Dështon sërish seanca ndaj Klement Balilit

Elena Tase

Ka dështuar për të tretën herë seanca gjyqësore ndaj të ashtuquajturit ‘Eskobari i Ballknait’, Klement Balili. Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda shtyn për në 11 shtator seancën e radhës për të, ndërsa shkak për dështimin e seancës së tretë të Balilit është bërë mosparaqitja e Balilit dhe avokatit të tij, Theodhori Sollokau.

Në ketë gjykim Balili kundërshton dënimin me 12 vjet burg të marrë në Shkallën e Parë të Krimeve.

Klement Balili akuzohet për “Trafikim të lëndëve narkotike në bashkëpunim, “Pjesëmarrje në grupin e strukturuar kriminal”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive”, si dhe për “Pastrim parash”.

Balili u vetëdorëzua mëngjesin e 15 janarit në policinë e Tiranës, pas 2 vitesh arrati. Sipas prokurorisë, Balili dyshohet se ka qenë një nga financuesit, ndërsa autoritetet greke nxorrën përfshirjen e tij në trafikimin e një sasie prej 700 kilogramësh kanabis sativa nga Saranda drejt ishullit Zakinthos në Greqi.

e.t./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *