Me 10 anëtarë plus, konstituohet këshilli bashkiak në Fier

Elena Tase

Pas Devollit ditën e premte, sot është konstituuar Këshilli Bashkiak i Fierit më pas u betua  për mandatin e dytë Armando Subashi nga Partia Socialiste.

Këshilli i ri i Bashkisë Fier ka zhvilluar sot mbledhjen e parë të tij ku kanë marrë mandatet 51 këshilltarë, nga te cilët 48 kanë marrë mandatin nga PS, 2 anëtarë të Demokracisë Sociale dhe një këshilltar nga Partia Social Demokrate.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Bashkisë Fier është zgjedhur nëpërmjet votimit kreu i  ri i këshillit si dhe sekretarët më pas u betua Armando Subashi. Këshilli i Bashkisë nis legjislaturën e re me një shtesë të numrit të anëtarëve të këshillit me gati 10 anëtarë më shumë. Nga 41 anëtarë që kishte më parë këshilli i Bashkisë Fier sot ka 51 anëtarë.

I pranishëm në konstituim ndodhej edhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi deputet i zgjedhur në këtë qark në zgjedhjet e 2017. Mbledhja nuk është shoqëruar me debate apo incidente si në rastin e Devollit  pasi bashkia nuk ndërroi drejtim.

e.t./dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *