Alushaj, njëri nga peshkatarët.

Tiranë, Gusht 2010 – Në mesnatën e 6-7 gushtit, në Parkun Rinia në kryeqytet kalimtarët filmuan me kamera amatore tre drita që lëviznin në qiell. Loja me drita u dëshmua në You Tube shumë shpejt. “Në atë moment nuk mendova gjatë dhe ato dy minuta i shijova. Të tre objektet ishin portokalli me formë sferike dhe ishin të shkëputura. Fillimisht na u dukën afër dhe sa vinte e ngriheshin më lart. Njëri qëndroi pak më gjatë, dy të tjerët u zhdukën shpejt” – dëshmoi Rezmie Lulo, kalimtare e rastit.

A ekzistojnë vërtet këto objekte?Pyetja a jemi vetëm në univers gjithmonë e më tepër merr përgjigje mohuese.

Sipas profesorit të Fizikës Bërthamore, Stanton Friedman, që ka punuar për disa dekada me misionet më të famshme në hapësirë “jashtëtokësorët ekzistojnë dhe na vizitojnë shpesh. Friedman beson se “e vërteta rreth UFO-ve, do të shpallet shumë shpejt”.

Pak ditë më parë autoritetet shkencore amerikane shpallën për herë të parë publikisht se jashtëtokësorët ekzistojnë.

 

E.Resuli / Dita

Share This Article
51 Comments
    • Njerzit shofin Sal Berishen dhe kujtojn se osht UFO.
      Kjo osht e verteta.;) 😉 😉 😉 😉
      Saliu dhe Lulka jane 2 UFO te degjenerum

      • Me vitin 1993 me Tirane after ruges se kavajes rreth ores 22’00 Kam pare nje disk fluturues me madhesi te madhe dhe ishte shume afer sa duhet ti mbyllje qepallat cdo nje min ishte shume e cuditshme poshte kishte marmita te medha qe nxirnin si drite furnalte me pas iku sikur nuk ishte aty Kam qene mbi 20 njerez qe e Kane pare

        • Une mendoj se i vetmi Alien ne Shqiperi eshte ai qe drejton emisionin OPINION
          Kjo duke u nisur nga koka veshet syte por dhe trupi dhe gjymtyret qe i ka ne perpjestim te zhdrejte
          Thuhet qe ka zbritur ne Toke perkatesisht ne Tirane rreth viteve 70
          Kjo perkon dhe me fundin e misioneve Apollo
          NASA e di me mire.
          Kaq per UFOT kurse Sala Dhe Meta me kompani nuk jane UFO por jane DJAJ dhe kane zbritur ne toke mbas luftes qiellore dhe u hodhen ne toke se bashku me SATANA
          Ka dhe gogola por keta jane hibride nga bashkimi i djajve me kurvat tokesore
          Si te tille mund te permendim 90 perqind te deputeteve Shqipetare mbas viteve 90
          Pastaj kemi dhe Vampirat qe flene ne ministri dogana drejtori komuna drejtesi komisariate dhe institucione po keta pine gjak naten dhe diten jane te qete .

    • Jo vetem ufot, Pellumb, por edhe edhe qeniet e qyteterimit inteligjent jashtetokesor Jane prezent ne Shqiperi che gjetke. Kush ka frike NGA teknologjia UFO che prania e alieneve nuk ka perse te trembet, spese nuk i venne keq, por vetem e ndihmojne Boten ‘e prapambetur’ te Planetit Toke. Po te bjere tasti t’i shohesh alienet, o Pellumb, do mahnitesh NGA bukuria e tyre femerore che mashkullore, se Jane plotesisht te ngjajshem ne pamje vizuale me ne tokesoret. La di.

  • Në malin e Tomorrit gjatë festës së Abas Aliut, 20 -25 gusht, pelegrinët që flen natën atje, sidomos tek tyrbja në majën e malit tek Çuka Partizane, por edhe posht tek Dervish Iliazi, thonë se natën e 22 gushtit, që mbahet si më kryesorja në të 5 ditët e festës, ndjejnë një si zhurëm, që ngjan me një të vrapuar kali, e cila kalon mbi ta për disa sekonda. Dëshmitë janë të shumta për këtë qëllim. Por edhe më parë se Mihal Grameno, ka pasur dëshmi për objekte që fluturojnë me drita të shndritëshme në Shqipëri. Jemi rracë e përzgjedhur dhe jo si Hebrenjtë që pretendojnë po këtë gjë.

  • “He per he eshte e pamundur qe ta demonstrojme prezencen e tyre,por ne te ardhmen do jete e pamundur qe ta mohojme”-W.Von Braun,drejtori i pare i Nasa-s dhe gjeniu i sistemeve raketore,njeriu qe çoi Apollo 11 ne Hene.Ka shume deshmi mbi Ufo-t,qe nga lashtesia,madje ne Veda Upanishad flitet per nje beteje qiellore.Legjendat sumere flasin pikerisht kete,qe qenia humane eshte nje kryqezim midis tyre dhe primateve majmune ne Afrike.Avionet Stealth derivojne nga teknologjia e disqeve fluturues,B2 akoma me shume.Edhe une besoj ne fuqine magjike te malit Tomorr,mali i perendive.Ka te ngjare qe te jete Tomorri mali i Olimpit te vertete,por ne shqipot nuk dime te gershetojme mitin me bisnesin…Me poshte Tomorrit gjendet Kapinove,fshat qe ka nje emer te çuditshem,por qe lidhet me mitin e 9 fiseve ebreje,qe shtegtuan drejt Evropes(I nove Capi-9 kreret).Per mua,nese Rama ka kryqe per te bere vend turistik,duhet urgjentisht te çliroje aeroportin e Kuçoves nga varri,ky eshte aeroporti me i madh i Shqiperise dhe po rri kot fare,aeroport pa avione.Po te behet civil,qe duhet te behet se ia kalon Rinasit,ka nje piste gati dhe nje tjeter behet me pak modifikim,Shqiperia do kete sukses ne turizem,ne Tomorr,ne Berat,ne kanionet e Osumit dhe akses per ne plazhet e Jugut.Nuk do menduar dy here,le ta bejne turqit(qe faktikisht e kane ne konçension ushtarak)aeroport civil,siç bene ne Prishtine.Po beri kete Rama(qe mburret se nga Turizmi kulturor merr vesh)atehere do i bejme bust ne mes te Beratit.

    • nick
      bukur e ke lidhuur këtë “Kapinove-n”me (I nove Capi-9 kreret),edhe unë e kam pas vrarë mëndjen nga vinte fjala uznovë!?
      më duket se atje kanë çuar uzon e parë greke dhe e kanë quajtur uznov-urua e re!!
      lere çfar thotë dema me emra sllavë!!
      çorrovodë rrjedh nga gegërrishtja çorri voet!
      skrapar-e dimë të gjithë skrapin e bën ar!
      kuçovë-kue e çove!
      sa për ufot po vlersoj gjysmën e parë të fjalisë së von braunit”He per he eshte e pamundur qe ta demonstrojme prezencen e tyre..”!
      pa e vërtetuar nuk ma merr mëndja se duhet me fluturu me presh në bythë si interpretimet sipas qefit,ose njohurive të cekta toponimet e emrave të vëndeve(I nove Capi-9 kreret)!
      se pastaj më bëhesh si pella(pellazgu) që thotë se shqipja është kopjimi i gjuhës në të re europiane,anglishes!!

