Ndonëse në pikun e stinës së verës, duket se kjo e sotmja do të jetë një ditë e ngjeshur për sa i përket zhvillimeve politike.
Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar një konferencë për shtyp në orën 11.00, ku pritet të diskutohen një sërë çështjesh të rëndësishme, që nga Teatri e deri te ato që lidhen me para dhe pas 30 qershorit.
Një vend të rëndësishëm në këtë komunikim pritet të ketë edhe për shkarkimin e Metës dhe ngritjen e institucioneve të reja të Drejtësisë.
Ndërkohë, presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta do të dalë sot në një konferencë shtypi në orën 12:00.
Fokusi i konferencës nuk dihet ende, por situata politike dhe komentet e Presidentit për krizën duket se nuk do të mungojnë.
e.t./dita

Keta jane bere si Dumb Dumber!