Përmbyset varka, shpëton mrekullisht ish-presidenti gjerman

Elena Tase

Ish-presidenti gjerman, Joachim Gauck u shpëtua dy ditë më parë pasi një varkë e vogël në  të cilën po lundronte u përmbys në ujëra të cekëta, sipas Policisë Federale Kriminale (BKA).

Sipas zëdhënësit të tij, 79-vjeçari ishte në gjendje të mirë dhe pa dëmtime, pasi varka u përmbys në ujërat e qetë të detit Balltik pranë qytetit Vustrov.

Një anije nga Shërbimi Detar Gjerman për Kërkim dhe Shpëtim (DGzRS), një organizatë që dikur Gauck ka qenë drejtuesi, nxori ish-kreun e shtetit nga uji.

“Ish-presidenti federal ishte në gjendje që të provonte personalisht gatishmërinë tonë për veprim”, thotë DGzRS-ja në një deklaratë. Sipas forcave të shpëtimit, anija u përmbys në një zonë me thellësi vetëm 90 centimetra për shkak të erës së fortë.

Gauck, një ish-pastor luteran, ishte presidenti i Gjermanisë nga viti 2012 deri në vitin 2017.

e.t./dita

 

 

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *