Shkarkohet drejtori i Policisë Rrugore në Tiranë, Luan Shehu, dhe në vend të tij emërohet Dritan Bonaj.
Dritan Bonaj ka qenë më parë shef i Policisë Rrugore në Shkodër.
Një ditë më parë, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi, ka firmosur shkarkimet dhe emërimet e reja në krye të gjashë komisariateve nën varësinë e institucionit që ai drejton.
Komisariati nr 1: Ikën Nazmi Shuli, emërohet Artjon Duka
Komisariati nr 2: Ikën Dritan Dorda emërohet Ilir Proda
Komisariati nr 3: Ikën Fredi Njumani, emërohet Ladi Laska
Komisariati nr 4: Ikën Gazmend Hatimaj emërohet Alban Ahmetaj
Komisariati nr 5: Nuk lëviz shefi i komisariatit Fatmir Lleshi
Komisariati nr 6: Ikën Sejfulla Metko, emërohet Altin Shehu
Komisariati I Kavajës, nën juridiksionin e drejtorisë së Tiranës: Emërohet Besmir Qebini

te gjithe nga tepelena jane
Le te jete edhe nga Afganistani, por te vihet rregulli ne qarkullimin rrugor. Gjendja eshte skandaloze, njelloj si tre muaj me pare. Nese flitet per permiresim ne kete qeveri, asgje nuk po duket deri tani. Po te flitet se eshte ende shpejt, venia e rregullit ne rruge eshte gjeja me e thjeshte. Gjoba per shkeljen me te vogel, jo vetem qe do veje rregull, por ndihmon edhe buxhetin e varfer te policise rrugore. Te nderuar police: Mos u trembni; shqiptaret nuk jane “trima” apo “te forte”.
S’ka rendesi nga jane, te gjithe jane shqiptare. Eshte e rendesishme nese jane profesioniste, dhe te perkushtuar per zbatimin e ligjit dhe te mos shkelin te drejtat e njerezve. Nuk duam me police qe t’i bejne veri POLITIKES.
Profesionistë patjetër duhet te jenë por dhe që të mos jenë nga e njëjta krahinë ka po aq rëndësi sa profesionizmi. Krahinizmi dhe nepotizmi pengojnë transparencën, gjenerojnë shume të këqija të tjera që i provuam fare mirë gjatë periudhës së tropojanizimit të policisë!
VR!!! Profesionistë patjetër duhet te jenë por dhe që të mos jenë nga e njëjta krahinë ka po aq rëndësi sa profesionizmi. Krahinizmi dhe nepotizmi pengojnë transparencën, gjenerojnë shume të këqija të tjera që i provuam fare mirë gjatë periudhës së tropojanizimit të policisë!
Reforma….shume shpesh po e degjojme….por ne fakte vetem nderrime njerezish jane…kjo nuk eshte reforme por vetem justifikim i ndryshimit te militanteve……me shume eshte fushate me ngjyra te forta politike….keshtu drejte deshtimit shkohet….na kujton fshesen greke ndaj refugjateve tane….
vetem ne tepelene kane lindur policet….
URDHERI/ Ministri i Rendit ka firmosur pranimin e 15 studenteve te rinj ne Akademine e Policise “Arben Zylyftari”, 8 prej te cileve, jane jashte kritereve te percaktuar nga ligji. Nje vendim i zbuluar vetem tani, por i marre 3 dite para Kongresit te fundit te PS. Shkeljet per secilin “fitues” dhe kush ishin konkurentet qe e pesuan
Igli Toska ka dhene mesazhin me te keq per “fidanishten e policise”, nga ato qe mund te jape nje minister Rendi, qe cdo dite deklaron se ka ndermarre nje reforme qe synon ne radhe te pare, “vendosjen e rendit brenda rendit”. Me te nje shkrese zyrtare qe mban firmen e tij,- nje kopje te se ciles e disponon “Korrieri”,- ai ka urdheruar “pranimin per te filluar procesin mesimor ne vitin e pare te Akademise se Policise “Arben Zylyftari”, nga kuota shtese” per 15 studente te rinj. Nje urdher i leshuar gjate kohes qe ai ka qene zv/ minister i Rendit Publik, e qe eshte kundershtuar fillimisht nga Drejtori i Akademise, Kryekomisar Bajram Yzeiri, si nje kerkese qe bie ndesh me ligjet dhe kriteret e pranimit ne shkollat e larta.
Burime te sigurta prane Toskes, qe kane dijeni per kete fakt, i thane gazetes se ka qene kundershtimi deri ne nje kercenim te mundshem per largim nga detyra, ajo qe ka detyruar Yzeirin “ti bindet” urdherit me numer zyrtar 2656 qe mban vulen e dikasterit dhe firmen e shefit te tij me te larte. Sipas kesaj shkrese, nga 15 studente, vetem 6 djem dhe nje vajze i permbushin detyrimet ligjore per raste te tilla, ndersa 8 te tjere, qe jane renditur ne gjysmen e dyte te listes, nuk i plotesojne keto kritere.
Fillimisht per vitin akademik 2003- 2004, ishin pranuar 40 studente, nga mbi 1000 qe konkuruan per kete vit akademik. Sipas ligjeve per pranimet ne shkollat e larta, dalin fitues ato qe renditen nga i pari deri ne numrin e kuotave te miratuara per aplikantet (konkuruesit). Sipas kuotes se pranimit, kete vit fituan 40 prej tyre, sipas pikeve te fituara, qe del nga mbledhja e mesatares, testit intelektual dhe atij fizik. Ne rastet ku fituesit nuk regjistrohen te gjithe per te filluar shkollen (ne kete rast filluan studimet te gjithe fituesit) plotesimi i kuotes behet nepermjet regjistrimit te personave ne vijim, sipas radhes, deri ne plotesimin e numrit te kerkuar. Ne rast se pas kesaj, ka kuota shtese, perseri vazhdohet me listen ne vijim, deri ne plotesimin e kesaj kuote te re.
Por urdheri i Toskes i shkel keto ligje, sepse per 8 nga 15 shtesat e firmosura prej tij, ato nuk jane zbatuar. Ne kete rast, duheshin perfshire studentet qe kishin dale nga i 41-ti ne renditjen e testimit deri ne numrin rendor 54 per djemte dhe e 11-ta ne renditjen per vajza. Per kete te fundit, kjo eshte repsektuar, ndersa tek lista e djemve, jane perjashtuar konkurentet nga numrat 47 deri ne 54 te listes. Duke u zevendesuar me nje student qe nuk kishte konkuruar fare dhe i ka plotesuar dokumentat pas daljes se ketij urdheri te Toskes. Ndersa 7 te tjeret jane renditur nga numri 65 e deri tek ata qe kishin dale te 468-tet ne renditje.
Te gjitha keto te dhena, (te dokumentuara nga “Korrieri”) plotesojne kushtet per te qene nje skandal i ri ne veprimtarine vetem 7 mujore te tij si zv/ minister e me pas minister i Rendit Publik. Ironia e ketij urdheri te jashteligjishem, eshte fakti se Toska jo me larg se pak jave me pare, e kritikoi punen e Akademise se Policise “Arben Zylyftari” duke hedhur dyshime mbi profesionalizmin e pergatitjes se studenteve te rinj dhe nivelit te njohurive teorike praktike te oficereve te rinj te policise qe diplomohen aty. Aq me teper, qe ky urdher, eshte firmosur nga Toska vetem 3 dite para Kongresit te fundit te Partise Socialiste. Ndoshta koicidence, ose larg qofte nese edhe kuotat shtese per pranimin ne shkollen e larte te policise, te jene perdorur “si dhurate” per te bere lobing “nder kongresmenet” qe rizgjodhen ne krye te PS, shefin dhe avokatin e Toskes ne qeveri.
Studentet “e paligjshem” te urdherit
1.- Julian Balliu, nga Berati, ishte skualifikuar ne testimin intelektual (kopjonte gjate provimit).
2.- Arber Ademi, nga Pogradeci, nuk ka konkuruar fare dhe nuk ka patur asnje dokument ne Akademine e Policise, i ka plotesuar pasi ka dale urdheri i Toskes.
3.- Alban Hoxha, nga Tirana, ka konkuruar. Ne testing fizik ka marre 9 pike (minimalja e pranimit ne kete test jane 50 pike). Nuk ka konkuruar ne testing intelektual.
4.- Elvid shehu, nga Saranda, eshte renditur i 65-ti ne liste me 167 pike (11 vende poshte renditjes se te fundit qe duhet te perfitonte realisht nga shtesat).
5.- Karafil Haruni, nga Gjirokastra, eshte renditur i 282 ne listen e konkurenteve me 109.6 pike (228 vende me poshte te fundit qe duhet te fitonte nga shtesat).
6.- Aldrit Kercuku, nga durresi, eshte renditur i 334-ti ne listen e aplikanteve me 98. 2 pike (280 vende me poste te fundit qe duhet te fitonte nga shteast e Toskes).
7.- Donald Krali, nga Kavaja, eshte renditur i 468-ti ne listen e atyre qe konkuruan per pranim ne shkolle me 59.8 pike (ose 414 vende poshte te fundit qe i takonte nga lista shtese).
8.- Besmir Qebini, nga Tirana, eshte renditur i 67-ti ne listen e konkurenteve, me 166 pike (13 vende me poshte se i fundit ne listen e shtesave).
Kush u dogjen padrejtesisht
1.- Frojantin Boni, nga Berati me 176. 5 pike. Ishte renditur i 47 ne listen e konkurenteve.
2.- Elton Bushi, nga Devolli me 176. 36 pike. Ishte renditur i 48 ne liste.
3.- Artur Met’hasa, nga elbasani me 175, 7 pike, ishte renditur i 49-ti ne liste.
4.- Veton Karagjozi, nga Tirana me 175.4 pike, ishte renditur i 50-ti ne liste.
5.- Gazmir Preci, nga Elbasani me 175.3 pike, ishte renditur i 51-ti ne liste.
6.- Ermal Zeka, nga Tirana, me 174.06 pike, ishte renditur i 52-ti ne liste.
7.- Ervin Kabeta, nga Shkodra me 173.3 pike, ishte renditur i 53-ti ne liste.
8.- Alban trimi, nga Tirana me 173.12 pike, ishte renditur i 54-ti ne liste.
0
Dërguar 25 maj 2004 – 11:57
Hajde polici hajde, i hoqi gjasme te paret per te na mbushe mendjen qe kishin nje plan. Tani po heqin “palen e dyte” , per te na tregu qe s’kane asnje ide… po na e prish mendjen shume shpejt ky.
Ore Gazep kur t’a marresh vesh ti, e ku merr vesh ti, Gazep ke per te ngelur.
O vertet?
ti thua se i teti ne liste nga ata qe jane futur padrejteisht qe quhet Besmir Qebini, nga Tirana, eshte renditur i 67-ti ne listen e konkurenteve, me 166 pike (13 vende me poshte se i fundit ne listen e shtesave) dhe thua se ehste ‘djegur”. e ke gabim , mbasi lexo lajmin e gazetes DITA per emerimet dhe del se Besmir Qibini (Jo Qebini) nga tepelena e jo nga Tirana nuk eshte djegur por babi ia ka gjetur mikun ne kohen e Igli Toskes e te ministrave te Pd e te ministrit te sotem dhe sot eshte emeruar shef komisariati ne Kavaje. Bjerini daulles ju, bjerini, se ata qe kane qen dhe femiejt e tyre do jene perjetesisht ne pushtet, sicv e ka thene xhaxhi ramizi me Katovicen dhe sic e kane zbatuar ushtrate e tij Saliu e Fatos, por edhe gjysh Serveti e udheheqesi i shquar i partise dhe i popullit Gramoz Ruci.
“Specialisti”
Une jam shqiptar qe nuk paragjykoj njeri, por ai qe perdor emrin “Bsnik Bregu” bene gabim, pasi nuk e njeh mire kete ish kuader dhe specialist te sprovuar ne luften kunder kriminalitetit dhe drejtimin e strukturave te policise.
T’i leme te rinjte te tregojne aftesite e talentin e tyre ne pune, boll me akuza te pa baza dhe krahinore ndaj njeri tjetrit.
Ne kete pike duhet te kete mirkuptim e jo devijim sipas ngarkesave politike.Respekt per te gjithe ata qe japin vlersime te drejta dhe pa paragjykime.
Po ai “hoolliwudiani” Ahmetaj nga behet?
mos u merrni me llafe por shikojini punen policise se punon dhe shume por fajin e ka prokuroria qe mbushin portofolat dhe i lene te lire kriminelet