FBI-ja po heton zërat se kreu i një programi për shkëmbime kulturore të qeverisë ruse me seli në Uashington është agjent sekret.
Një artikull në revistën Mother Jones thotë se Yury Zaytsev i Qendrës Ruse për Shkencë dhe Kulturë është përpjekur të shfrytëzojë amerikanët që vizitojnë Moskën për grumbullimin e informatave sekrete.
FBI-ja nuk ka bërë komente për hetimet që po zhvillohen.
Por një zëdhënës i ambasadës ruse në Uashington i hodhi poshtë akuzat. Ai tha për gazetën The Washington Post se akuzat të kujtojnë Luftën e Ftohtë dhe synojnë të shtrembërojnë dhe njollosin emrin e qendrës kulturore.

Spiunazhi ka qënë ,është e do të jetë!? Përderisa ka shtete, grupime ekonomike,politike,ushtarake me interesa të kundërta gjithnjë do të ekzistojnë përplasjet ndërmjet tyre. Dhe për të mos u zënë në befasi nga planet e palës kundershtare ,çdo palë do të tentojë qé nëpërmjet spiunazhit të marë vesh në kohë planet e palës tjetër dhe përparimet që ajo bën në struktura,teknologji,industri,bioteknikë etj.etj. Një botë pa spiunazh e pa spiunë as që mund ta mendoj!