Vdekja e punëtorit nga shpërthimi i transformatorit, arrestohet inxhinieri i firmës

Elena Tase

Një ditë pas shpërthimit të transformatorit elektrike dje në autostradë ku humbi jetën një punëtor dhe dy të tjerë u plagosën policia ka arrestuar inxhinierin e firmës private Robert Dauti. 36-vjeçari ishte i pranishëm në momentin e shpërthimit. Ai akuzohet për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.

“Nga shërbimet e Komisariatit nr. 6 arrestua në flagrancë shtetasi Robert Dauti 36 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi ditën e djeshme në firmën ku ky shtetas ishte punonjës, si pasojë e shpërthimit të një transformatori elektrik gjeti vdekjen person dhe u plagosën dhe dy të tjerë” njofton policia.

Ngjarja ndodhi dje në autostradën Tiranë-Durrës, ndërsa viktima është punëtori Gjergji Sula, në gjendje të rëndë në QSUT janë Fari Çollaku dhe Andi Bojni 22 vjeç.

Policia thotë se transformatori shpërtheu si pasojë e një shkëndije elektrike, ndërsa në një reagim më të detajuar për ngjarjen, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, sqaroi :

“Një kompani private, ishte duke kryer punime në autostradë, ku dy punëtorë të kësaj firme kanë shkurtuar distancën me linjën 110 kV të OST, çka ka shkaktuar masë”.

e.t./dita

Share This Article
3 Comments
  • Po mos funksionimi i mbrojtjeve elektrike të transformatorit, nuk ngarkon njeri me përgjegjësi?
    Apo ka qënë pa mbrojtje fare!
    Ky kontakt mund të bëhet nga pemët, gjatë stuhive, nga rrufetë, nga keqdahësit që hedhin tela; e keshtu me radhë.
    Inxhinieri ka përgjegjësitë veta.
    PO AI I ELEKTRIKUT?
    Me sa duket kërkohet një KOKË TURKU

  • Ne kete ngjarje ska transformator,por ka ngritje me vinc te nje kablli qe takon ne linjen e tensonit te larte te O.S.T,duke shkaktuar shkarkim te energjhise tek punetoret.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *