Nëse një biznes evidentohet tre herë radhazi nga Tatimet që nuk lëshon kuponin tatimor, atëherë përgjegjësit do të ndiqen penalisht.
Ka ende biznese që edhe me disa paralajmërime radhazi nga drejtoria e Tatimeve, vijojnë të mos lëshojnë kuponin tatimor. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj tha sot gjatë inspektimeve në Tirnë në kuadër të aksioni anti-informalitet, se në rastin e konstatimit të shkeljeve për herë të tretë të kuponit tatimore, përgjegjësit do të ndiqen penalisht nga organet kompetente të drejtësisë.
“Është e rëndësishme të kuptohet se duhet të pritet kupon tatimor edhe në hyrje të lokaleve të natës për të shmangur penalizimet drastike. E kërkojmë këtë pasi nuk do të donim të ishim as në pozitat e vendosjes së shiritave dhe as të ndjekjes penale”, tha ministrja Denaj.
Edhe zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ervin Hoxha, tha se gjatë kontrolleve të ushtruara janë konstatuar lokale me xhiro të lartë, që kanë shmangur detyrimin për të prerë kupon tatimor.
“Kemi vënë re tendenca për mosdeklarim dhe mos përmirësim të xhiros nga këto subjekte, që janë me risk të lartë. Ju bëjmë thirrje që të vetëpërmirësohen dhe vetëdeklarohen sepse kontrollet do të vazhdojnë në mënyrë që të përmirësojmë këtë situatë”, tha Hoxha.
Gjithashtu, një aspekt i rëndësishëm në luftën kundër informalitetit është edhe ndryshimi i ligjit të Procedurave Tatimore, si pjesë e paketës “Moneyval”, për të cilin Denaj kërkoi bashkëpunim e tatimpaguesve për zbatimin e plotë të tij.
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë i bëri apel tatimpaguesve të regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit dhe Administratës Tatimore të hapin llogari bankare të biznesit të tyre, jo më vonë se 90 (nëntëdhjetë) ditë nga hyrja në fuqi e këtij ligji (data 26.07.2019) dhe ta deklarojnë atë në administratën tatimore. Ndërsa, tatimpaguesit e regjistruar rishtas janë të detyruar të hapin llogarinë bankare të biznesit/organizatës, jo më vonë se 20 (njëzet) ditë kalendarike nga e nesërmja e regjistrimit në QKB/Administratën Tatimore dhe ta deklarojnë atë në organet tatimore.
“Ju lutemi tatimpaguesve të hapin llogaritë bankare, të regjistrojnë biznesin sipas procedurave ligjore. Nëse respektojmë rregullat, respektojmë ligjet shqiptare, atëherë do të kemi më pak inspektime, një marrëdhënie korrekte dhe garantim të konkurrencës së ndershme në treg”, tha ministrja Denaj.
e.t./dita

Asnje qindarke ketyre hajduteve. Taksat keta i kane per ata qe nuk kane te hane buke. Ka paguar Edi Rama ndonje qindarke shtetit Shqiptar per milionat qe ka degdisur ne Karaibe? As edhe nje. Mos paguani asgje, ashtu si nuk paguajne ata qe ju thone te paguani.
E vertete Gent…jane hajdute…u falen miliona euro kompanive te medha me ligj (tatimin e dividentit) ngelen duke u bere pressione fukarenjve per kupon 50 lekesh tatimor…plehra…plehra plehra qeveritar…
Taksat duhen paguar nje me nje se te gjitha likuidohen nga konsumatori , dhe bizneset vecse vjedhin qytetaret.
Ktheni taksen e biznesit te madh 15% as sa e ka biznesi i vogel. Ktheni vendimin qe ju falni dhe detyrimet e prapambetura biznesit te madh, duke i shkurtuar shtetit qindra milione nga buxheti, futini ata ne burg, pastaj merruni me biznesin e vogel.
Plera
Ka Rene llogaria Bahamas e olsi rames, o burra ulni breket, partia juaj Po ju ngul hurin, jini te gezuar.
Po milionat e Becchettit kush do ti paguaje, kriekaqoli?
C’kuptim ka te mbledhesh dy taksa kur hajdutet ne qeveri te vjedhin qindra milione euro me apo pa Pu Pu Pu.
Formalizoni punonjesit e tatimeve i licensoni qe te mos kryejne aktivitet te paligjshem duke mbajtur dokumentat e bizneseve,Ne pune jane rrogen e marin, presion bizneseve u bejne, u marin rryshfete, u marin dhe tarifat te majme per mbajtjen e dokumentacioneve privatishte dhe qenkeni te shqetsuqr ne u pre nje kupon tatimor apo jo nga ndonje biznes.Te japi ultimatum nje hajdut se nuk pret nje kupon eshte e papranushme.