  • po eshte e vertete se UFO -t ekziztojne . une jam nje deshmimtar qe kam pare me shume se 20 minuta nje panorame mbreselenese te kalimit te dy rejseve mbe tirane nga pallati brigadave – stadiumi dinamo dhe u larguan ne drejtim te kodrave per ne Dures. Ngjarja ka ndodhur nga fundi i qershorit te ketij viti. Isha ne ballkon ne katin e peste reth ores 22 30. Pa dashur ktheva koken ne drejtim te universitetit Tiranes kur pashe dy objekte ne ngjyre portokalli ne forme gjymi ku njera ishte me poshte se e para, por afer njeri tjetrit. Ne fillim me beri pershtypje ngjyra e tyre. mendova se ishte ndonje helikopter por une e njoh shume mire kete fushe pasi nuk degjohej asnje zhurme. pAS KETIJ MOMENTI VURA RE SE KETO OBJEKTE NUK I PASHE ME SEPSE PERPARA MEJE ne rafshin ballor ne nje largesi prej 2-3 km U SHFAQEN NJE MORI OBJEKTESH TE CILAT ISHIN MBI 50 COPE TE CILAT LEVIZNIN PA ZHURME RUANIN TE NJEJTEN LARTESI NGA TOKA, te gjitha keto objekte dukeshin si copa te vogla resh te cilat ndryshonin formen dhe ngjyren. Imazhi qw jepnin ato gjate levizjes krijonin nje zhurme shume te lehte dhe karakteristike. per momentin kur pashe objektet me ngjyre portokalli thira bashkeshorten se thashe cfare po me ndodh, pasi i pa ajo pati te njejten ndjesi. ne kete kohe nxora celularin per te bere ndonje foto por nuk e pata kete mundesi me gjithe perpjekjet e bera sepse telefoni menxori ne ekran fjalen “SOS”. Pas diskutimit te situates per disa minuta po tregoja se qe pashe dicka jo normale the ktheva koken ne piken orjentuese ne momentin qe i pashe per here te pare, kur perseri e njejta situate u perserit ne menyre te ngjashme gjithe procedura e fenomenit te ndodhur. Une jam shume i bindur se ato ishin UFO. problemi qendron se nuk te beson njeri sepse nese tregon ate qe ke pare direkt te mbyt opinioni se nuk ka mundesi, ti je i cmendur etj. si kokluzion une them se jame ndjere ne nje situate krejt te vecante qw nuk shprersoj ta shikoj e perjetoj ndonje here tjeter. Nisur nga kjo qe thashe pak me pare duke e trajtuar si je situate mos besuese se eshte e pamundur, une thira bashkeshorten time e cila e perjetoi njelloj si une kete fenomen. lartesia e fluturimit ishte 3-4 mije metro. Ne te njejten kohe ne lartesine mbi 8 km fluturonin dy avione por drejtimi i tyre ishte jug – veri pasi i njoh mire koridoret e levizjes tyre.

    • E the ti?
      Unë nuk e vë më në dyshim. Besoj se ata kanë egzistuar gjithnjë. Më parë i kemi quajtur budallenj. Sot UFO.

  • Ka dhjetra raste te vizitave te ufo-ve në pika të caktuara të terrenit shqiptar dhe dëshmitarë të tyre por që nuk guxojnë të flasin për shkak të injorancës paragjykuese që ekziston në shqipëri. Lërini njerëzit të shprehen lirshem për të na mundesuar mbledhjen e dëshmive shumë të vlefshme për vizitorët e rrallë?

  • Dy ufo janë ndermjet banorëve të tiranës dhe në orë të caktuara të mesnatës nisen me njé makinë super të shpejtë në drejtim të dajtit ku komunikojnë për 10 min.me një disk të gjelbër të shndritshën që qëndron pezull,pa zhurmë në lartësinë 100 metra mbi vendndodhjen e tyre. Disku largohet në drejtim të bizës! Ufo-t qëndrojnë pak dhe pasi hapin një ombrellë rrethore ffosforeshente shkruajnë dicka në një kornizë të shndritëshme dhe mandej largohen me makinën super te shpejtë e cila herë herë ngrihet dhe né ajër? Për sot mjafton. Ky është 333.

    • “Cafka”? Mos gaboni gjë në shpejtësine e ufo-ve duke thënë 1300 milje/orë? Kjo shpejtési i bie rreth 2500-2600 km/orë kur shpejtesia e tipave të fundit te Mig-ëve rusë i kalon 3800 km/orë !? Respekt!

  • Edhe une i kam pare UFO por nuk jam i detyruar te tregoj karakteristikat e tyre, di vetem qe origjinen e kane nga Vicidoli, ate e keni mes Jush, 24 ore ne 24 ore, me gjithese thote qe punoj 18 ore ne dite.

  • Ti mor a moj jozefinka topalloviçi qënke një surrogat i prapambetjes mendore? Vetëm nga ufo-t mund të korigjohesh dhe mos u bëj marak se do të të vizitojnë….!

