Arjeta Dhima është ventrilokuistja e parë shqiptare, e cila mbrëmjen e djeshme ka performuar për publikun amerikan. Ajo ndodhet në konferencën e ventrilokuistëve në Vent Hanen Kentucky të SHBA-së, ku ndodhen pjesëmarrës nga e gjithë bota.
Ventrilokuizmi është arti i të folurit me anë të gjuhës dhe pa e hapur gojën apo lëvizur fytyrën, gjë që artistët e këtij lloji e bëjnë prapa një personazhi apo figure, në mënyrë që të japë përshtypjen sikur është duke folur.
Me një teknikë të shkëlqyer, Arjeta ia ka dalë që të japë një performancë fantastike në gjuhën angleze.
“Për herë të parë, personazhet e dashur për publikun shqiptar, Xha Teli & Sindi, kanë dalë para një publiku mjeshtrash. Kjo performancë është pritur mirë nga të gjithë dhe Arjeta është duartrokitur pafund nga publiku që ndodhej në sallë.
Është konferenca e vetme e ventrilokuistëve të të gjithë botës, e cila zhvillohet çdo vit në Kentucky, USA. Pjesëmarrja është fantastike, sepse mëson nga profesionistët me nga 45 vite karrierë në ventrilokuizëm.
Ishte fat që unë dhe kukullat e mia të dashura Sindi dhe Xha Teli të ishim pjesë e një eventi të tillë”, është shprehur Arjeta.

j.l./ dita

Une kam nji mbes timen qe kur ishte 4-5 vjece na vendosi ne karriga para divanit dhe mbesa mbas divanit kishte disa kuklla dhe kafshe me te cilat luante cdo dite dhe filloje te na jipte teater pa ia pas haberin artit as teatrit.Improvizonte zerin simbas kukullave dhe kafsheve duke na i prezantue siper mbi mbeshtetesen e divanit fliste simbas kafsheve dialogonte origjinal si te ishte nji teater i vertet po me kukulla.Paraqiste kenaqesit dhe pakenaqesit e tyre dhe ne fund i permblidhte me zgjidhje mirekuptimit duke ngelure te gjithe kukullat e kenaqeshme bashke me ne qe ndiqnim improvizimet e lojes teatrale te voglshes 4 – 5 vjece.
Befason SHBA ???!!!!!!…. lol