OSBE-ja i ka bërë sërish thirrje qeverisë shqiptare të rishikojë paketën ligjore për median, për shkak të kufizimeve që kjo paketë i vendos lirisë së shtypit në Shqipëri.
Duke folur për Zërin e Amerikës,përfaqësuesi i OSBE-së për lirinë e shtypit Harlem Desir, thotë se qeveria e Shqipërisë duhet të mbrojë lirinë e shtypit, aq më tepër tani që vendi po kalon situata të acaruara politike.
Përfaqësuesi i lirisë së shtypit në OSBE, Harlem Deris, i tha Zërit të Amerikës se qeveria shqiptare duhet t’i bëjë ndryshime të tjera ligjit për shtypin.
“Ne mendojmë se është shumë e rëndësishme për Shqipërinë që të mbrojë lirinë e shtypit dhe të shmangë në të ardhmen kufizimin e lirisë së shprehjes për mediat on-line. Projekt-ligji aktual u jep shumë kompetenca agjencive rregulluese AMA ose AKEP që janë mbikëqyrës të sistemit të transmetimeve. Ato nuk duhet të marrin rolin e gjykatësit për rastet e shpifjeve për shembull, ose për raste të tjera që u takojnë gjykatave t’i zgjidhin”, shprehet Deris.
OSBE-ja tha zoti Desir po punon me qeverinë shqiptare që legjislacioni i ri të ndryshohet në përputhje me standardet më të mira ndërkombëtare.
Një nga problemet e tjera me shtypin në Shqipëri, sipas zyrtarit të lartë të OSBE-së,është përqëndrimi i pronësisë së mediave, veçanërisht të televizioneve dhe gazetave kryesore.
Situata aktuale politike në Shqipëri, shton ai, nuk duhet lejuar të ndikojë mbi lirinë e shtypit. Edhe po të ketë kriza politike, siç ndodh në shumë vende, thotë ai, shtypi duhet të jetë i lirë të bëjë punën e tij.
Këto komente përfaqësuesi i OSBE-së i bëri gjatë një seance të organizuar nga Komisioni amerikan i Helsinkit në mjediset e Kongresit lidhur meraportin e fundit të OSBE-së për lirinë e shtypit në 57 vendet anëtare të organizatës. Në bazë të këtij raporti, në gjashtë mujorin e parë të këtij viti dy gazetarë janë vrarë në detyrë, ndërsa 92 tjerë janë sulmuar e kërcënuar.
e.t./dita

Perfaqeson lirine e shtypit ne OSBEuropian ky jevgjiti Harlem. Si te degjosh nje kinez te flase rusisht.
Media e lire qe ti japim tipit Andi, Rakipit,Lubonjes,e shkullakut te na qajne trapin ne televizion sa me shume kjo pastaj quhet media e lire,shit hole.
Ashtu me ju lumte shoke. Edhe keta te OSBE-se me siguri jane kazan. Ku ta kuptojne ata te shkretet se ju jeni rritur me propagande partie e me Zerin e Popullit me te cilin mbeshtillnit edhe ate pak buke me domate e qepe qe merrnit ne pune.
Info, po bodrumi i KM ia filloj sharjet kunder OSBEse ( shi sarkazmin ma nalte) edhe me nje gjuhe qe tregon sa shume evropiane eshte podrumi i KM, po siçe thua aq mire dihet bijte e kujt jane n’ate bodrum!