Shqipëria duhet me patjetër që krizën e financave të veta ta kthejë në oportunitet për ta kapërcyer dhe dalë më e fortë prej saj. Kështu deklaroi kryeministri i vendit Edi Rama në mbledhjen e parë të Këshillit Kombëtar Ekonomik, prej të cilit tha do të dalin konkluzionet dhe masat e duhura për përballimin e krizës.
“Falënderoj për praninë përfaqësues të misioneve ndërkombëtare me të cilët po punojmë ngushtësisht. Si dhe një gurp përfaqësuesisht të sipërmarrjes shqipoatre rë zgejdhur mes taksapaguesve më të mëdhenj më korrektë në këtë vend.Kjo është tryeza e Këshillit Ekonomik Kombëtar. Ky është fillimi i një kuvendimi për të cilin unë jam shpresëplotë. Sot askush nuk mund ta drejtojë dot botën vetëm, as ekonomistët, as politikanët, as akademikët, as shkencëtarët, pro gjithmonë e më shumë shtrohet nevoja për bashkëpunim dhe bashkërendim. E rëndësishme është të ketë shumëllojshmëri përspektivash. Një tryezë e tillë, është një prej shumë tryezash prej nga ku duhet të drejtohet Shqipëria, dhe jo thjesht ekonomia dhe financat” u shpreh Rama.
Ndërkaq Kryeministri paraqiti para të pranishmëve një draft, për të cilin tha se pret sugjerime, për ta çuar më pas këtë Këshill drejt institucionalizimit si një strukturë që nuk varet nga humoret e qeverisë, apo nga dëshira dhe mosdëshira e kryeministrit dhe ministrave për tu mbledhur ose jo.
“Do gjeni edhe një draft që pret sugjerimet tuaja në ditët në vijim për tu kthyer në një vendim për qeverinë e Shqipërisë që institucionalizon Këshillin Ekonomik Kombëtar që nuk varet nga humoret e qeverisë, Kryeministrit apo Ministrave përkatës për tu mbledhur apo jo, por që kthehet në një strukturë konsultative. Çdo tre muaj ne do sjellim këtu temat e nxehta me synimin që të diskutojmë për aspektet strategjike të zhvillimit të politikave ekonomike dhe financiare. Ndërkohë që çdo muaj Këshilli do të mblidhet pa praninë e ekspertëve të huaj dhe të meje, por praninë e Ministrit të Financave dhe Ekonomisë” tha ai.
Ndërsa Ministri i Zhvillimit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj, vlerësoi shumllojshmërinë e prespektivave të përfaqësuara nga botë të ndryshme edhe pse të lidhura me njëra-tjetrën, për të sygjeruar propozimet për funksionimin e Këshillit.
Të pranishëm në mbledhje ishin edhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, përfaqësues të dhomave të ndryshme të ekonomisë, Dhoma Shqiptare e Tregtisë, Biznes Albania, si dhe ekspertë ndërkombëtarë të ekonomisë.

Në radhë té parê ky këshill duhet të prodhojë ide,ide,ide për zhvillimin ekonomik! Ky duhet të jetë funksioni kryesor. Po të kesh zhvillim ekonomik edhe borxhet i lan , edhe pagat e pensionet i rrit,edhe vendi eksporton etj.etj. Në fund të fundit shqiptaret dhe çdo popull tjeter e matin qeverine vetëm me një gjé: “me atë sesa fusin në xhep”? Po futën më shumë se në qeverinë paraardhëse e mbajnë, po futën më pak “ja futin ” dhe qeverisë. Kush nuk ka nxjerë mësime nga kjo filozofi grin sallatë kot dhe vetëvritet!?
VR!!! Në radhë té parê ky këshill duhet të prodhojë ide,ide,ide për zhvillimin ekonomik! Ky duhet të jetë funksioni kryesor. Po të kesh zhvillim ekonomik edhe borxhet i lan , edhe pagat e pensionet i rrit,edhe vendi eksporton etj.etj. Në fund të fundit shqiptaret dhe çdo popull tjeter e matin qeverine vetëm me një gjé: “me atë sesa fusin në xhep”? Po futën më shumë se në qeverinë paraardhëse e mbajnë, po futën më pak “ja futin ” dhe qeverisë. Kush nuk ka nxjerë mësime nga kjo filozofi grin sallatë kot dhe vetëvritet!?
Edi kerkon te beje Keshill Kombetar Ekonomik dhe te dalae nga kriza Financiare ku e futi qeveria Berisha-Bode-Fullani dhe perseri ul ne tavoline fatkeqesine Kombetare Guvernatorin Ardian Jani Fullani.