  • per te gjithe ata komentues po me bejne biografine dhe qe po shajne duke perdorur pseudonime te cuditshme; mos u fyet gje nga deshmia ime ? mos ju prek ndonje person i familjes nga kjo deshmi ? Mos ishit te detyruar ta lexonit ? Mos ju mora para per kete deshmi ? atehere cfare eshte gjithe ky mllef ndaj meje ?
    Jo vetem qe kam mbaru inxhineri mjedisi, por dhe shume shkolla te tjera pas universitare(se fundmi dhe Master ne Univeristetin POLIS) jo vetem qe kam punuar edhe roje por kam dhe 22 vite pune dhe punoj aktualisht diku ne ne nje institucion ne Bulevard, nderkohe qe ju merreni me thashetheme; Jo vetem qe kam qene ne Amsterdam por edhe ne Hage, Roterdam, Montreal, Stkoholm , Bruksel, Athine; Mos duhet tju merrja leje per kete ?
    Keshtu qe injorancen tuaj te dukshme dhe mllefin ndaj meje leri jashte kesaj faqeje. Nuk njoh akend nga ju por nuk lejoh te fyhem nga askush !

    • Po s’ke qene ne Kajro, nuk te quhet asgje!…
      Shaka kjo. Tani te kthehemi tek fenomeni i verejtur ne veren e 1990-es. Thua ishin drita qe leviznin me shpejtesi, ne forme diamanti, me zhurme shume te vogel, radaret nuk kapen shenje.
      Nga keto shenja del, ose 1) kemi avione anti-radare, ose 2) thjesht drita te leshuara nga satelite ose avione 20 mij km lart, ose 3) vertet kemi UFO.
      1) Ne kete vit amerikanet kane bere prova me avionet e tyre anti-radare ne Europe -kujto rastin e Belgjikes. Ne keto raste keta avione mund edhe te perdorin metoda mashtrimi te leshimit te dritave tek rete, dhe keto duken si objekte te shpejta. 2) Keto metoda mashtrimi dritash duhet ti njohin ushtaraket; pervec kesaj kemi edhe fenomene natyrore me drita te reflektuara. 3) UFO-t nuk kane nevoje te bejne spektakle cirku, por vijne e ikin pa drita e pa zhurme.
      Nga shume emisione televizive, qe kam pare vete, kam vene re se shume njerez i marrin edhe objektet normale apo dritat e reflektuara nga rete, si objekte UFO! Kjo ndodh nga padituria ndaj shume objekteve dhe fenomeneve, gje qe shton pastaj boten emocionale ne momentin e vrojtimit, ne vend qe te shtoje perqendrimin.

  • Alienët ekzistojnë, por NASA i fsheh ata

    Një ish astronaut i NASA-s i cili ka ecur në planetin Hënë, gjatë misionit të tij atje vite me pare, thotë se alienët nuk janë vetëm të vërtetë, por e kanë vizituar tokën disa herë. Dr Edgan Mitchell, thotë se është shumë i bindur se shumë UFO kanë vizituar tokën gjatë karrierës së tij si astronaut. 77 vjeçari, i cili ka qenë pjesë e ekuipazhit të misionit Apollo 14, tha se burimet në agjencinë hapësinore, NASA, na i kanë përshkruar alienët si “njerëz të vegjël të çuditshëm për ne”, por asnjëherë nuk kanë pranuar se ata kane vizituar Token. Dr Mitchell ka thënë për Radio Kerrang se teknologjia njerëzore nuk “është aq e sofistikuar” si e alienëve dhe nëse ata do të ishin armiqësor “ne nuk do të jetonim më”. Ai tha: “Nuk është ndonjë çudi që të besojmë se nuk jemi të vetëm në univers. Unë jam mëse i sigurt për këtë, dhe s’ka si te ndodhe ndryshe. UFO-t ekzistojnë”. “A mund ti identifikojmë ku janë këto UFO dhe këto planete të tjerë me jetë? Jo, sigurisht, pasi nuk janë në sistemin tonë Diellor, por ne kemi arritur të identifikojmë një numër të madh planetësh që mund të kenë jetë ashtu si edhe ne Toke. “Mendoj se jemi të privilegjuar që jemi një planet i vizituar nga këto qenie jashtëtokësore dhe se fenomeni UFO është shumë real”. “Unë kam qenë pjesë e qarqeve ushtarake dhe inteligjente, të cilët e dinë shumë mirë se ne jemi vizituar nga UFO-t por nuk e kanë publikuar këtë gjë. Kohët e fundit po shoh disa përpjekje për publikim, megjithëse shume të vakta”. Dr Mitchell, së bashku me komandantin e Apollo 14 Alan Shepard, mbajnë rekordin për udhëtimin më të gjatë në hënë prej 9 orësh e 17 minutash, qe ka pasur misionin e vitit 1971 në Hënë. Zyrtarë nga NASA, i hodhën poshtë komentet e tij sa i përket vizitës së UFO-ve në Tokë. Në një deklaratë, një zyrtar tha: “NASA nuk gjuan UFO-t. Deri më sot nuk ka arritur të gjejë asnjë provë për jetën aliene në këtë planet ose kudotjetër në univers”. “Dr Mitchell është një amerikan i madh, por ne nuk ndajmë të njëjtin opinion për këtë çështje”.

  • Shum flitet per Ufo-t Por kokretisht asgje nuk eshte verteuar qe keshtu mbetet Enigme Vetem NASA do ti jap zgjidhje ketij misteri pa zgjidhje por nje te ardhme do te behet e mundur

  • Merruni me UFO-t, falxhoret apo horoskopet e shpikura, se aq poshte keni rene, o gazete bulrvardi, por mos merreni me me ceshtje serioze si siguria kombetare ku jeni per cdo skandal!

  • @nick
    Ke degjuar gje per toponime sllave ne Shqiperi? si psh.:Corovode,Gllavenice,Verdove,KAPINOVE,Kucove,Mecove,Kosove.Prapashtesa -ovo-eshte karakteristike e toponimeve sllave dhe te tilla Skrapari ka shume.

    • Jam nje banor i policanit ne vitin 1996 Ne oren 12 te nates kemi qen 5 shok lart Ne qell Pam nje gje shum te cudicem 2.3 sekonda vajti te nje shkemb te mali tomorrit dy nete rrjesht ai bente te njejten gje nje nat tjeter vendosem te mernim nje aparat fotografik dhe vajtem ne nje koder perballe malit te tomorit u ulem po prisnim u shfaq prap te mali tomorit ai bente retudhime pa pritur per 2 seconda erdhi perbadh neve ishte 20 metra mbi kokave tona ne u trembem u ulem te nje Kanal ai ishte disk fluturus ai kishte drite shum te fort ai ndejti 4.5 minuta mbi ne vetem kur u largua pun 3.4 sekonda ai u largua ne qiedhe beme foto por dukesh vetem nje drit verbuse kjo istori eshte e vertet

      • klodo paskeni shpëtu mirë që jeni fsheh në kanal!!
        kush e di si e ka marr vesh që keni pasur apart fotografik!
        nuk ka dash me e filmu!!
        klodo e di që ka rrezik të ketë dash me bo ndonjë sellfi me ju!?
        por e ka parë se sa bythëmutër që jeni dhe ja paska mbath!!
        klodo
        “perbadh”,”qiedhe” dhe “istori”,
        shkruhen,dy të parat me “ll” dhe jo me “dh”,e një “h”para istori,sa për të vërtetë!?
        asqë e diskutojmë!!e ke thënë ti e ka thënë perëndia!!

    • asqë diskutohet!!
      ka dhe breshka,ka gorrilla,njerëz,por dhe njerëz budallenj!!
      ky të thua ti është një përgjithsim që nuk mund të plotësojë dhe fantazinë më të shfrenuar!!
      është e mundur që në gjithësi,ose në gjithësitë si mendohet sot,të ketë qënje të gjalla,qënje teknollogjike,qënje hapsinore,në të njëjtën masë sa është dhe e pamundur!!pra deri më sot,ne njerzit e thjeshtë kemi vetëm fantazinë!sepse asnjë nga ne nuk ka mundur të vërtetojë në mënyrë të pakundërshtueshme egzistencën e tyre!!
      pra duke u bazuar në njohjen e pyllit që ka më shumë se vetëm milingonat,ti nuk ma merr mëndja se do të pranoje nëse unë do të thosha se ka dhe pata që bëjnë vezë të arta,ose gragoj që vjellin zjarr,o bëjnë bajga prej diamanti!!

