Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për ankimimin në KPA të vendimit të konfirmimit në detyrë të kryeprokurorit të Kavajës, Artan Madani.
Prokurori Madani u konfirmua në detyrë nga KPK më 1 korrik.
Komisionerët Publikë, pasi të njoftohen me shkrim për vendimin nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, do ta shqyrtojnë atë krahas rekomandimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.
Sipas ligjit, Komisionerët Publikë, brenda 15 ditëve nga data e njoftimit të vendimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, kanë të drejtë të paraqesin ankim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
j.l./ dita

Nuk e shikoni qe KPK jane te gjithe kriminele qe mbrojne kriminelet?
Cfare presin shqipot nga Vettingu kur Vettingun e bejne vete kriminele dhe bastarde qe e quajne veten KPK?
Edhe une , u cudita kur pashe kete fare burri Tropoje , te kalonte vetingun ! I gjithe taborri i te birit te Vuk Karaxhicit nga Vicidoli eshte kompromentuar e zhytur aq thelle ne krime , sa nuk ka asnje shans qe te shpetojne !
Ketij vetingut i doli boja fare.Jane konfirmuar kriminele se kane patur para,e jane shkarkuar gjykates e prokurore te ndershem.Nese vazhdon keshtu drejtesia mori fund. Duhet urgjentisht nje komision nderkombetar kompetent te beje verifikimin e te gjithe procesit te vetingut dhe te vihet dinjiteti i atyre qe e neritojne ne vend.Kush e meriton te rikthehet,kush ka vjedhur,jo vetem te largohet por edhe te ndeshkohet.