Policia Kufitare dhe FNSH kanë mundur të shpëtojnë 14 pushues në grykëderdhjen e Vilunit në lagunën e Rrjollit, të cilët rrezikuan mbytjen. Sipas policisë për shpëtimin e këtyre pushuesve janë bërë tre ndërhyrje. Fillimisht janë ndihmuar 5 persona nga Shkodra e Kosova të cilët më pas janë transportuar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Po në grykën e Vilunit janë shpëtuar edhe 9 persona Çekë të cilët kishin ngelur të izoluar dhe në momentin që donin të kalonin grykëderdhjen e Vilunit, jeta e tyre u vu në rrezik. Falë ndërhyrjes së Policisë të 9 shtetasit kanë dalë në breg pa asnjë problem për jetën.
Njëkohësisht edhe në Sarandë, Policia Kufitare ka shpëtuar një pushues i cili rrezikonte mbytjen si pasojë e dallgëve të detit.
Ditën e sotme për shkak të motit të keq në det ka patur dallgë të mëdha. Një 33-vjeçar i cili po bënte xhiro me një motor uji ka humbur jetën në Gjirin e Lalëzit për shkak se ka rënë në det. Po kështu një pushuese në plazhin e Durrësit ka ndërruar jetë për shkak të problemeve me zemrën.
Po ashtu, vetëm pak minuta pas njoftimit të policisë për shpëtimin e 14 personave në grykëderdhjen e Vilunit, policia njoftoi që 7 persona të tjerë janë shpëtuar sërish në plazhin e Velipojës në të njëjtën zonë. Ata kanë rrezikuar të mbyten si pasoje e dallgëve të mëdha në det, por kanë qenë vrojtuesit e plazhit si dhe policia që kanë bërë të mundur shpëtimin e tyre, duke i nxjerrë nga uji. Ndryshimi i papritur i kushteve atmosferike, ka sjellë një det të trazuar dhe me dallgë të mëdha. Pavarësisht tyre, shumë pushues i janë drejtuar detit si çdo ditë. Madje në kullat e vrojtimit në bregdetet shqiptare janë ngritur flamujt e kuq që tregon se nuk duhet të hyhet në det, pushuesit nuk e kanë zbatuar këtë sinjal.


e.t./dita

Ka mungese sinjalistike per te gjitha keto vende ku shkojne turistet , dhe kjo vjen nga militantet injorante qe marrin rrogen qyl dhe nga babezia e drejtuesve qe e kane mendjen vetem me vjedh
Kudo shqiptareve ua kane fajin sinjalistikat….
Ata qe kane siguresat e djegura ne tru ose trurin pa sinjalistike,i ndodh fatkeqesia aksidenti si ne rruge ne det e ne ajer.
.
Ku ndodhet grykederdhja e Vilunit ne Lagunen e Rrjollit?