  • Ufot ekzistojn edhe Pse dikush Nuk beson por un kam parre prova me syte e mi edhe Pse Nuk do me besoni ska gje isha duke dalur ne qitet ishim me vetur dhe I pash 2 drita te bartha te cilat shkuan ne Anen e majt pastaj be Anen e djatht Sa me shume u largoheshim ap me shume u afroheshin pastaj u zhduken papritmas edhe nje shoche e Imja e kish pa di drita te njejtat qe I pash un ja prova edhe Pse dikush Nuk beson po un per veti besoj edhe Pse ata Kajn Arthur shpesh ne toke

  • Ufot jane ketu per aq kohe kohe sa ka egzistuar njerezimi fakte jane te pafundme ne te gjithe planetin shiptaret kane nje karakter nese nuk dine gje veteper ata nuk egziston dhe hyne nje replika idiotike ne nivel halabak informacioni eshte per te gjithe nese duan te verifikojne ne ern e informacionit eshte e pamundur temos dihen keto gjera ndoshta nje pjese nuk e dine se ne cplanet jetojne por dhe shoqeria shqipyare kanje faj se mos te marrin per te cmendur eshte justifikim absurd prandaj e vereteta eshte dicka qe i ka ardhur koha .Pervec UFO ektraterrestiale ka dhe ufo te shteteve te medha Amerike rusi dhe europe koha e barutit ka kaluar vite drite po duhet verifikim ufot e para i bene nazistet gjermane filluan ne luften e pare boterore dhe i vazhduan intensivisht google: NAZi UFO shiko ne youtube ne vitin 1950 amerika beri diskun e pare google :USAF ufo .Cia supozohet i ka mete avacuarit

  • Nuk behet fjale per smoke horskop ose falxhore magji e genjeshtra.te besosh tek ufot ose te flasesh per ta eshte shkenca e re e se ardhmes behuni pak realiste dhe mos lejoni qe moabesimi juaj tju verboje a nuk mendoni se planet I yne toke nuk rrethohet nga jete te tjera njerzish ose krijesa qe nuk kemi degjuar kurre per to seshte faji Jon po I shkencetareve qe Nuk tregojn provat dhe faktet Ku dhe si I pare keta njerez nga hapesira mbase ligjet e astronomise Jane genjeshtra sepse ne CDO lloj planeti qe zbulojm ose Jane zbuluar astronimia ka vertetuar se nuk ka jete si eshte e mundur qe ne te jemi te vetem ne univers nuk ka te beje ekzistenca e ufove me imagjinaten e njerzve pot ne duhet ta pranojm realitetin sic eshte sepse sjemi te vetem ne galaktike po ju map disa fakte qe disa prej kush nuk mund ti kene degjuar me pare area 51 zone ushtarake dhe sekrete qe gjen CDO kufome alieni CDO njeri qe kalon afer saj kthehet mbarapsht nga badigardet e keni pyetur veten PSE e thjesht gjen me miliona prova per alienet disqe ose paisje te shek Jo 21 qe Kurt njerezimi ska degjuar per to 2 ne 1969 ten breaking news ne amerike kur prezantuezi po jepte lajmet telivizionet pane disa ngjyra te ereta dhe nje ze te cuditshem qe fliste shkencetaret e perkthyen dhe ai kishte theme ju njerezit e tokes jeni qenie mosbesuese qe nuk besoni ne ekzistencen e alieneve gjithmone kemi qene lart kokave tuaj po ju SNA keni vezhguar kemi qene me lart se aeroplanet tuaj tokeosre flas ne emer te paqes dhe ju lutem hiqini armet sepse raca tjeter aliene ka mesuar ta beje kete shmagni krimet dhe padrejtesite we behen ne kete bote disa nga profetet sjane te vertete per ju prandaj shumica hap lufte Kudo ne bote 3 nje cift i sapomartuar Scot dhe Jessi kishin dale per piknik kur papritur veshtrojne nje si re te Vogel me ngjyr te zez paritur pane se ishte nje objekt I Vogel qe kishte marr flake mendoav se ishte komete Jo ishte objekt I cuditshem nga qielli qe ra drejt tokes kur skoti u afrua te shikonte objektin nje krijese e shkurtter me ngjyre jeshile doli dhe vrau ciftin.4ne kine shumica mendonin se ishte ndonje lloj iluzioni qe e ben shkencettaret per te provuar dicka ishin disa lloje pallatesh mbi re dhe qendruan rreth nje ore u dha ne lajme avionet e aroplanet ushtarake u ngriten ne ajer po kur u kthyen MBAs eksplorimit ata nuk u besuan syve.Dhe e fundit shume jush e dine qe ne zonen 51 ka disqe alienesh te Rena nga alienet te kapura nga shkencetaret Lazar robert nje fizikant matematicien dhe psikolog ishte I pari qe mesoi se si fuksionte disku fjalet e tij ishin nuk besoj syve se cfare pashe aty brenda gjthcka ishte e perbere prej metali kishte shume tela te lidhura me njera tjetren qe I vinte ne kundertshtim ligjet e fizikes nuk komandohej me timone po ne vend te tij ishte nje pllake te pikturuara day duar Jo njerezor

  • Ne oren 9:45 e mbremjes te vitit 2019 ne zonen e kamezes kam pare 3 drita ne qiell ne formen e nje trekendeshi(portokalli,blu,kuq).Shpejtesia e saj ka qen marramendese edhe e kam pare afersisht 1 sekond dhe pastaj u zhduk.Ka qen e madhe dhe lartesia e saj ka qen reth 30 kate.Ky shtet robqir duhet te investoj me shum ne keto dukuri.Eshe nasa po ashtu i di per alienet por ka frik qe te na e tregoj.

    • Ke harruar te thuash edhe qe ato dritat trekendeshe benin fafafiu – fafafiu – fafafiu, pastaj fififau – fififau – fififau

  • Ky Apolloni e ka thene me mire nga te tere,sepse Ilir Meta e ka zbuluar apo rizbuluar ate qe “fluturonte me kale” mbi Tomorr dhe menjihere dha urdher qe me parat qe i vodhi popullit te ndertohej ky objekt per ufot apo ne nderim te Ufove dhe qe atehere ai vete i pari shkon ne malin e Tomorrit sepse e ka bere si prone te tij dhe e perdor per te nxjerre edhe gure qe thote se edhe keta jane te shenjte ,prandaj eshte pasuruar Ilir Meta aq shume sa do te krijoje edhe nji parti tjeter me b ekimin e atij Ufos fluturus!

  • Ky Apolloni e ka thene me mire nga te tere,sepse Ilir Meta e ka zbuluar apo rizbuluar ate qe “fluturonte me kale” mbi Tomorr dhe menjihere dha urdher qe me parat qe i vodhi popullit te ndertohej ky objekt per ufot apo ne nderim te Ufove dhe qe atehere ai vete i pari shkon ne malin e Tomorrit sepse e ka bere si prone te tij dhe e perdor per te nxjerre edhe gure qe thote se edhe keta jane te shenjte ,prandaj eshte pasuruar Ilir Meta aq shume sa do te krijoje edhe nji parti tjeter me b bekimin e atij Ufos fluturus!

  • Po po edhe tek Harry potter gjindet pergjegja!
    Ai emeri i te cilit nuk duhet thane jeton ne Shqiperi e fluturon mbi shqiperi! !!!

  • Nuk eshte e vertete qe likja nxjerr gure ne timore.ben cvendosje te gureve per te hapur behen e ufo ne timore.pra eshte implikim ne pune shkencor.dhe kur shkon ne timore shtetit me nje pale te shpejt fluturues qe leshon nje zhurme pak a shume te degjueshme si feshferime ere me nje a Roma te cuditeshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *