Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me anijen që u shkrumbua nga flakët mëngjesin e sotëm në Karaburun.
Pronari i anijes “Aqua Marine” është Edmir Mamushi.
Ndërkohë bëhet me dije se ky ishte viti i dytë që kjo anije bënte udhëtime turistike.
Kompania ‘Aqua marine’ ka sqaruar se anija e shkrumbuar nga flakët ishte me letra dhe e certifikuar nga Kapiteneria në Durrës, ndërsa në muajin Maj i është bërë remont për sigurinë.
Në orët e para të mëngjesit në Karaburun pranë plazhit të Shën Vasilit, në këtë mjet lundrues ka rënë zjarr duke u rrezikuar jeta e disa shtetasve.
Në këtë mjet lundrues ndodheshin 5 persona, të cilët nuk kanë probleme dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Si pasojë e flakëve, mjeti lundrues është djegur pothuajse plotësisht. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave dhe zbulimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
e.t./dita
