Negociatat, Hahn: Keni probleme, ne bëmë një rekomandim por…

Elena Tase

Komisioneri për Zgjerimin në BE, Johannes Hahn në një intervistë për mediet austriake ka folur për çështjen e negociatave, shanset që ka Shqipëria, ndërsa ka komentuar edhe debatin për drejtësinë e re në Shqipëri.

Ai tha se është e padrejtë që të hedhësh akuza se është jashtë funksionit Gjykata Kushtetuese, pasi kjo sipas tij tregon se drejtësia e re ka dhënë rezultate.

“Shqipëria ka bërë përparim të mirë këtu. Të akuzosh për shembull se nuk po punon Gjykata Kushtetuese është e padrejtë, sepse kjo tregon vetëm sesa e suksesshme ka qenë puna e komisionit të ngritur për të larguar prokurorët dhe gjykatësit e korruptuar nga sistemi” tha ai.

Por sa shanse ka Shqipëria që të marrë dritën jeshile për hapjen e negociatave pas krizës politike që ka mbërthyer vendin?

 “Për Shqipërinë për fat të keq, problemet janë tani në plan të parë, të tilla si bojkoti i opozitës, qeveria ka vështirësi në mbajtjen e një dialogu, por edhe debati me Presidentin.

Ne kemi bërë një rekomandim, por vendet anëtare të BE-së vlerësojnë gjithashtu situatën e përgjithshme politike në shtet” tha ai.

Vendimi për Shqipërinë dhe Maqedoninë do të merret në tetor.

e.t./dita

Share This Article
3 Comments
  • Pjesa me e rendesishme e kesaj interviste ,per mendimin tim ,ishte ceshtja e reformes ne drejtesi qe per mua do te jete motori i shoqerise se ardhme shqiptare ….sa per dijeni gazetes Dita

  • Mendoi se tani priten rezultatet e SPAK-ut .Ne se SPAKU dhe ne pergjithsi drejtesia to te hidhet ne veprim nen shembullin e Singaporit, athere me siguri qe Negociatat do te hapen per shqiperin.
    Ne se Drejtesia e re do ti zvarris problemet sice i zvarritem gjan ngritjes se strukturavbe athere ase te mo menmdohet se do te kemi negociata.
    Sa u perket problemev te Opozites dhe te Presidentit keto jenm ceshtje dytsore madje me pak te rendesishme pasi opozita i dha vetes se vete dy goditje vdekjepurse .
    Tani keto dy goditje vdekjeprurese nuk mun kurre te godase edhe Pozite,!
    Keshtu qe keto dy precedente te opozites nuk duhet lejuar qe te kthehen ne ritual periodike .!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *